v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-24 19:43:53    
Qeveria kineze ka shtuar pėrkrahjen financiare ndaj ndėrmarrjeve tė mesme dhe tė vogla

cri
Si pasojė e rėnies sė ekonomisė ndėrkombėtare, shumė ndėrmarrje tė mesme dhe tė vogla kineze kanė pėsuar ndikime tė rėnda gjatė zhvillimit tė tyre. Ndėrkohė, kėto ndėrmarrje kanė vėshtirėsi shumė tė mėdha edhe nė financimin e nė marrjen e kredive. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, qeveria kineze ka marrė masa pozitive, duke shtuar pėrkrahjen financiare ndaj kėtyre ndėrmarrjeve.

Nė shtator tė kėtij viti, Banka Popullore e Kinės, banka qendrore kineze, lejoi institucionet e ndryshme financiare tė sektorit bankar tė shtojnė pėrmasėn e dhėnies sė kredive prej 10 % dhe njė pjesė prej tyre pėrdoret pėr pėrkrahjen ndaj ndėrmarrjeve tė mesme dhe tė vogla.

Nė provincėn Zhejiang, ku ka shumė ndėrmarrje tė tilla, nė tetor tė kėtij viti bankat tregtare bėnė njė eksperiment nė dhėnien e kredive ndėrmarrjeve tė mesme dhe tė vogla, duke emetuar 700 milionė juanė letrash me vlerė, si kredi pėr kėto ndėrmarrje.

Krahas kėtyre, me nxitjen e sektorėve pėrkatės, njė pjesė ndėrmarrjesh tė mesme dhe tė vogla kanė grumbulluar kapitale nėpėrmjet emetimit tė obligacioneve financiare me afat tė shkurtėr nė tregun bankar tė obligacioneve.

Sipas tė dhėnave statistikore, politikat pėrkatėse kanė arritur efikasitet. Deri nė fund tė gushtit tė kėtij viti, tė gjitha institucionet financiare bankare dhanė 11.4 trilionė juanė kredi ndaj ndėrmarrjeve tė mesme dhe tė vogla, shifėr kjo qė u shtua 12.5% nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. (Wang Lei) (Artan)