v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-08 19:55:10    
Filip Kraven: "Lojėrat Olimpike dhe Lojėrat Paralimpike do tė jenė njėlloj tė shkėlqyeshme"

cri
"Nė moshėn 16-vjeēare, gjatė ngjitjes nė mal, pėsova aksident, u rrėzova nga njė vend mbi 10 metra i lartė, u dėmtova nė shpinė. Pikėrisht nga kjo e papritur unė fillova tė eci me karrocė."

"Por, pas dėmtimit, unė vura re sportin e basketbollit me karrocė. Nė kėtė lloj sporti, si nė kohėn e stėrvitjes, ashtu edhe nė ndeshje, unė pėrpiqesha me tė gjitha forcat. Gjatė studimeve nė universitet unė harxhoja ēdo ditė 3 orė nė stėrvitje basketbolli dhe njė orė pėr not?Mė nė fund kuptova se jam njė sportiest shumė i mirė."

"Mė vonė unė u diplomova nė universitet dhe gjeta njė punė. Kėshtu unė luaja basketboll, punoja, pastaj u martova dhe linda edhe fėmijė, bleva edhe shtėpi, kam bėrė tė gjitha ato qė bėjnė njerėzit normalė? Dhe tė gjitha kėto, jeta sportive e sportistit me aftėsi tė kufizuar fizike, mė kanė nxitur tė eci pėrpara."

Tė dashur dėgjues, sapo ju fola pėr historinė e anglezit Filip Kraven, i cili ka lindur nė vitin 1950, ėshtė marrė me sporte si basketbolli me karrocė, noti e pingpongu, dhe ka marrė pjesė si basketbollist me karrocė nė pesė Lojėrat Paralimpike nga viti 1972 deri nė vitin 1988. Tani ai ėshtė kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar dhe njėkohėsisht anėtar i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar. Nga kontributi i dhėnė prej tij pėr lėvizjen paralimpike, ai fitoi nė vitin 2005 titullin e Kalorėsit.

Lojėrat e 13-ta Paralimpike do tė hapen sė shpejti nė Pekin. Pėr punėn pėrgatitore tė kėtyre Lojėrave kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar, kalorės Filip Kraven, i dha njė intervistė korrespondentes sė Radios sonė.

"Premtimet" u kthyen nė "vepra"

Kraveni u shpreh: "Kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao u shpreh hapur se Lojėrat Olimpike tė Pekinit dhe Lojėrat Paralimpike tė Pekinit do tė organizohen njėlloj tė shkėlqyeshme. Tani premtimet janė kthyer nė vepra. Ne ēdo ditė mund tė shohim shumė veprime qė na tregojnė se tė dyja Lojėrat do tė jenė patjetėr njėlloj tė shkėlqyeshme."

Kraveni tha gjithashtu:

"Qė nga ajo natė e shuarjes sė zjarrit tė shenjtė tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, organizatorėt filluan ta shndėrrojnė Pekinin nė 'qytetin e Lojėrave Paralimpike'. Mėnyra e shndėrrimit midis dy Lojėrave ėshtė e paparė nė histori."

Kraveni e pėrshkroi fshatin paralimpik tė Pekinit me shprehjen: "Mė i miri nė histori", ashtu siē e pėrshkroi edhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar Rog. Ai tha se organizatorėt e kanė kuptuar me tė vėrtetė se "sportistėt janė mė tė rėndėsishmit."

Sportistėt e Lojėrave Paralimpike janė shumė "tė mėdhenj"

Zoti Kraven shprehu bindjen se garat e ndeshjet e Lojėrave Paralimpike do tė zhvillohen me siguri njėlloj tė shkėlqyeshme si ato tė Lojėrave Olimpike.

Kraveni theksoi se Lojėrat Paralimpike janė gara e ndeshje me nivel shumė tė lartė konkurrimi. Sportistėt me gjymtyrė artificiale ose me karrocė, kur tė vrapojnė, nuk do tė jenė shumė mė tė ngadalshėm se Usain Bolti i Xhamajkės, por ata bėjnė patjetėr mė shumė pėrpjekje se sportistėt normalė. Sportistėt me aftėsi tė kufizuar fizike kanė vėrtetuar se ata dhe sportistėt pjesėmarrės nė Lojėrat Olimpike janė njėlloj tė mėdhenj, ashtu siē kanė vepruar pingpongistja polake Natalia Partyka dhe tė tjerė, qė morėn pjesė nė Olimpiadėn e Pekinit. Por Kraveni bėri tė ditur se kjo nuk ėshtė njė gjė e re nė histori.

Ai tha: "Nė vitet '80 - '90 tė shekullit tė kaluar dy qitės me aftėsi tė kufizuar fizike morėn pjesė nė Lojėrat Olimpike. Nė vitet e para tė shekullit tė kaluar ka pasur edhe sportistė me aftėsi tė kufizuar fizike qė fituan medalje tė arta nė garat gjimnastikore tė Olimpiadave."

Kraveni pret edhe shfaqjet e larmishme tė delegacionit paralimpik kinez. Nė disa Paralimpiada tė kaluara paraqitja e delegacionit kinez i ka lėnė pėrshtypje shumė tė mirė. Kur pėrmendi ambasadorin paralimpik nė mbarė botėn, sportistin kinez Hou Bin, qė fitoi tri medalje tė arta nė kėrcimin sė larti nė tri Paralimpiada, Kraveni kishte shumė pėr tė thėnė.

"Fakti qė Hou Bini ka prekur tė tjerėt, vjen jo vetėm nga sukseset e tij sportive, por edhe nga pėrfaqėsimi i tij nė tė gjitha qarqet sportive, jo vetėm te ato tė sportistėve me aftėsi tė kufizuar fizike."

Pret "stadiumin me plot shikues"

Lidhur me vėmendjen e madhe tė kinezėve pėr Paralimpiadėn e Pekinit zoti Kraven ėshtė shumė i kėnaqur.

"Ne jemi tė bindur se njė milion e 600 mijė bileta tė Paralimpiadės sė Pekinit do tė shiten tė gjitha dhe stadiumet e pallatet e sportit do tė mbushen plot me shikues."

Mė nė fund zoti Kraven i ftoi dėgjuesit e Radios sė Jashtme tė Kinės dhe tė gjithė popullin kinez ta ndjekin me vėmendje kėtė Paralimpiadė, pėr arsyen shumė tė thjeshtė se ajo do tė jetė njė takim sportiv shumė i shkėlqyer.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, ndoqėt reportazhin me titull: "Kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar Filip Kraven tha: 'Lojėrat Olimpike dhe Lojėrat Paralimpike do tė jenė njėlloj tė shkėlqyeshme'." (Drita-Daming)