v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-26 20:10:25    
Topalli dhe xhudo shqiptare, kandidatė pėr Olimpiadėn 2008

cri

Shqipėria shpreson tė pėrfaqėsohet nė Lojėrat Olimpike "Pekin 2008" edhe me sportin e xhudos. Edmond Topalli, i akademisė "Judo Kodokan" me qendėr nė Vaun e Dejės ka fituar bursėn olimpike dhe ėshtė kandidat pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin madhor qė do tė zhvillohet nė Kinė. Sportisti ėshtė fare pranė arritjes sė koeficientit tė pikėve pėr tė siguruar pjesėmarrjen nė Olimpiadė, ndėrkohė qė nė 6-mujorin e parė tė vitit 2008 ai do tė jetė i impenjuar edhe nė disa aktivitete kombėtare dhe ndėrkombėtare si Superkupa e Gjermanisė nė shkurt, pėr t'u spostuar pas njė muaji nė Kampionatin Evropian nė Spanjė, por edhe Kampionati Botėror, qė do tė mbahet nė Portugali nė muajin prill. Rreth pjesėmarrjes nė kėto aktivitete, Topalli ka premtuar se do tė japė maksimumin: "Shpresojmė qė nė evenimentet e vitit 2008 tė jemi mė tė suksesshėm se nė vitin 2007". Nė fakt, nė vitin qė po lėmė pas xhudo shqiptare regjistroi disa arritje tė rėndėsishme, ku u pėrfaqėsua nė disa aktivitete ndėrkombėtare, duke treguar se nė vendin tonė ky sport ka kaluar nė njė stad tjetėr: nė turneun e Toskanės janė marrė njė medalje argjendi dhe njė medalje bronzi, ndėrkohė qė Shqipėria ėshtė pėrfaqėsuar edhe nė Kupėn e Botės nė Romė, Kampionatin Evropian nė Beograd, turneun e Italisė dhe tė Nikshiqit.

( "Shqip", 26. 12. 2007)