v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-30 16:36:34    
Ndryshimet gjatė 30 vjetėve, dėshmuar nga koleksionisti Ma Weidu

cri

"Nė vitet `80 tė shekullit tė kaluar, pothuaj ēdo njeri nxitonte tė ndryshonte jetėn e vet. Mirėpo unė nuk desha kėtė, sepse isha i sigurt qė me pėrparimin e shkencės e teknikės, kėto produkte tė reja patjetėr do tė jenė gjithnjė e mė tė lira, ndėrsa sendet e lashta jo." Me Weidu, me flokė tė thinjur, i tha kėto nė Muzeun e tij "Guanfu", qė gjendet nė periferinė e Pekinit. Ky muze 11-vjeēar quhet muzeu i parė privat nė Kinė.

"Shumė njerėz mbanin qėndrim tė ashpėr e kritik ndaj kulturės tradicionale dhe kjo kritikė, qė nisi nga fillimi i shekullit tė 20-tė, zgjati pėr 60-70 vjet."

Nė fillim, edhe Ma Weidu mori njė edukim tė tillė. Mirėpo, kur preku me tė vėrtetė sendet e lashta, atij i lindi dyshimi. "Nė libra shkruhet se nė lashtėsi, banorėt e thjeshtė jetonin nė vuajtje tė madhe, por si shpjegohet qė pikėrisht kėta njerėz pėrdornin porcelan aq tė bukur? Ndėrsa sot, kemi jetė aq tė lumtur, pse pėrdorim vetėm porcelan tė thjeshtė? Ka diēka qė nuk shkon kėtu."

"U jam kushtuar dėshmive dhe nuk i besoj krejtėsisht dokumentet. Reliktet vetė janė dėshmi."

Ma Weidu ka mbajtur qėndrim dyshues. "Nuk besoj tė gjitha qė dėgjoj, duhet t'i vėrtetoj vetė. Hyra nė rrugėn e koleksionimit pėr shkak tė dyshimit. Me dėshmi tė zbuluara njėra-tjetrės, kam dėshmuar tė vėrtetėn e historisė."

Nė moshėn 11-vjeēare, Ma Weidu ndėrpreu shkollimin si pasojė e fillimit tė Revolucionit tė Madh Kulturor. Ai punoi nė fshat dhe nė fabrikė, por nuk hoqi dorė nė asnjė mėnyrė nga leximi. Mė vonė, me pėrpjekjet e veta ai botoi romane dhe u bė redaktor nė njė revistė shumė tė famshme kineze. Ai ka qenė edhe skenarist i njohur pėr dhjetė vjet. Mė nė fund, ai u bė koleksionist.

Emri i muzeut tė tij "Guanfu", nė gjuhėn kineze ka kuptimin "shikim i pėrsėritshėm". Nė kėtė muze me sipėrfaqe prej 3500 metrash katrore, ekspozohen kryesisht porcelan dhe mobilie tė dinastive Ming dhe Qing, tė grumbulluara nga ai vetė.

"Muzeu duhet tė jetė njė vend ku gėzohet kultura. Shpresoj qė njerėzit ta vizitojnė njė muze shpesh, jo vetėm njė herė."

1 2 3