v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-10 20:33:28    
Reforma e Shang Yang-ut, njė nga reformat e rėndėsishme nė historinė kineze

cri

Po mbushen tani 30 vjet tė reformės nė Kinė, reformė qė nisi tė zbatohet me iniciativėn e tė ndjerit udhėheqės kinez Ten Hsiao Pin dhe qė solli ndryshime kolosale nė shoqėrinė kineze, duke ngritur nivelin e jetės sė popullit dhe duke rritur potencialin kompleks shtetėror tė Kinės. Nė fakt, edhe nė lashtėsinė e largėt, u zhvilluan disa herė nė Kinė reforma tė rėndėsishme, tė cilat shėnuan faqe tė ndritura tė historisė kineze. Njėra prej tyre ka qenė edhe reforma e Shang Yang-ut, njė reformė e rėndėsishme e zhvilluar para 2400 vjetėve, pėr tė cilėn do tė flasim nė rubrikėn kulturore tė emisionit tė sotėm.

Vitet e mesme tė periudhės sė "Shteteve Ndėrluftuese" nė historinė kineze, vite gjatė shekullit tė 4-t para erės sonė, ishin vite tė reformės sė thellė nė Kinė, kur u shemb sistemi shoqėror skllavopronar dhe u vendos sistemi shoqėror feudal. Nė ato vite u ngrit njė fushatė reformash nė tė gjitha principatat dhe shtetet vasale tė dinastisė Zhou nė truallin kinez. Ndėr to, reforma nė shtetin Ēin, me reformistin e famshėm Shang Yang si iniciator, ishte mė e suksesshmja. Po ndalemi te pikat mė tė rėndėsishme tė kėsaj reforme.

Njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė reformės sė Shang Yangut ishte anulimi i rendit tė vjetėr tė posteve dhe pronave tė trashėgueshme zyrtare, qė ishte njė nga rendet e shoqėrisė skllavopronare. Me kėtė pikė tė reformės u konsolidua sistemi feudal i porsalindur. Propozimet e Shang Yang-ut pėr reformė u pėrkrahėn fuqimisht nga Ēin Xiao Gong, monarku i atėhershėm i shtetit Ēin. Shang Yang i inkurajonte komandantėt dhe ushtarėt e shtetit Ēin qė tė krijonin sa mė shumė merita nė fushėn e betejave. Ai ishte pėr dhėnien e titujve aristokratikė sipas meritave ushtarake dhe pėr zgjidhjen e zyrtarėve nga gjiri i njerėzve me tituj tė dhėnė sipas rendit tė ri. Madje ai pėrcaktoi edhe rregullin konkret, sipas tė cilit ushtarakėt gradoheshin sipas numrit tė kokave tė armiqve tė prera prej tyre nė fushėn e betejės. Togfjalėshi "shou ji" i gjuhės kineze, qė do tė thotė "kokė-gradė" dhe qė e lidhte dikur gradimin e ushtarakėve me numrin e kokave tė prera tė armiqve, ka ardhur pikėrisht nga ky rregull. Pėrcaktimi i statusit aristokratik sipas meritave ushtarake ishte njė goditje e rėndė pėr aristokratėt e vjetėr tė shtetit Ēin, qė i trashėgonin dikur titujt aristokratikė sipas marrėdhėnieve tė gjakut. Prandaj ata e urrenin nė palcė Shang Yang-un. Por reforma e tij luajti njė rol tė madh nė shtytjen pėrpara tė shoqėrisė kineze, duke inkurajuar komandantėt dhe ushtarėt e ardhur nga familjet e varfra tė luftonin trimėrisht dhe duke frenuar jetėn luksoze tė aristokratėve tė vjetėr. Nė saje tė administrimit tė vendit nė bazė tė kėtij ligji, ushtria e shtetit Ēin u bė gjithnjė e mė e fuqishme dhe potenciali i tij shtetėror u rrit nga viti nė vit, prandaj pas afro 120 vjetėve tė tjerė, nė vitin 221 para erės sonė, shteti Ēin shfarosi tė 6 fuqitė e tjera tė periudhės sė "Shteteve ndėrluftuese" dhe bashkoi tokat kineze nė njė tė tėrė, duke themeluar dinastinė Ēin, qė ishte e para perandori e bashkuar kineze.

Nė saje tė reformės sė Shang Yang-ut, u forcua centralizimi i pushtetit qendror dhe u dobėsuan privilegjet e aristokratėve tė vjetėr. Me nismėn e Shang Yang-ut, shteti Ēin e ndau territorin e tij nė 31 distrikte tė kontrolluara drejtpėrdrejt nga qendra, qė mori nė duart e veta tė gjitha privilegjet lokale qė gėzonin mė parė pronarėt. Tė gjitha kėto jo vetėm siguruan nga ana politike zbatimin e mėtejshėm tė sundimit sipas ligjit dhe ngritėn rendimentin e punės politike tė shtetit Ēin, por edhe hodhėn njė bazė tė shėndoshė pėr centralizimin e pushtetit qendror tė dinastisė Ēin, qė u themelua mė vonė pas bashkimit tė tokave kineze.

Masat reformuese qė mori Shang Yang-u, ngjallėn nė mėnyrė tė pashmangshme ankesat dhe urrejtjen e aristokratėve tė vjetėr ndaj tij. Nė fakt, tė gjitha reformat e suksesshme qė u zhvilluan gjatė shekujve, i ndryshuan jo vetėm parimet e administrimit tė vendit, por edhe marrėdhėniet e interesave, duke prekur interesat e disave, prandaj ndeshėn nė pengesa dhe reformistėt pėsuan goditje. Po kėshtu, Shang Yang-u e pagoi me kokė reformėn e tij. Pas vdekjes sė monarkut Ēin Xiao Gong, qė e kishte pėrkrahur reformėn e tij, Shang Yang-u u vra nga aristokratėt e vjetėr tė shtetit Ēin. Por ligjet e reja tė shtetit Ēin, tė pėrpiluara prej tij, u ruajtėn dhe ushtruan ndikim tė thellė nė sistemin shoqėror feudal kinez.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, dhamė materialin me titull "Reforma e Shang Yang-ut, njė nga reformat e rėndėsishme nė historinė kineze". (Zheng) (Artan)