v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-10 21:15:38    
"Edhe zhvillimi i Olimpiadės nė Pekin, ėshtė pėr mua i njė rėndėsie tė veēantė"

cri

Mė 8 gusht paradite, kryeministri i Shqipėrisė Sari Berisha dha njė intervistė tė posaēme pėr gazetaren e radios sonė Verėn. Mė poshtė ėshtė pėrmbajtja e kėsaj interviste:




Kėto lojėra parashikohen tė jenė nė madhėshtinė e vendit qė i organizon. Njė vend me njė tė shkuar tė madhe, tė sotme dhe tė ardhme tė madhe. Jam i sigurt qė kėto i meritoni dhe i them me gjithė zemėr.

Ju e dini qė unė vij kėtu pėr herė tė tretė. Dhe unė i ndjek me shumė vėmendje zhvillimet nė vendin tuaj tė madh. Kina po pėrfaqėson sot eksperimentin mė tė madh tė ndryshimit nė botė dhe nė kėtė kontekst gjej gjithmonė ndryshime befasuese nė ēdo udhėtim timin. Unė bėra njė udhėtim tė shkurtėr pėr nė hotelin e afėr. Pashė ndryshime tė jashtėzakonshme. Por dua tė theksoj njė moment shumė tė rėndėsishėm. Adhurova dhe pėrpjekjen e urbanistėve tė Pekinit pėr tė ruajtur hapėsirėn e gjelbėr. Ndėrtime ultramoderne, grataēela tė shumta, por edhe hapėsira e gjelbėr, jetike pėr qytetarėt, m'u duk e ruajtur dhe e fuqishme.

Shumė tė kėnaqur jemi. Nesėr unė do tė vizitoj fshatin e tyre olimpik, sepse ata mė folėn me superlativat mė tė mėdha pėr fshatin dhe ishin shumė tė kėnaqur me ēdo gjė.

Mikpritja kineze ėshtė e pėrsosur, por mendoj se po nė kėtė lartėsi janė tė gjitha terrenet, i gjithė organizimi, i gjithė trajtimi, pra ēdo gjė tani ecėn me njė pėrsosmėri tė vėrtetė.

Nė kėtė edicion tė lojėrave olimpike unė kam kėnaqėsi qė ne marrim pjesė me njė delegacion tė vogėl, prej 11 sportistėsh, por ėshtė mė i madhi qė shqiptarėt kanė pasur ndonjėherė nė njė olimpiadė. Janė sportistė me veti tė shquara, nė mundje, nė ngritje peshash, nė qitje etj. Unė shpresoj se ata do tė sjellin nė Shqipėri medaljet qė meritojnė, ndonėse garat kėtu janė shumė tė forta. Por edhe ata janė shumė tė pėrgatitur.

Urimi im ėshtė "Suksese sa mė tė mėdha nė kėtė olimpiadė", dhe ky ėshtė urimi i tė gjithė shqiptarėve.

I pėrshėndes, i falėnderoj pėrzemėrsisht pėr vėmendjen qė kushtojnė dhe tė urojmė sė bashku qė pėrfaqėsuesit tanė tė plotėsojnė dėshirat tona.

Unė mund tė pohoj qė shqiptarėt janė njė komb shumė sportdashės. Kryeministri i tyre ėshtė njė ndėr sportdashėsit e atij vendi, qė ndjek me shumė kėnaqėsi futbollin, atletikėn ... Unė jam tifoz nė njė mėnyrė tė veēantė, i atyre qė luajnė mė mirė, ēka do tė thotė se tifozllėku im brenda lojės ndryshon gjatė gjithė kohės sipas skuadrės qė dominon.

Ajo ishte njė ndeshje e madhe shumė, nė tė cilėn Greqia erdhi si mbretėreshė nė Tiranė dhe u largua si princeshė, humbi kurorėn, la kurorėn nė Tiranė.

Sigurisht ka shumė sportistė qė unė vlerėsoj. Kemi njė boksier, Qaton, i cili ėshtė kampion Evrope dhe nėnkampion bote. Por kam simpati pėr tė gjithė sportistėt qė performojnė lart. Mė mahnit dhe mė tėrheq shumė performanca e tyre, ėshtė rezultante e njė kompleksi rrethanash qė i ēojnė ata tė arrijnė nė saktėsi, nė performancė tė lartė. Po kėshtu unė vlerėsoj shumė edhe mundėsit, peshėngritėsit, qitėsit shqiptarė, qė po bėjnė njė emėr evropian e botėror. E vėrteta ėshtė qė Shqipėria ka futbollistė shumė tė mirė, dhe nė momente tė caktuara ata i kanė dhėnė pubikut shqiptar e evropian ndeshje shumė dinjitoze.

Edhe unė e pėlqej shumė e i uroj suksese nė kėtė olimpiadė, tė na kthehet me medalje, me faqe tė bardhė.

Prania nė njė ēast tė tillė ėshtė njė moment shumė solemn i jetės sime. Olimpiada, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ėshtė simbol paqeje e mirėkuptimi. Por dua tė them se edhe zhvillimi i Olimpiadės nė Pekin, ėshtė pėr mua i njė rėndėsie tė veēantė.

Ishte pėr mua njė kėnaqėsi e madhe tė shprehja falėnderimin dhe tė garantoja autoritetet kineze se unė jam i vendosur tė punoj pėr t'i vendosur marrėdhėniet tona miqėsore nė njė bazė tė re. Tė dy vendet tona kanė hyrė nė procese transformimesh tė mėdha. Ndaj edhe kam shumė kėnaqėsi qė nesėr do tė takoj kryeministrin kinez. Do ta ftoj qė tė vizitojė Shqipėrinė. Kjo ėshtė hera e tretė qė unė vij nė Kinė. Kemi pasur vizitorė tė lartė, mysafirė shumė tė lartė nga Kina. Ajo qė mė pėlqen shumė tani ėshtė se po rritet gjithnjė e mė shumė interesi i kompanive kineze pėr Shqipėrinė. Unė do tė punoj pa u lodhur qė marrėdhėniet tona, nė njė bazė tė re, tė njohin zhvillime tė mėdha e tė reja.

Unė mendoj se Kina e Shqipėria po ecin me shpejtėsi nė rrugėn e zhvillimit ekonomik dhe se tė dy vendet kanė njė hapėsirė shumė tė madhe dhe tė gjerė bashkėpunimi. Unė ndjek me shumė interes tė gjitha zhvillimet nė Kinė. Kam qenė kėtu nė vitin 2004. Kina ka zhvilluar edhe zgjedhje lokale. Unė jam i bindur qė ky vend do tė ecė gjithnjė e mė shumė drejt zgjerimit tė lirive, krahas lirive ekonomike, lirive politike dhe lirive tė tjera. Pra unė shoh se Kina ka njė tė ardhme tė shkėlqyer, tė madhe dhe Shqipėria ka njė mik tė ēmuar.

Sigurisht tė dy palėt sė pari mund tė pėrdorin potencialet e mėdha qė ka njėra dhe tjetra. Kina ėshtė njė vend i madh, njė treg i madh, nė tė cilin investitorėt shqiptarė mund tė gjejnė potenciale shumė tė mėdha. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por e vendosur nė njė treg shumė tė madh siē ėshtė tregu evropian, nė tė cilin investitorėt kinezė mund tė prodhojnė e tė shesin nė mbarė Evropėn.

Sė dyti, mund tė pėrfitojmė nga eksperienca e njėri-tjetrit nė reformat ekonomike. Sė treti, Shqipėria ka njė qėndrim tė qartė tė politikės sė njė Kine dhe nuk lėviz nga ky qėndrim. Ne ndjekim me shumė respekt qėndrimet paqėsore tė Kinės pėr zgjidhjen e problemit. Vėrtet sistemet nuk janė tė njėjta, por gjykoj se sistemi kinez ėshtė nė evolucion e sipėr. Ky ėshtė besimi im.