v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-03 21:18:32    
Bota e ndritur e Ping Yali-sė

cri

Ping Yali ėshtė njė e verbėr, ėshtė edhe nėna e njė fėmije me aftėsi tė kufizuar fizike, ėshtė njė punėtore e dalė nga puna dhe e vetėpunėsuar, e ėshtė njėkohėsisht njė mjeshtre masazhi qė ka hapur blog nė internet? Tė dashur dėgjues, ndoshta ajo ju duket vetėm njė njeri me aftėsi tė kufizuar fizike, por ju tregoj se ajo ėshtė kinezja qė ka fituar medaljen e parė tė artė nė paralimpiadė. Mė poshtė ju ftoj tė ndiqni reportazhin me titull: "Bota e ndritur e Ping Yali-sė".

Dimri i ftohtė me kohė tė vrenjtur i solli sė verbrės Ping Yali shumė telashe. Por njė mėngjes, nėn drejtimin e qenit Lucky, ajo shkoi pėr punė nė Qendrėn e saj tė Masazhit.

"Mirėmėngjes, drejtoresha Ping!"

Nė Qendrėn e Masazhit tė sė verbrės Ping Yali, qė ndodhet nė njė lagje banimi nė Hajdian tė Pekinit, punonjėsja Zhang, pasi e pėrshėndeti Pingun, vazhdoi punėn e vet. Ajo i tha korrespondentit se tani Ping Yali zotėron tri qendra tė tilla masazhi, e nė kohėn e ngarkuar me punė, drejtoresha punon edhe vetė me klientėt.

Qendra e masazhit ėshtė shumė e pastėr, nė mur ėshtė vendosur njė fotografi, ku Ping Yali ka dalė e buzėqeshur sė bashku me kryetarin e Federatės sė Njerėzve me Aftėsi tė Kufizuar Fizike tė Kinės Deng Pufang.

Ping Yali, qė vuante qė nė fėmijėri nga katarakti serioz, i tha korrespondentit:

"Nė vogėli, nėna ime mendonte qė vetėm mjafton tė rroj unė."

Por sporti i ka hapur Ping Yali-sė botėn e ndritur.

Nė shkollėn fillore, kur ajo dėfrente me shokėt e shoqet e klasės duke vrapuar me shpejtėsi, atė e zbuloi trajneri i zgjedhjes sė sportistėve me paaftėsi pune. Kėshtu ajo, qė ishte mirė me shėndet, filloi tė stėrvitej pėr kėrcimin sė gjati. Nė vitet e para asaj i mungonte terreni stėrvitor dhe bėnte stėrvitje vetėm nė kohėn e pushimit tė sportistėve normalė.

Pas kapėrcimit tė shumė vėshtirėsive, ajo pati ēastin mė tė ndritur nė jetėn e saj. Nė qershor tė vitit 1984, nė Paralimpiadėn e Los Anxhelosit, ajo fitoi medaljen e artė nė kėrcimin sė gjati, duke thyer "rekordin zero" tė Kinės nė paralimpiadė.

Nė atė moment Ping Yali-sė iu kujtua nėna e saj, e cila i vdiq nga kanceri kur ajo ishte vetėm 8 vjeēe. Ajo i tha korrespondentit se deri nė kohėn e vdekjes, e ėma kishte merak tė madh pėr tė: Si do tė jetonte njė vajzė e verbėr pa pėrkujdesjen e nėnės? Ping Yali dėshironte qė kėtė medalje tė artė t'ia kushtonte pikėrisht nėnės sė saj tė dashur.

"Kur mora kėtė medalje tė artė, mė zuri shumė malli pėr nėnėn time."

Nė vitin 1988, me qėllim qė t'i pėrkushtohej pėrkujdesjes pėr tė birin, Ping Yali i dha fund jetės sė saj sportive 9-vjeēare. Gjatė kėtyre 9 vjetėve ajo fitoi mbi 10 medalje. Pikėrisht nė atė vit fabrika ku punonte ajo, nuk pati efektivitet tė mirė nė punė, kjo kampione paralimpike u bė punėtore e dalė nga puna. Atėherė ajo nuk kishte para dhe mendonte ta shiste edhe medaljen e saj tė artė paralimpike, qė e ka bėrė atė tė famshme. Ping Yali kujtoi duke thėnė:

"Pasi zbrita nga tribuna e dhėnies sė medaljeve, hasa pėrsėri vėshtirėsi nė jetė. Por mendova se isha ende e re, nuk dėshiroja tė jetoja me ndihmėn e qeverisė, desha tė jetoja ashtu si njerėzit normalė. Prandaj fillova vetėpunėsimin."

Vetėpunėsimi i ka hapur Ping Yalisė botėn e dytė tė ndritur.

Duke shfrytėzuar mjeshtėrinė e masazhit qė ka studiuar nė shkollėn e tė verbėrve tė Pekinit, Ping Yali hapi njė qendėr masazhi mė 29 qershor tė vitit 1999. Me ndihmėn e kuadrove dhe banorėve tė lagjes, ajo punonte me zell dhe tė ardhurat e saj qė nga muaji i parė i kaluan tė 2 mijė juanėt. Gjatė vetėpunėsimit ajo ka hasur edhe shumė vėshtirėsi. Ajo tha:

"Vėshtirėsia e parė kryesore ishte mungesa e fondeve dhe e dyta ishte mungesa e terrenit tė administrimit."

Gjatė vetėpunėsimit tė parė, tė ardhurat e saj tė mėvonshme ishin herė shumė dhe herė pak, nganjėherė bėnte edhe gabime, duke u kthyer klientėve 100 juanė nė vend tė 10 juanėve, por deri nė vitin 2002 ajo i shleu tė gjitha borxhet.

Lin Jun ėshtė njė klient i rregullt nė Qendrėn e Masazhit tė Ping Yali-sė. Ai i tregoi korrespondentit tonė:

"Prej shumė vjetėsh vij kėtu pėr masazh. Kam parė se ish-kampionia paralimpike ka hasur vėshtirėsi nė jetė, por ajo ėshtė e ēeliktė, nuk pėrkulet para vėshtirėsive, jeton me plot pasion."

Ēdo njeri qė e njeh Ping Yali-nė, vėren se nė botėn e saj drita ka mposhtur errėsirėn.

Nė vitin 2008 ajo hapi tri qendra tė tilla masazhi, ndėrsa nė kohėn e lirė ajo ka krijuar edhe blogun e vet nė internet, ku ka dėshirė t'u tregojė mė shumė njerėzve historinė e saj e t'u japė edhe mė shumė forcė.

Nė fund tė kėsaj interviste ajo shprehu dėshirėn qė, nėpėrmjet Radios sė Jashtme tė Kinės, t'u thotė sportistėve tė mbarė botės:

"Unė desha t'u tregoj tė gjithė sportistėve, si atyre normalė, ashtu edhe sportistėve jo normalė, mos harroni kurrė studimin gjatė stėrvitjes, duhet tė administroni mirė jetėn tuaj dhe tė mos mendoni se pas zbritjes nga tribuna e medaljeve i vutė pikė jetės suaj tė larmishme. Unė shpresoj se tė gjithė sportistėt, si nė vrapimin e stafetės 4 herė 100 metra do tė ecin nė mėnyrė tė shkėlqyeshme nė ēdo segment tė jetės sė tyre!"( Drita-Daming )