v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-06 19:51:41    
Parku Olimpik i Vozitjes

cri

dėgjoni

Nė verė, qoftė se keni qejf tė ndieni freski mbi sipėrfaqen e ujit nė njė mjedis tė rrethuar nga tė katėr anėt me ēezma, ju mund tė gjeni vendin optimal nė Parkun Olimpik tė Vozitjes, qė gjendet nė rajonin Shun-yi tė Pekinit. Mė poshtė do tė shkojmė sė bashku me shoqėruesen Wang Lei nė kėtė park.

Ky park mbi ujė, do tė jetė vendi i garave tė kanotazhit, kajakut dhe maratonės me not tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit tė vitit 2008. Ai do tė jetė edhe vendi i kanotazhit tė Olimpiadės pėr njerėz me tė meta fizike. Gjatė Lojėrave Olimpike tė vitit 2008, nga kėtu do tė dalin fituesit e 32 medaljeve tė arit, shifėr kjo qė pėrbėn njė tė dhjetėn e medaljeve tė arit tė kėtyre lojėrave olimpike. Prandaj ky park mbi ujė do tė jetė e treta "zonė e medaljeve tė arit", pas Qendrės Kombėtare tė Fizkulturės dhe Sporteve dhe Qendrės Kombėtare tė Notit. Rruga nga qendra e qytetit deri nė kėtė park mban vetėm 30 minuta me makinė.

Nė historinė e lojėrave olimpike, parku Olimpik i Vozitjes nė Pekin do tė jetė e para vepėr sportive e kombinimit tė kushteve tė ujit tė lėvizshėm me atė tė ujit tė qetė. Zona me ujė tė lėvizshėm, qė gjendet nė pjesėn jugperėndimore tė parkut, do tė jetė zona e garave tė sllallomit me kajak nė rrymė, ndėrsa zona me ujė tė qetė, qė gjendet nė pjesėn lindore, do tė jetė zona e garave tė vozitjes sė kajakut dhe tė maratonit me not. Pas Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ky park mbi ujė do tė shfrytėzohet pėr gara dhe stėrvitje sportive kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Parku Olimpik i Vozitjes i Pekinit ka njė sipėrfaqe tė ndėrtesave prej 18 mijė metrash katrore, ndėrsa sipėrfaqja e ujit arrin nė 550 mijė metra katrore. Thellėsia e ujit tė pistave tė garave do tė jetė 3.5 metra dhe vėllimi i ujit do tė arrijė nė 1 milion e 700 mijė metra kube.

Njė vepėr kaq e madhe sportive, qė quhet "rruga ujore artificiale", kėrkon qė cilėsia e pistave tė garave tė jetė plotėsisht e sigurt, sidomos shtrati i ujit tė pistave tė garave tė jetė i fortė dhe qė uji tė mos depėrtojė aspak.

Specialistėt pėrkatės bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė siguruar cilėsinė e shtratit tė ujit tė pistave. Nė radhė tė parė, ata bėnė kėrkime dhe studime tė hollėsishme tė kushteve gjeologjike tė shtratit tė ujit. Duke marrė parasysh strukturėn e shtresave tė dheut, ata vendosėn qė tė ngjeshin dheun e shtratit tė ujit me anė tė "goditjes sė fortė". Kjo do tė thotė qė njė ēekan i hekurt 18 tonėsh me njė diametėr prej 2.4 metrash tė bjerė 9 herė nga sipėr pėr tė ngjeshur dheun nė pikat qė duhen forcuar. Nė kėtė mėnyrė, dheu nė shtratin e ujit tė pistave u ngjesh si duhet. (Zheng)