v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-30 20:08:59    
Hu Jintao zhvilloi bisedime me presidentin e Turkmenistanit

cri

Sipas njoftimeve tė Radios sė Jashtme tė Kinės, pas pėrfundimit me sukses tė plotė tė vizitave shtetėrore nė Korenė e Jugut, nė Taxhikistan dhe nė Turkmenistan, dhe pas pjesėmarrjes sė tij nė mbledhjen e 8-tė tė Kėshillit tė presidentėve tė vendeve anėtare tė Organizatės sė Bashkėpunimit tė Shangait, mė 30 gusht kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao u kthye nė Pekin. Para se tė kthehej nė Pekin, mė 29 gusht Hu Jintao zhvilloi bisedime pėrkatėsisht me presidentin e Turkmenistanit Berdymukhamedov dhe me kryetaren e Asamblesė Kombėtare tė Turkmenistanit, Akja Nurberdyjeva.

Gjatė bisedimeve me Berdymukhamedovin, Hu Jintao tha se zhvillimi i marrėdhėnieve miqėsore tė barabarta tė besimit dhe tė pėrfitimeve tė pėrbashkėta me leverdi reciproke midis Kinės dhe Turkmenistanit ėshtė kurs i vendosur i qeverisė kineze.

Berdymukhamedovi tha se Turkmenstani dėshiron tė vazhdojė me palėn kineze bashkėpunimin midis dy vendeve nė fushat politike, ekonomiko-tregtare, humanitare dhe nė fusha tė tjera pėr tė shtuar pandėrprerė vitalite tė reja pėr zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve.

Gjatė bisedimeve me Nurberdyjavanė, Hu Jintao tha se ekonomia kineze dhe ekonomia e Turkmenistanit kanė plotėsi tė fortė reciproke dhe vitaliteti i bashkėpunimit midis dy vendeve ėshtė shumė i madh.

Nurberdyjeva tha se parlamenti i Turkmenistanit pėrkrah me vendosmėri zhvillimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit miqėsor midis dy vendeve. (Sihai)