Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se mė 13 shkurt, ministri i Jashtėm i Rusisė Sergei Lavrov u shpreh nė Slloveni se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė mėnyrė tė njėanshme ėshtė njė gabim, kurse pėrkrahja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė veprim qė shkel rezolutėn e OKB-sė dhe ligjin ndėrkombėtar.
Po mė 13 shkurt, Lavrovi u takua me ministrin e Jashtėm tė Sllovenisė - vendit kryetar tė radhės tė Bashkimit Evropian Dimitrij Rupel, komisionerin e Bashkimit Evropian pėr marrėdhėniet e jashtme Ferrero Valdner dhe pėrfaqėsuesin e lartė tė Bashkimit Evropian pėr politikat e jashtme dhe tė sigurimit Havier Solana dhe shkėmbeu mendime me ta pėr problemin e Kosovės.
Pas takimit, Lavrovi u shpreh se midis Rusisė dhe Bashkimit Evropian ekzistojnė ende mosmarrėveshje nė problemin e Kosovės, por ai shpreson se partnerėt e Bashkimit Evropian do tė veprojnė sipas rezolutės sė OKB-sė dhe ligjit ndėrkombėtar. (Fani)
|