v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-19 20:18:36    
Tregimet prekėse nė Fshatin Paralimpik

cri
U mbyllėn mė 17 shtator Lojėrat Paralimpike tė Pekinit, do tė mbyllet sė shpejti edhe Fshati Paralimpik. Gjatė mbi 10 ditėve tė fundit, nė kėtė fshat punonjėsit u kanė shėrbyer sinqerisht sportistėve invalidė nga e gjithė bota dhe kanė ndodhur shumė histori prekėse.

Hollėsirat mishėrojnė kujdesin humanitar

Gjatė Lojėrave Paralimpike tė Pekinit, Fshati Paralimpik ka pritur 7379 sportistė e funksionarė tė 147 vendeve e rajoneve tė ndryshme. Ndėr ta 1736 pėrdorin karrocė invalidi. Nė krahasim me Fshatin Olimpik tė Pekinit, nė Fshatin Paralimpik vėllimi i banorėve u pėrgjysmėsua, por detyrat e pritjes nuk u pakėsuan, as cilėsia e shėrbimeve nuk u ul sadopak. Sipas zv/drejtores sė kėtij fshati Deng Yaping, nė krahasim me atė olimpik, Fshati Paralimpik u ka kushtuar mė shumė rėndėsi hollėsirave dhe kujdesit humanitar.

Nė anė tė shėrbimeve tė banimit, nė apartamentet e Fshatit Paralimpik u ul lartėsia e tė gjithė ēelėsave elektrikė dhe varėseve, sapunėt u zėvendėsuan nga lėngu larės. Duke pasur parasysh pavolinė e ombrellės pėr invalidėt, u shtua edhe vėllimi i furnizimit me mushama.

Nė shėrbimet tregtare, kur punonjėsit e dyqaneve u pėrgjigjen pyetjeve tė klientėve nė karrocė invalidi, ata qėndrojnė galiē pėr tė biseduar paralelisht me klientėt, qė tė shprehin respektin ndaj tyre.

Sa i pėrket ushqimit, qė nga 2 shtatori nisi muaji i Ramazanit dhe mensa e sportistėve rregulloi nė veēanti programin e furnizimit me ushqim pėr sportistėt myslimanė.

Sinqeriteti ka prekur sportistėt e vendeve tė ndryshme

Nė Fshatin Paralimpik u krijua nė veēanti qendra e riparimit tė krahėve artificialė dhe e karrocave tė invalidit. Gjatė mbi 10 ditėve atje u pritėn 1547 veta. Zv/drejtorja e Fshatit Paralimpik, zj. Deng Yaping, tregoi se njė sportist ēoi nė qendėr njė karrocė invalidi shumė tė vjetėr dhe mjeshtrit nuk menduan se karroca ia vlente tė riparohej. Mirėpo duke marrė parasysh gjendjen konkrete tė sportistit, ata e riparuan karrocėn pėr tė. Pėrveē disa pjesėve shtojcė, ndryshuan pjesėt kryesore dhe karroca u pėrtėrit krejtėsisht.

Punonjėsit e apartamenteve tė Fshatit Paralimpik vunė re se dy sportistė nga vendet nė zhvillim pėrdornin shkopinj druri tė zakonshėm si bastun dhe ecnin me vėshtirėsi. Punonjėsit blenė, me paratė e veta, dy ēifte bastunėsh pėr kėta sportistė.

Nė qendrėn e larjes sė rrobave, punonjėsit lanė ēdo ditė afro 3000 thasė rrobash. Punonjėsit nė kėtė qendėr pėrfshijnė vullnetarė studentė rreth 20 vjeē, qė zakonisht bėjnė rrallė punė shtėpiake, dhe gjithashtu specialistė mbi 70?vjeēarė me pėrvojė tė pasur. Kėta punonjės, nė 3 turne, punojnė 24 orė nė ditė nė dhomėn nė temperaturė mbi 30 gradė. Megjithėse nuk takohen kurrė me kėta punonjės, rrobat e pastra dhe shėrbimet e kujdesshme i kėnaqin thellėsisht sportistėt.

Shėrbimet e kujdesshme fitojnė vlerėsimet e mysafirėve tė huaj

Njė atlet meksikan: "Gjithēka kėtu ėshtė mė e mirė se ē'e pėrfytyronim!"

Njė qitės gjerman: "Njerėzit kėtu janė mikpritės, gjė qė tė gėzon dhe tė ngroh."

Kryetari i delegacionit paralimpik tė Kirgizistanit u shpreh se ka marrė pjesė nė 5 edicione paralimpike, por Fshati Paralimpik i Pekinit ėshtė mė i miri.

Edhe kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar Filip Kraven vlerėsoi Fshatin Paralimpik tė Pekinit pėr shėrbimet e kujdesshme, pėr instalimet e pėrsosura pa pengesė dhe pėr shenjat paralelisht nė disa gjuhė. (Wang Lei) (Artan)