v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-18 09:48:12    
Kina shprehu preokupim tė madh pėr shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės

cri
Korrespondentėt e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftuan se lidhur me shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės Liu Jianchao tha mė 18 shkurt se Kina preokupohet seriozisht pėr kėtė.

Liu Jianchao u shpreh se zgjidhja e problemit tė Kosovės ka tė bėjė me paqen e stabilitetin e rajonit tė Ballkanit, kriterin bazė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare si dhe autoritetin e rolin e Kėshillit tė Sigurimit. Kina ka qenė e mendimit se rruga mė e mirė pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės ėshtė arritja e njė projekti tė pranuar nga tė dyja palėt serbe dhe kosovare, nė bazė tė bisedimeve.

Liu Jianchao u shpreh se veprimi i njėanshėm i palės kosovare ka mundėsi tė shkaktojė njė sėrė pasojash, qė do tė ushtrojnė ndikim tė rėndė negativ mbi paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe mbi realizimin e njė shoqėrie shumėkombėshe nė Kosovė. Pėr kėtė pala kineze shpreh shqetėsim tė madh.

Liu Jianchao u shpreh se Kina u bėn thirrje palėve serbe e kosovare tė vazhdojnė tė kėrkojnė rrugėzgjidhjen e dhuhur nėpėrmjet bisedimeve dhe brenda kornizės sė normave ndėrkombėtare, qė tė mbrojnė sė bashku sigurinė e stabilitetin e Ballkanit. Pėr kėtė, komuniteti ndėrkombėtar duhet tė krijojė aktivisht kushtet pėrkatėse. (Wang Lei)