Raketa mbartėse "Marshimi i Madh nr. 2 F" ėshtė pėrdorur edhe nė lėshimin e anijeve kozmike "Shenzhou" nr. 5 dhe nr. 6. Kjo raketė, mė e rėnda, mė e gjata dhe mė e ndėrlikuara nė Kinė, ėshtė prodhuar posaēėrisht pėr fluturimet e anijeve kozmike me kozmonaut dhe besueshmėria e saj arrin nivelin mė tė lartė nė botė.
Si pėrcjellėse dhe mbrojtėse tė kozmonautėve, disa sisteme dhe pjesė tė raketės mbartėse "Marshimi i Madh nr. 2 F" u projektuan me rezervė. Kjo do tė thotė qė, nėse sistemi i parė do tė ketė problem, mund tė shndėrrohet menjėherė nė sistemin e rezervės, qė tė garantohet siguria e kozmonautėve nė mėnyrė tė dyfishtė.
Nė raketėn mbartėse "Marshimi i Madh nr.2 F" ka dy sisteme unike nė botė. Njėri ėshtė sistemi i kontrollit tė gabimeve, duke pėrfshirė pėrcaktimin e shkakut automatikisht nga raketa dhe pėrcaktimin e shkakut nga punonjėsit. Raketat ruse kanė vetėm pėrcaktimin e shkakut automatikisht.
Tjetėr sistem unik i raketės kineze ėshtė sistemi i shpėtimit. Nėse ndodh gabim para dhe gjatė procesit tė lėshimit tė raketės, ky sistem mund tė shkėputė anijen nga trupi i raketės dhe ta zbresė nė zonėn e sigurt. Ndėrsa aeroplanėt kozmikė amerikanė nuk janė tė pajisur akoma me sistemin e shpėtimit.
|