v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-18 19:59:49    
Forca e mahnitshme e Ansamblit Artistik tė Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike tė Kinės

cri
Vallja "Buda me njė mijė duar", e interpretuar nga Ansambli Artistik i Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike i Kinės nė ceremoninė e mbylljes sė Lojėrave Paralimpike tė Athinės para 4 vjetėve, ka bėrė qė shumė njerėz ta mbajnė mend emrin e kėtij ansambli. Ndėrsa shfaqjet e artistėve tė kėtij ansambli nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Paralimpike tė Pekinit i kanė mahnitur shumė tė gjithė. Tani le tė dėgjojmė njoftimet e hollėsishme tė korrespondentėve tė radios sonė lidhur me kėtė ansambėl.

Shfaqjet e artistėve tė Ansamblit Artistik tė Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike tė Kinės nė ceremoninė e hapjes tė Paralimpiadės sė Pekinit i prekėn shumė shikuesit. Zonjusha pekinase Mao Yujia tha se, kur pa vallen "Vallėzimi i pandėrprerė", tė interpretuar sė bashku nga 109 kėrcimtarė qė nuk dėgjojnė e nuk flasin dhe vajza e vogėl Li Yue, qė mbijetoi nė tėrmetin e madh tė Wenchuan-it, ndjeu njė forcė tė fuqishme qė e goditi nė zemėr.

"Ka njė forcė shumė mahnitėse qė tė godit nė zemėr, sidomos lėvizjet aq tė rregullta tė shumė njerėzve nėn drejtimin e mėsueseve tė daktilologjisė, ajo ėshtė mė madhėshtore dhe mė e fuqishme se vallja 'Buda me njė mijė duar'. Mė duket se potenciali i njeriut ėshtė i pakufishėm."

Nė ceremoninė e hapjes, artisti i Ansamblit Artistik tė Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike tė Kinės, kėngėtari i verbėr Yang Haitao e kėndoi kėngėn "Hapėsira qiellore" nė gjuhėn kineze e atė angleze, ndėrsa pianisti i verbėr Jin Yuanhui luajti "Fantazinė e improvizuar" tė Shopenit.

Ansambli Artistik i Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike i Kinės, i formuar nė vitet '80 tė shekullit tė kaluar, pėrbėhet nga mė shumė se 150 artistė tė ardhur nga krahina tė ndryshme tė vendit dhe jep shpesh shfaqje tė mrekullueshme pėr shikuesit e vendeve tė ndryshme. Gjatė mbi 20 vjetėve tė kaluar ky ansambėl ka vizituar mbi 60 vende e rajone tė botės. Vetėm vitin e kaluar ai dha 150 shfaqje.

Po ta dėgjosh melodinė me sy tė mbyllur, vėshtirė tė tė shkojė ndėr mend se interpretuesi i saj ėshtė njė njeri qė ka lindur i verbėr. Ai ėshtė pianisti i verbėr Jin Yuanhui i Ansamblit Artistik tė Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike tė Kinės. Duke folur pėr shfaqjen nė ceremoninė e hapjes, Jin Yuanhui ėshtė akoma shumė i emocionuar.

"Unė po u dhuroj tė gjithė shikuesve para televizorėve, spektatorėve shikuesve nė stadium dhe njerėzve qė kanė treguar kujdes pėr mua dhe mė kanė ndihmuar, mirėnjohjen, falėnderimet dhe bukurinė nė zemrėn time qė nuk mund tė shprehen me fjalė."

Jin Yuanhui nuk e ka parė asnjėherė dritėn e diellit, por tė 4 stinėt nė interpretimin e tij janė shumė tė gjalla e tė freskėta. Interpretimi i ka prekur shumė shikuesit.

Yang Haitao, qė kėndoi kėngėn "Hapėsira qiellore" nė ceremoninė e hapjes, hyri nė kėtė ansambėl nė vitin 2001. Duke folur pėr interpretimin e kėngės "Hapėsira qiellore", Yang Haitao tha se e kėndon lehtė nė gjuhėn kineze, por pėr ta kėnduar nė anglishte, ai ka bėrė pėrpjekje tė mėdha.

"Nuk e di anglishten, kėshtu qė u pėrpoqa tė imitoja saktė shqiptimin e ēdo fjale qė kam dėgjuar."

Para 7 vjetėve, kur hyri nė ansamblin artistik, Yang Haitao ishte njė njeri me natyrė tė mbyllur. Ai tha se jeta nė ansambėl ia ka hapur zemrėn dhe ai ka gjetur pjesėn e pamungueshme tė jetės sė tij, muzikėn.

Ansambli Artistik i Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuara Fizike i Kinės ėshtė si njė familje e madhe, tė gjithė anėtarėt e sė cilės jetojnė nė harmoni. Mė i madhi i kėsaj familjeje ėshtė 34 vjeē, ndėrsa mė i vogli 10 vjeē. Ansambli ka planifikuar qė gjatė Olimpiadės dhe Paralimpiadės tė japė 40 shfaqje pėr miqtė kinezė e tė huaj. Drejtoresha e ansamblit dhe inspektorja e pėrgjithshme artistike Tai Lihua, e cila nuk dėgjon, i tregoi korrespondentit dėshirėn e tyre me gjuhėn e shenjave, ndėrsa nėndrejtoresha Li Lin e shprehu me fjalė dėshirėn e saj.

"Gjatė Olimpiadės nėpėrmjet shfaqjeve dėshirojmė tė shprehim fjalėt e zemrės sė tė gjithė njerėzve me aftėsi tė kufizuara fizike dhe urimet e fėmijėve me aftėsi tė kufizuara fizike pėr Olimpiadėn e Paralimpiadėn."

Vitin e kaluar ky ansambėl artistik ka krijuar njė fond pėr tė ndihmuar njerėzit qė kanė nevojė me njė pjesė tė ardhurash tė fituara nga shfaqjet dhe nga produktet kulturore. Tani ata kanė kontribuar me 350 mijė dollarė dhe 2.6 milionė juanė.

Z. Zhao Jihua, kėshilltar pėr pėrgatitjen e njerėzve me aftėsi tė kufizuara fizike gjatė Olimpiadės e Paralimpiadės sė Pekinit, i tha korrespondentit se njerėzit me aftėsi tė kufizuara fizike kanė njė forcė tė madhe prekėse.

"Nė jetėn tonė ndoshta hasim shumė pengesa e vėshtirėsi, por ata gjenden tėrė jetėn pėrballė tė metave fizike e vėshtirėsive, por nuk u nėnshtrohen, ata pėrpiqen tė realizojnė njėra pas tjetrės ėndrrat e veta. Prandaj vullnetarėt thonė se nuk e dimė nėse jemi ne qė po ndihmojmė kėta njerėz me aftėsi tė kufizuara fizike, apo kėta tė fundit po na pastrojnė shpirtin dhe po ngrenė ndjenjat tona." (Pina)