v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-10 20:43:03    
Reforma e Vang Anshiut

cri

Nė programin e posaēėm kushtuar 30-vjetorit tė reformės nė Kinė, do tė flasim edhe pėr disa reforma tė rėndėsishme nė historinė kineze. Nė emisionin e javės sė kaluar folėm pėr reformėn qė u realizua me sukses para 2400 vjetėve me iniciativėn e Shang Yang-ut, qė u quajt "reforma e Shang Yang-ut", kurse nė emisionin e sotėm do tė flasim pėr reformėn e zhvilluar para afro 1000 vjetėve, gjatė dinastisė Song Veriore, me iniciativėn e Van Anshiut dhe qė u quajt "reforma e Vang Anshiut".

Pėr njė kohė, regjimi i dinastisė Song Veriore (960-1127), qė kishte banorėt hanė si popullsi bazė, hasi vėshtirėsi tė shumta brenda e jashtė vendit dhe populli vuante prej varfėrisė e dobėsisė sė shtetit. Brenda vendit, fshatarėt, qė bėnin njė jetė tė vėshtirė, shpallnin shpeshherė kryengritje antiqeveritare, ndėrsa jashtė vendit, regjimet e Liaos dhe Sias Perėndimore, qė ishin fqinj tė fuqishėm me dinastinė Song Veriore, e kėrcėnonin vazhdimisht ushtarakisht atė.

Pėr tė ndryshuar gjendjen e varfėrisė dhe dobėsisė sė vendit tė tij, perandori Shenzong i dinastisė Song Veriore, qė sapo kishte trashėguar fronin dhe qė shpresonte se vendi i tij do tė pasurohej dhe ushtria do tė fuqizohej, vendosi qė tė bėhej njė reformė nėn udhėheqjen e reformistit Vang Anshi. Kėshtu qė filloi me vrull "reforma e Van Anshiut", e cila ushtroi njė ndikim tė thellė nė historinė kineze.

Vang Anshiu mori njė sėrė masash tė reformės ekonomike, njėra prej tė cilave ishte edhe masa pėr shtimin e tė ardhurave financiare shtetėrore nėpėrmjet rregullimit tė kėrkesės sė tregut. Ai pėrpiloi "Rregulloren e transportit tė pėrpjesėtuar", nė bazė tė sė cilės u pėrcaktuan zyrtarėt e transportit nė krahinat e Kinės Juglindore dhe ata u ngarkuan me detyrėn qė, sipas ndryshmit tė ēmimeve tė mallrave nė treg, tė rregullonin materialet qė transportoheshin ēdo vit nė kryeqytetin Kaifeng, sot qyteti me tė njėjtin emėr i provincės Hėnan. Me vėnien nė jetė tė kėsaj mase, u kursyen shpenzimet e qeverisė perandorake dhe u pakėsuan keqpėrdorimet. Ndėr masat ekonomike qė mori Vang Anshiu, ishte edhe pėrpilimi i "Rregullores sė shkėmbimeve nė treg", sipas sė cilės shteti grumbullonte produktet me ēmim tė zakonshėm dhe ua shiste me kredi tregtarėve, qė ata t'i shisnin nė treg me ēmim pak mė tė lartė. Shteti mund t'u jepte tregtarėve kredi me kamatė tė caktuar. Tė gjitha kėto mund tė konsiderohen si faza embrionale e zhvillimit tė ekonomisė nėpėrmjet rolit tė tregut, qė pėrdori shteti kinez i atėhershėm nė kushtet e shoqėrisė feudale.

Vang Anshiu mori edhe masa tė tjera pėr rregullimin e marrėdhėnieve klasore brenda vendit dhe pėr inkurajimin e popullit nė zhvillimin e prodhimit. Nė bazė tė rregullave tė pėrpiluara prej tij, ēdo vit, nė kohėn e mbjelljeve dhe para korrjes sė tė lashtave, shteti u jepte fshatarėve hua me kamatė tė ulėt, qė ata t'ia kthenin bashkė dhe kamatėn pas korrjeve. Kėshtu qė shteti fitonte tė ardhura tė konsiderueshme nga kamata dhe, nga ana tjetėr, fshatarėt mund t'i shmangeshin humbjes sė tokave pėr shkak tė falimentimit si rrjedhim i shfrytėzimit nga fajdexhinjtė, qė u jepnin hua me kamatė tė lartė. Me iniciativėn e Vang Anshiut, u pėrpilua edhe njė ligj, nė bazė tė tė cilit familjeve fshatare mund tė hiqej shėrbimi i detyrueshėm, po tė paguanin para. Nė kėtė mėnyrė, nė kohėn e zėnė me shumė punė nė ara, fshatarėt qė kishin dalė pėr tė bėrė shėrbimin e detyrueshėm mund tė ktheheshin pėr tė bėrė punėt e veta. Po kėshtu, njerėzit me pozita tė privilegjuara, qė dikur nuk bėnin shėrbim tė detyrueshėm, duhej t'i paguanin shtetit para nė vend tė shėrbimit tė detyrueshėm.

Nė saje tė kėtyre masave reformuese, u goditėn fort interesat ekonomike tė ēifligarėve qė "aneksonin tokat" dhe tė fajdexhinjve qė jepnin hua me kamatė tė lartė dhe, nga ana tjetėr, u shtuan tė ardhurat shtetėrore e u zbutėn kontradiktat klasore midis ēifligarėve dhe fshatarėve. Si rezultat, hambarėt e shtetit u mbushėn plot me drithėra dhe materiale tė tjera.

Mirėpo, kjo lėvizje e vrullshme e reformės nuk zgjati pėr shumė kohė. Pas vdekjes sė perandorit Shenzong tė dinastisė Song Veriore, konservatorėt i anuluan kėto masa reformuese, sepse ato prekėn interesat ekonomike tė disa njerėzve tė oborrit perandorak, tė ēifligarėve dhe tė fajdexhinjve. Njė shkak tjetėr i dėshtimit tė kėsaj reforme ishte se zbatimi i disa masave reformuese devijoi nga binari i drejtė dhe mungonin zyrtarėt e aftė e tė pastėr moralisht qė t'i vinin nė jetė kėto masa, madje shumė zyrtarė filluan t'i rripnin pa mėshirė fshatarėt me njė mėnyrė tjetėr, duke pėrfituar nga rasti i reformės qė e quanin "politika e re". Pėrveē kėtyre, reforma e Vang Anshiut preku edhe "zonėn e ndaluar" tė diskutimit rreth doktrinės konfuciste, qė thoshte se "Drejtėsia ėshtė mbi leverdinė" dhe qė ka qenė doktrina tradicionale nė Kinė.

Ndonėse reforma e Vang Anshiut dėshtoi, fryma e tij si njė reformist dhe masat reformuese qė mori ai, mbetėn si pasuri e ndritur ideore nė historinė e civilizimit kinez dhe ai mund tė konsiderohet si njė nga pionierėt reformistė kinezė, pas Shang Yang-ut. (Zheng) (Artan)