v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-18 20:04:24    
Nė rrugėn e nderit, nuk kemi frikė nga ferrat

cri
Pėr tė ardhur nė fushėn e garave tė kėtyre lojėrave, shumė prej tyre kapėrcyen jo vetėm vėshtirėsitė trupore, por edhe kufizimin e kushteve tė jashtme. Le tė shohim se ēfarė kanė bėrė ata para se tė vinin nė Pekin.

Nė disa vende dhe rajone tė pazhvilluara ekonomikisht, ekzistojnė vėshtirėsi tė shumta pėr zhvillimin e sporteve tė njerėzve me aftėsi tė kufizuara fizike. Pėr shembull, atleti panamez Said Gomez, i stėrvitur mirė nga trajneri Hugo Lombardo, ka fituar gjithsej 8 medalje nė lojėrat paralimpike tė kaluara, por ai dhe trajneri i tij nuk dinė se nga tė marrin financim ekonomik.

"Qeveria nuk na jep shumė pėrkrahje. Nė shumė raste ne paguajmė vetė pėr blerjen e mjeteve tė stėrvitjes dhe pėr shpenzimet e tjera. Tė afėrmit tanė ankohen pėr kėtė, por ne nuk heqim dorė. Ėshtė mirė qė, duke filluar nga viti i kaluar, gjendja po ndryshon dhe Komiteti Paralimpik Kombėtar na dha njė sasi parash, qė tė bėjmė pėrgatitje pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Paralimpike tė vitit 2008 nė Pekin."

Kur fondet janė tė pamjaftueshme, ėshtė e vėshtirė tė sigurohen pajisjet e stėrvitjes. Dihet nga tė gjithė se edhe qitja me shigjetė, qė ėshtė vetėm njė sport pėr amatorė, kėrkon mjete dhe mekanizma tė shtrenjta dhe konsiderohet si njė sport me shpenzime tė larta. Prandaj, pa pėrkrahje tė fuqishme financiare, ėshtė e vėshtirė qė qitja me shigjetė tė zhvillohet si njė sport afatgjatė. Pėr njė nxėnėse tė shkollės sė mesme, ėshtė veēanėrisht serioz problemi financiar i stėrvitjes nė qitjen me shigjetė. E kemi fjalėn pėr sportisten 16-vjeēare gjermane Katarina Shet, e cila tha se ajo ka 12 vjet qė stėrvitet 5 herė nė javė pėr kėtė sport. Ajo ka vazhduar me kėmbėngulje deri tani dhe hyri nė fushėn e garave tė lojėrave paralimpike nė saje tė pėrkrahjes sė gjyshit tė saj.

"Unė marr financim kryesisht nga gjyshi im. Sigurisht marr njėfarė ndihme edhe nga Shoqata Gjermane e hedhjes sė shigjetės, kam Harxhuar mjaft kohė pėr stėrvitje, por kėtė e bėra plotėsisht me dėshirėn time, sepse ky sport mė pėlqen shumė."

Nė krahasim me sportistėt nga vendet me ekonomi tė zhvilluar, siē ėshtė Gjermania, sportistėt nga disa vende tė pazhvilluara afrikane kanė mė shumė vėshtirėsi. Peshėngritėsi Bili Sengedo nga Uganda dhe trajneri i tij Seruvagi Haruna erdhėn nė Pekin pėr tė marrė pjesė nė lojėrat paralimpike pasi kapėrcyen vėshtirėsi tė shumta, qė tė tjerėt nuk i pėrfytyrojnė dot. Bili pagoi vetė tė gjitha shpenzimet e stėrvitjes, sepse qeveria e Ugandės nuk ofron dot pėrkrahje ekonomike pėr zhvillimin e sporteve tė njerėzve me aftėsi tė kufizuara fizike pėr shkak tė ekonomisė sė pazhvilluar tė kėtij vendi. Pėr shkak tė mungesės sė mjeteve tė domosdoshme tė stėrvitjes, Bili ka marrė disa materiale tė hedhura nga uzina, si njė shufėr hekuri dhe disa disqe ēeliku tė rrotave tė automjeteve, dhe i pėrdor si shtangė peshėngritjeje. Gjatė stėrvitjes, ai i lidh tė dy kėmbėt bashkė nė njė krevat tė vjetėr dhe bėn ushtrime nė mėnyrė tė pėrsėritur me kėtė "shtangė" qė e ka bėrė ai vetė me materiale tė hedhura. Pėr kėtė, foli trajneri i tij Haruna.

"Ėshtė e vėrtetė se jemi ndeshur me vėshtirėsi tė shumta. Por njė gjė e rėndėsishme na ka ndihmuar. Kjo do tė thotė se kur vendos tė marrėsh pjesė nė garat e lojėrave paralimpike, duhet t'i shkrish kėto gara dhe shpirtin tėnd nė njė tė tėrė. Pikėrisht duke vepruar me kėtė frymė, ne kemi kapėrcyer vėshtirėsitė dhe kemi kėmbėngulur deri tani."

Nė kushtet kaq tė vėshtira, disa sportistė afrikanė korrėn suksese tė kėnaqshme. Bregu i Fildishte ka dėrguar tre sportistė pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Paralimpike tė Pekinit. Njėri prej tyre ėshtė edhe Oumar Kone, qė mori pjesė nė vrapimin 400 metra dhe 800 metra pėr meshkuj tė kategorisė T46. Ai tha se ata janė mbėshtetur te besimi i patundur. Nė kushtet shumta tė vėshtira, ata fituan 3 medalje tė arta nė lojėrat paralimpike tė kaluara. Kėsaj here, ata erdhėn duke ruajtur tė njėjtėn frymė.

"Ne nuk kemi pasur as vegla sportive dhe as kėpucė. Kemi vazhduar stėrvitjen duke pėrdorur ato gjėra qė kemi dhe duke ruajtur besimin tonė tė bukur pėr fitore. Me tė vėrtetė na mungojnė veglat sportive tė domosdoshme. Megjithatė kemi fituar 3 medalje tė artė dhe njė medalje tė bronztė. Sportisti ynė, qė fitoi njė medalje tė bronztė nė Lojėrat Paralimpike tė Sidneit, nuk erdhi kėsaj here vetėm sepse i mungonin paratė. Ne shpresojmė se do tė pėrpiqemi kėtu pėr tė korrur sukses tė mirė."

Pėrveē faktorėve tė mungesės sė mjeteve dhe terreneve, sportet e njerėzve me aftėsi tė kufizuara fizike nė disa vende zhvillohen ngadalė pėr shkak se kėsaj ēėshtjeje nuk i kushtohet rėndėsi. Jani Ida, teniste indoneziane nė karrige me rrota, qė ėshtė lojtarja mė e mirė e kėtij sporti nė vendin e saj, tha se para disa vjetėve ky sport nuk zhvillohej gjerėsisht nė Indonezi, prandaj ajo ndėrpreu stėrvitjen pėr njė kohė. Mė pas, shteti i kushtoi rėndėsi zhvillimit tė sporteve tė tyre dhe ajo u kthye nė fushėn e stėrvitjes. Pėrkrahja e qeverisė i dha shkas zhvillimit tė kėtyre sporteve.

"Para disa vjetėve, nė Indonezi nuk organizoheshin fare ndeshje tė tenisit nė karrige me rrota. Vetėm nė spartakiadėn kombėtare tė njerėzve me tė meta fizike, vura re se tani i kushtohet rėndėsi edhe kėsaj ēėshtjeje, sepse sportistėt qė fitojnė titullin e kampionit mund tė bėhen zyrtarė shtetėrorė. Kam vėnė re se qeveria jonė shpreson se njerėzit si ne do tė gėzojnė tė njėjtat kushte me njerėzit e shėndetshėm."

Duke marrė vesh vėshtirėsitė qė kanė kapėrcyer kėta sportistė nė rrugėn e zhvillimit tė sporteve tė tyre, ne nuk mund tė mos presim me duartrokitje tė zjarrta paraqitjen e tyre tė mrekullueshme nė Lojėrat Paralimpike tė Pekinit. (Zheng)