Sigurisht edhe Kina i ka kuptuar tė mirat e shumta nga zhvillimi i anijes kozmike me kozmonautė. Kėrkimet dhe zbulimet kozmike kanė nevojė pėr pėrkrahje tė shumanshme, si tė teknologjisė, industrisė dhe tė prodhimit etj., prandaj zhvillimi i tyre do tė nxitė progresin teknik dhe zhvillimin e aftėsisė prodhuese tė degėve e fushave tė ndryshme. Nė njė intervistė me mediat, profesori i Institutit tė administrimit ekonomik tė Universitetit tė Aeronautikės dhe tė Astronautikės tė Pekinit, Han Liyan, tha se Kina investon ēdo vit mė se 10 miliardė juanė pėr industrinė kozmike, kurse vlera e prodhimit industrial do tė shumėfishohet. Sipas llogaritjes fillestare, kjo mund tė nxjerrė 5 deri 6 herė pėrfitime nė industritė pėrkatėse. Kjo do tė thotė se industritė pėrkatėse qė kanė lidhje me industrinė kozmike kanė arritur pėrpjesėtime tė mėdha prej 120 miliardė juanėsh. Ēėshtja kozmike jo vetėm do tė nxitė rritjen afatgjatė tė ekonomisė kombėtare, por do tė rregullojė tani pėr tani edhe ritmet e zhvillimit ekonomik, nė mėnyrė qė tė sigurohet rritja e qėndrueshme e ekonomisė gjatė dallgėzimit tė periudhės tregtare.
Zv.drejtori i pėrgjithshėm i grupit tekniko-shkencor kozmik tė Kinės Xv Dazhe tha se Kina ka lėshuar gjithsej dhjetėra satelitė meteorologjikė, burimorė, tė telekomunikacionit dhe oqeanikė, edhe vepra e anijes kozmike me kozmonautė ka njė nisje tė mbarė. Tani pėr tani nuk mund tė llogaritet me saktėsi se sa pėrfitime ka nxjerrė industria kozmike, por sot jeta e banorėve nuk mund tė shkėputet nė asnjė mėnyrė nga shkenca dhe teknologjia kozmike. ( Zhai) (Artan)
|