v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-09 08:50:11    
Hu Jintao hėngri mėngjes me ish-kryeministrat e Japonisė

cri

Mė 8 maj, kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao hėngri njė mėngjes nė hotelin ku po qėndron me ish-kryeministrat e Japonisė Yasuhiro Nagasone, Toshiki Kaifu, Yoshiro Mori dhe Shinzo Abe. Hu Jintao zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė e miqėsore me ta.

Hu Jintao vuri nė dukje se pėr Kinėn dhe Japoninė, marrėdhėniet ndėrmjet tyre janė njė nga marrėdhėniet mė tė rėndėsishme dypalėshe. Tani, ėshtė zhvilluar thellėsisht globalizimi ekonomik dhe ėshtė shpejtuar integrimi i Azisė. Kina dhe Japonia janė vende tė rėndėsishme nė rajon dhe nė botė, janė shtuar problemet dhe pėrgjegjėsitė e pėrbashkėta qė ndodhen para tyre. Marrėdhėniet e tė dyja vendeve e kanė kaluar sferėn dy palėshe dhe kanė ndikime gjithnjė e mė tė mėdha rajonale e botėrore. Pala kineze dėshiron tė bėjė pėrpjekje sė bashku me palėn japoneze qė tė shtojnė besimin reciprok strategjik, tė thellojnė bashkėpunimin me leverdi reciproke, tė zgjerojnė shkėmbimet kulturore dhe tė nxitin rimėkėmbjen e Azisė, pėr tė pėrballuar sfidat botėrore dhe ēuar pėrpara marrėdhėniet strategjike tė leverdisė reciproke ndėrmjet Kinės dhe Japonisė.

Nagasone Yasuhiro u shpreh se dokumenti i 4-t politik ndėrmjet Kinės dhe Japonisė ėshtė njė dokument programatik qė do tė drejtojė zhvillimin e marrėdhėnieve dypalėshe, ai ka njė rėndėsi tė madhe historike.

Toshiki Kaifu u shpreh se shkėmbimet e mendimeve nė mėnyrė tė hapur ndėrmjet dy vendeve janė shumė tė rėndėsishme pėr tė zgjidhur problemet qė ekzistojnė nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre.

Yoshiro Mori tregoi mendimet e tij pėr zhvillimin afrikan duke shprehur shpresėn qė Kina dhe Japonia do tė forcojnė bashkėpunimin dhe do tė japin kontribut pėr nxitjen e zhvillimit dhe tė paqes nė Afrikė.

Shinzo Abe u shpreh nga ana e tij se vizitat reciproke tė liderėve kino-japonezė janė shumė tė rėndėsishme pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet e tė dyja vendeve.

4 ministrat japonezė uruan organizimin me sukses tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit (Yuan Xin)