v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-12 18:16:42    
"Marrja e medaljes është ëndrra ime"

cri

dëgjoni

Intervistë me flamurtarin e delegacionit sportiv shqiptar Sahit Prizreni

Kësaj here ka ardhur në Kinë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit delegacioni sportiv shqiptar prej 27 anëtarësh. Ndër ta, 11 sportistë do të marrin pjesë në garat e 6 disiplinave, si mundje, qitje, ngritje peshash etj. Siç bëri të ditur shefi i misionit të delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli, ky delegacion ka potencial të madh, në të janë mbledhur sportistët më të shquar të Shqipërisë. Ndër ta, flamurtari i delegacionit Sahit Prizreni tërheq më shumë vëmendjen.

25-vjeçari Sahit Prizreni është mundës i stilit të lirë dhe tani radhitet në vendin e tretë në botë. Ai ka marrë pjesë në shumë takime të rëndësishme sportive ndërkombëtare dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera. Veçanërisht në kampionatin botëror të zhvilluar para Lojërave Olimpike, ai fitoi medaljen e bronztë, duke shënuar rezultatin më të mirë të mundësve shqiptarë në histori. Siç tha kryetari i delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli, ai është kandidati më i mundshëm për të fituar medalje ndër sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Pekinit.

Për sportistin, zgjedhja si flamurtari i delegacionit olimpik është një nder shumë i madh, që kërkon që ky sportist të ketë patjetër rezultat të shkëlqyshëm. Kurse Sahit Prizreni tha me modesti se ai është fatlum.

"Ky nder është vërtet një nder i madh. Në Shqipëri ka shumë sportistë të zotë, unë jam fatlum që kësaj here mbaj flamurin shqiptar, unë shpresoj ta ngre sa më lart në sportin e mundjes"

Njerëzit kanë përshtypjen se mundësit duhet të jenë me trup të madh dhe të gjatë, kurse Sahit Prizreni është i shkurtër, nga pamja e jashtme duket pak i dobët. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se ç'epërsi ka ai, Sahit Prizreni 156 cm i gjatë tha: 

"Ajo që kam unë është shpejtësia, shpejtësia e kombinuar me teknikën. Në ndeshjet më të mira që kam zhvilluar, shpejtësia është arma ime më e fortë."

Më 4 gusht, Sahit Prizreni mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes të organizuar nga fshati olimpik për nder të delegacionit sportiv shqiptar. Duke parë flamurin kombëtar shqiptar që valëvitet lart në sheshin e fshatit olimpik, ai ndien një krenari të pakrahasueshme.

 Të jesh shqiptar është bukur, bashkë me flamurin është më e bukur. Flamuri kombëtar është gjëja më e rëndësishme e sportistëve, është krenaria jonë që na mban neve kaq lart.

Megjithëse ditët e fundit ka pasur probleme dëmtimi, duke folur për ndeshjet e ardhshme, Sahit Prizreni është plot besim.

"Të them të vërtetën që ka dy javë që unë kam pësuar dëmtim në gjurin e djathtë, por ka javë që bëj terapi, ka edhe 15 ditë kohë për t'u ndeshur. Kam shumë besim që do të mjekohet dhe do të jem i gatshëm për Lojërat Olimpike. Tani gjithçka është në rregull, përveç gjurit, por ky është një problem i vogël." 

Anëtarët e delegacionit, veçanërisht kryetari i tij Fidel Ylli, presin shumë nga Sahit Prizreni dhe shpresojnë që ai të fitojë një medalje për Shqipërinë. Për këtë shpresë, Sahit Prizreni tha se nuk do të jetë një presion për të, por një forcë nxitëse.

"Të them të drejtën që ndihem mirë, kam besim, jam i gatshëm ta mbaj këtë përgjegjësi, por edhe të arrij rezultate sa më të mira. Shpresoj shumë që në këtë olimpiadë të realizoj ëndrrën time, e cila është medalja. Është diçka shumë e vështirë, por me përpjekjet në maksimun, uroj që të justifikoj besimin e gjithë ekipit olimpik " 

Më 19 gusht Sahit Prizreni do të ketë ndeshjet e tij. Ne urojmë që ai të kapërcejë dhimbjen e gjurit dhe presim që në këtë olimpiadë ai ta ngrejë lart flamurin kombëtar të Shqipërisë. ( Zhai) (Artan)