v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2004-11-10 16:59:23    
Hu Jintao u largua nga Pekini pėr vizita nė katėr vende tė Amerikės Latine dhe pėr pjesėmarrje nė Konferencėn Jozyrtare tė Udhėheqėsve tė APEK-ut

cri

Mė 10 nėntor, kryetari i Kinės Hu Jintao u largua nga Pekini, pėr vizita shtetėrore me ftesė nė Brazil, Agjentinė, Kili dhe Kubė. Ai do tė marrė pjesė mė 20 dhe 21 nėntor nė Konferencėn e 12-tė Jozyrtare tė Udhėheqėsve tė APEK-ut, qė do tė zhvillohet nė kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Kjo ėshtė vizita e parė e Hu Jintaos nė vendet e Amerikės Latine, si udhėheqėsi mė i lartė tė Partisė, i shtetit dhe i Ushtrisė nė Kinė. Gjatė vizitės, ai do tė takohet pėrkatėsisht me presidentėt dhe udhėheqėsit e parlamenteve tė katėr vendeve, do tė mbajė njė fjalim nė parlamentet e Brazilit dhe tė Agjentinės dhe do tė zhvillojė kantakte tė gjera me personalitetet tė qarqeve ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore etj, si dhe do tė nėnshkruajė njė sėrė dokumentesh tė bashkėpunimit.

Gjatė Konferencės sė 12-tė Jozyrtare tė Udhėheqėsve tė APEK-ut, Hu Jintao do tė paraqitė dy propozime konkrete mbi forcimin e bashkėpunimit tė anėtarėve tė Apekut nė fushat e energjisė dhe tė financiave dhe do tė bėjė takime dypalėshe me presidentin amerikan, Bush si dhe me udhėheqėsit e tejrė tė vendeve anėtare tė Apekut, duke shkėmbyer mendime pėr marrėdhėniet dypalėshe dhe pėr problemet ndėrkombėtare e rajonale me interes tė pėrbashkėt. (Vei)