v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-10 19:49:18    
Hyjmė nė "Zyrėn e zėrit njė plus njė"

cri
Nė kuadrin e Lojėrave tė 13-ta Paralimpike tė Pekinit, 57 qendra televizive tė 26 provincave tė Kinės po japin njė program radiofonik me titull "I dua Lojėrat Paralimpike". Ky ėshtė programi i parė pėr propagandimin e lojėrave tė 13-ta paralimpike, i pėrgatitur nė mėnyrė tė pavarur nga njė grup tė rinjsh me aftėsi tė kufizuar fizike, me miratimin e Komitetit Organizativ Olimpik tė Pekinit. Kėta tė rinj e quajnė vendin e tyre tė punės "Zyra e zėrit njė plus njė".

"Zyra e zėrit njė plus njė" ka qenė mė parė zyra e redaksisė sė njė stacioni radioje jofitimprurės, kurse tani kėtu punojnė 7 tė rinj me cen nė sy dhe njė tjetėr me cen nė kėmbė. Ata filluan punėn e tyre nė mars tė vitit 2006 dhe tani bėjnė nė javė njė program 200-minutėsh.

Xie Yan, njė nga themeluesit e "Zyrės sė zėrit njė plus njė", qė ecėn me paterica, shkon shpeshherė me shėrbim pėr tė punuar si "sytė e udhėrrėfyesit " pėr reporterėt e kėtij kolektivi qė nuk e kanė fare dritėn e syve. Ai thotė se nė fillim ata donin tė bėnin vetėm disa gjėra interesante, por mė pas vunė re gradualisht se njė program radiofonik mund t'u sjellė njerėzve me aftėsi tė kufizuar fizike mė shumė dobi.

"Tė gjithė duan tė tregojnė kujdes pėr ne njerėzit me aftėsi tė kufizuar fizike, pa ditur se ēfarė ndihme kėrkojmė ne. Ne i kemi tė qarta kėrkesat tona sipas tė metave tona fizike. Pėr shembull, njerėzit qė nuk e kanė dritėn e syve, pėlqejnė mė shumė programet e radios, madje i marrin ato si partnerė tė pėrjetshėm dhe tė domosdoshėm, sepse programet e radios janė njė nga kanalet kryesore nga tė cilat ata marrin informacione."

Tė gjithė pjesėtarėt e "Zyrės sė zėrit njė plus njė" janė tė rinj qė kanė lindur pas vitit 1980. Ata kanė pasion e shpirt krijues dhe synojnė pėr shkencėn e teknologjinė e lartė. Tė dy drejtuesit e programeve, Qing Feng dhe Li Ning, janė plotėsisht tė verbėr. Por megjithatė, me ndihmėn e tingujve sinjalizues, ata mund tė shkruajnė shpejt nė kompjuter ashtu si njerėzit e shėndetshėm. Programet e tyre karakterizohen nga ngjyrimi "pas vitit '80". Pėr shembull, ata pėrdorin nė programet e tyre formėn e "tabelave tė klasifikimit" qė pėrdoret shumė shpesh nė internet dhe nė media tė tjera. Xie Yan foli edhe pėr vėshtirėsitė qė hasin njerėzit me aftėsi tė kufizuar fizike nė jetėn e pėrditshme.

"Kur marrin pjesė nė ndonjė mbledhje, njerėzit me aftėsi tė kufizuar fizike mund tė bien ngushtė nė disa raste. Pėr shembull, pa njė gyp thithės nė gotėn e ujit, njerėzit me tė dy krahėt e gjymtuar nuk kanė si tė pinė. Nė restorant vetėshėrbimi, njerėzit qė ecin me paterica nuk i marrin dot ushqimet pa ndihmėn e tė tjerėve. Ndoshta vėshtirėsitė e njerėzve me aftėsi tė kufizuar fizike ju duken mė afėr, kur unė i shpjegoj nė kėtė mėnyrė. Besoj se nganjėherė edhe ju njerėzit e shėndetshėm mund tė ndesheni me vėshtirėsi tė tilla."

Pjesėtarėt e "Zyrės sė zėrit njė plus njė" krenohen pėr kryeveprėn e tyre tė re, programin radiofonik 100-pjesėsh "I dua lojėrat paralimpike", ku lojėrat paralimpike trajtohen nga kėndvėshtrimi i njerėzve me aftėsi tė kufizuar fizike.

Qing Feng, kryeredaktori i kėtij programi, foli pėr pėrmbajtjen e tij tė pėrgjithshme.

"Ky program pėrbėhet nga 100 pjesė. Pėr ta bėrė atė, ne ftuam shumė njerėz me aftėsi tė kufizuar fizike qė folėn pėr pjesėmarrjen e tyre nė lojėrat paralimpike, specialistė pėrkatės qė folėn pėr parimet e kėtyre lojėrave dhe vullnetarė nga qarqe tė ndryshme qė u shėrbejnė njerėzve me aftėsi tė kufizuar fizike ose qė i ndihmojnė ata nė ndeshjet e garat sportive. Disa vullnetarė tė lojėrave paralimpike janė njerėz me aftėsi tė kufizuar fizike."

Krahas njoftimeve pėrkatėse mbi njerėzit me aftėsi tė kufizuar fizike, ata ftuan edhe disa nga gjiri i tyre tė flasin pėr ngjarjet nė jetėn e vet.

Ndoshta dikush thotė se pėrmbajtja e kėtij programi nuk ka shumė lidhje me lojėrat paralimpike, kurse Qing Feng mendon ndryshe pėr kėtė. 

"Njė nga pikat e domethėnies origjinale tė lojėrave paralimpike ėshtė qė, me anė tė kėtyre lojėrave, tė gjithėve t'u jepet rasti tė kenė kontakte tė drejtpėrdrejta me njerėzit me aftėsi tė kufizuar fizike dhe tė njohin mė shumė jetėn e tyre. Ne shpresojmė se paraqitja e njerėzve me aftėsi tė kufizuar fizike nė kėtė program do ta ndihmojė shoqėrinė nė njohjen e mėtejshme tė kėtij grupi njerėzish."

Nė Lojėrat e veēanta olimpike tė Shangait tė vitit 2007, pjesėtarėt e "Zyrės sė zėrit njė plus njė" tėrhoqėn vėmendjen e gazetarėve tė shumtė. Besojmė se edhe nė lojėrat paralimpike tė Pekinit, ata do tė jenė pika mė e ndritshme jashtė fushės sė ndeshjeve e garave. (Zheng) (Artan)