v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-10 20:43:03    
Reforma e Zhang Juzhengut, njėra prej reformave tė rėndėsishme nė historinė kineze

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur miq dėgjues, nė programin e sotėm kushtuar 30-vjetorit tė reformės nė Kinė, do tė flasim pėr reformėn e Zhang Juzhengut, njė reformė tjetėr e rėndėsishme nė historinė kineze, qė u zhvillua para afro 400 vjetėve, gjatė kohės sė dinastisė Ming.

Zhang Juzheng, iniciatori i kėsaj reforme, ishte politikani mė i madh nė historinė 300-vjeēare tė dinastisė Ming dhe autoriteti mė i shquar nė kabinetin e asaj kohe. Ai ishte i pashėm e i talentuar nė kohėn e rinisė dhe qysh nė moshėn 16-vjeēare doli faqebardhė nė provimet perandorake, duke u bėrė kandidat pėr zyrtar tė regjimit tė dinastisė Ming. Gjatė punės si zyrtar nė vitet e 3 perandorėve, ai pati merita tė shquara historike. Nė emisionin e sotėm do tė flasim vetėm pėr 10 vjetėt e fundit tė jetės sė tij, qė ishin vitet mė tė ndritura pėr tė. Gjatė atyre viteve, ai drejtoi lėvizjen e vrullshme tė njė reforme qė historianėt e quajtėn "reforma e Zhang Juzhengut ".

Nė historinė e dinastisė Ming pati disa perandorė mediokėr, ndėr tė cilėt kush synonte pėr jetė luksoze pa pyetur pėr ēėshtjet shtetėrore, kush besonte verbėrisht taoizmin duke ėndėrruar pėr "mosplakje" e "jetėgjatėsi tė pėrhershme" dhe kush tjetėr tregohej i dobėt nga natyra duke heshtur para kontradiktave. Kėshtu qė, brenda e jashtė kabinetit bėhej rivalitet kompetencash e interesash dhe ngrihej herė pas here luftė politike. Njė pjesė e madhe e zyrtarėve nė oborrin perandorak ishin tė korruptuar dhe ligjet e rregulloret ligjore ishin dobėsuar. Aristokratėt e zyrtarėt, duke pėrfituar nga rasti, rrėmbenin me forcė tokat e punueshme. Si rrjedhim, burimet e financave shtetėrore ishin shteruar pak nga pak.

Mė nė fund, nė vitet e para tė perandorit Vanli, Zhang Juzheng u bė autoriteti kryesor nė kabinet, pasi pėrjetoi luftėrat e njėpasnjėshme gjatė viteve tė 3 perandorėve tė mėparshėm. Meqenėse perandori Vanli ishte i mitur, qendra e pushtetit tė tėrė perandorisė kineze ishte nė duart e Zhang Juzhengut. Kjo gjendje ndryshonte nga kushtet e reformės sė Shang Yangut dhe tė reformės sė Vang Anshiut, pėr tė cilat folėm nė emisionet e kaluara. Ato reforma u zbatuan nga reformistėt me mbėshtetjen e monarkėve, kurse reforma e Zhang Juzhengut u zhvillua duke vėnė nė jetė masat e pėrpiluara nga ai vetė, sepse ai kishte marrė nė duart e veta kompetencat reale tė perandorisė.

Zhang Juzheng mori masa reformuese nė fushėn politike dhe nė fushėn ekonomike. Masat reformuese nė fushėn politike kishin pėr qėllim qė tė pėrmirėsohej stili i punės sė zyrtarėve. Pėr kėtė, Zhang Juzheng-u hartoi "Rregulloren e provimit tė zyrtarėve", nė bazė tė sė cilės kontrollohej puna e zyrtarėve dhe vlerėsoheshin rezultatet e punės sė tyre. Me anė tė kėsaj rregulloreje, eliminoheshin zyrtarėt e paaftė dhe gradoheshin ata tė pastėr moralisht. Nė kėtė rregullore kėrkohej qė kabineti tė provonte tė 6 ministrat, tė 6 ministrat tė provonin zyrtarėt nėn varėsinė e tyre dhe kėta zyrtarė tė provonin kuadrot nė bazė. Si rezultat, u ngrit shumė rendimenti i punės sė sektorėve qeveritarė, u shmangėn njė numėr zyrtarėsh mediokėr dhe u pėrgatitėn njė numėr i madh zyrtarėsh tė shquar.

Nė fakt, duke zbatuar nė radhė tė parė masat reformuese nė fushėn politike, Zhang Juzheng kishte pėr qėllim qė tė bėnte pėrgatitjet pėr reformėn ekonomike. Ai deshi tė bėnte reformėn ekonomike duke shfrytėzuar aftėsinė e kėtyre zyrtarėve tė shquar. Nė programin e kaluar thamė se njėri prej shkaqeve tė dėshtimit tė "reformės sė Vang Anshiut" tė dinastisė Song Veriore ishte se mungonin zyrtarėt e fortė qė mund tė zbatonin masat reformuese. Kurse puna ishte ndryshe te Zhang Juzhengu, i cili e dinte mirė se reforma e tij ekonomike do tė prekte nė mėnyrė tė pashmangshme interesat e njerėzve tė shtresave tė privilegjuara, prandaj zbatoi nė radhė tė parė masat reformuese nė fushėn politike pėr tė pėrgatitur zyrtarė tė pastėr moralisht qė ta ndihmonin nė reformėn ekonomike.

Qė nė fillim tė reformės ekonomike, nėn drejtimin e Zhang Juzhengut, u matėn tokat e punueshme tė mbarė vendit. Ai e dinte mirė se mjaft aristokratė dhe autoritete fshihnin sasinė reale tė tokave tė tyre tė punueshme, duke shmangur dorėzimin e tatimeve shtetit. Nga matja e tokave rezultoi se 800 mijė hektarė toka tė punueshme tė kėtyre njerėzve nuk ishin regjistruar. Pastaj, Zhang Juzheng filloi reformėn e tatimeve. Ai thjeshtėsoi standardet e tatimeve, qė tatimet tė dorėzoheshin sipas sasisė sė tokave tė punueshme, dhe hoqi shėrbimet e ndryshme tė detyrueshme. Nė saje tė zbatimit tė kėtyre masave reformuese, u shty pėrpara nė njė shkallė tė caktuar zhvillimi i ekonomisė sė mallrave, gjė qė rriti mė tej filizat e ekonomisė kapitaliste kineze tė atėhershme.

Falė kurorėzimit me sukses tė reformės sė Zhang Juzhengut, u pakėsua deficiti financiar shtetėror i dinastisė Ming, u mbushėn plot e pėrplot hambarėt me drithėra qė ishin tė mjaftueshme pėr 10 vjet dhe shuma e akumulimeve nė arkėn shtetėrore arriti nė 125 mijė kilogramė argjend, qė pėrdorej atėherė si monedhė. (Zheng) (Artan)