v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-09 01:18:50    
Fidell Ylli foli pėr ceremoninė hapjes tė Olimpiadės sė Pekinit

cri




Gazetarja e RJK-sė: Sapo morėt pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. A mund tė flisni diēka pėr ndjenjėn tuaj qė morėt pjesė nė atė ceremoni?

Fidel Ylli: Unė si shef i delegacionit shqiptar kam qenė nė tre Lojėra, nė ato tė Sidneit nė vitin 2000, nė ato tė Athinės nė 2004 dhe tani si shef i misionit shqiptar pėr Lojėrat Olimpike Pekin 2008. Mund tė them qė pritej kjo supremaci e Kinės nė organizimin e kėtyre lojėrave, njė hegjemoni mjaft e madhe nė tė gjitha gjėrat, jo vetėm nė vullnetarė, jo vetėm nė respektin qė u bėhet olimpistėve, jo vetėm nė fshatin olimpik, qė ėshtė njė fshat qė nuk ka qenė nė asnjė nga kėto lojėra qė unė pėrmenda mė lart, por nė gjithēka mund tė them qė ėshtė nė perfeksion. Sidomos me kėtė mbyllje madhėshtore qė Kina i bėri hapjes sė Lojėrave Olimpike, me njė spektakėl fantastik dhe me atė mbyllje fantastike me ndezjen e flakės olimpike, qė ishte njė domethėnie shumė e madhe. Ishte njė njeri qė vraponte dhe qė u jepte imazhin njerėzve qė duhet tė merren mė tepėr me sport, se sporti zbut shpirtrat e njerėzve, sporti ėshtė pėrcjellės i paqes, sporti ndėrron cilėsinė e jetės. Ishte njė mesazh mjaft kuptimplotė, njė mesazh shumė i bukur, qė jo vetėm delegacionit shqiptar, por tė gjitha delegacioneve qė ne kishim aty rrotull u bėri shumė pėrshtypje. Dhe e kishin vlerėsuar edhe kryetarė shtetesh si Xhorxh Bushi, kryeministri shqiptar dhe shumė kryetarė tė tjerė shtetesh kėtė eveniment qė bėhej sot nė Kinė. Unė dua tė falėnderoj qeverinė kineze, dua tė falėnderoj komitetin organizator, ata qė ideuan njė spektakėl tė tillė. Nė njė fjalim tė mbajtur nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, zoti Zhak Rog, ai ka shprehur qė 50 % e suksesit tė Lojėrave Olimpike ėshtė ceremonia e hapjes. Unė mund tė them se jo 50 %, por mė shumė se 50 %, sot Kina tregoi se do tė jenė lojėrat model dhe tani nuk ngel gjė tjetėr, veēse ėshtė nė dorėn e sportistėve qė tė ketė "fair play", qė tė ketė njė organizim mė tė mirė dhe secili tė meritojė atė qė i takon.

Gazetarja e RJK-sė: Shumė faleminderit dhe ju urojmė tė arrini suksese nė Lojėrat Olimpike!

Fidel Ylli: Faleminderit dhe ju pėr intervistėn.