v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-02 19:47:22    
Dikasteret pėrkatėse tė Kinės trajtojnė paratė dhe materialet e dhėna

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Aktualitet nga Kina", do tė ndiqni shėnimin me titull "Dikasteret pėrkatėse tė qeverisė kineze dhe shoqatat popullore tė Kinės trajtojnė nė mėnyrė transparente paratė dhe materialet e dhėna pėr punėn shpėtimtare kundėr tėrmetit tė provincės Sichuan."

Pasi mė 12 maj ra tėrmeti i madh nė Wenchuan tė provincės Sichuan tė Kinės jug-lindore, qarqet e ndryshme tė Kinės dhe tė vendeve tė tjera u dhanė aktivisht para dhe materiale zonave tė prekura nga tėrmeti nė provincėn Sichuan. Deri nė orėn 12 tė 1 qershorit, qarqet e ndryshme tė Kinės dhe tė vendeve tė tjera dhanė para dhe materiale me njė vlerė prej mbi 41 miliardė e 500 milionė juanė. Dikasteret e cėshtjeve civile tė niveleve tė ndryshme dhe shoqeritė e ndryshme humanitare qė kanė marrė kėto para dhe materiale, u shprehėn se do tė publikojnė nė kohė listat e hollėsishme tė parave dhe tė materialeve tė dhėna nė uebsajtet e tyre dhe do tė pranojnė nė kohė kontrollin e sektorėve tė kontrollit pėr gjendjen e administrimit, pėrdorimit dhe shpėrndarjes sė kėtyre parave dhe tė materialeve.

Mė 1 qershor, Ministria e Cėshtjeve Civile tė Kinės publikoi "medotat e hapjes sė informatave mbi administrimin dhe pėrdorimin e fondeve dhe tė materialeve pėr punėn shpėtimtare kundėr tėrmetit tė Wenchuanit". Nė kėto medota caktohet se dikasteret e cėshtjeve civile tė niveleve tė ndryshme dhe sektorėt e tjerė qė kanė marrė paratė dhe materialet pėr punėn shpėtimtare kundėr tėrmetit, duhet tė publikojnė nė kohė nėpėrmjet uebsajtit, konferencės sė shtypit, mediave etj gjendjen e administrimit dhe pėrdorimit tė fondeve dhe materialeve kundėr tėrmetit dhe tė pranojnė nė kohė kontrollin, mbikqyrjen nga qarqet e ndryshme shoqėrore.

Pėrgjegjėsi i Drejtorisė sė Punėve Shpėtimtare tė Ministrisė sė Cėshtjeve Civile tė Kinės tė Kinės Pang Chenmin tha:

"Paratė dhe materialet e pranuara nga Ministria e Cėshtjeve Civile tė Kinės pėrdoren kryesisht pėr shpėtimin urgjent, transferimin dhe vendosjen e banorėve tė prekur nga tėrmeti, pėr zgjidhjen e vėshtirėsive tė tyre pėr veshmbathje, ushqim, strehim, mjekėsi etj, pėr rindėrtimin e banesave dhe pėr rimėkėmbjen e infrastrukturės bazė publike."

Mė 1 qershor, nėnkryetarja e pėrhershme e Kryqit tė Kuq tė Kinės zonja Jian Yiman u tha korrespondentėve:

"Pėr arsye se kėsaj here, numri i parave dhe materialeve tė dhėna nga qarqet e ndryshme ėshtė shumė i madh, Kryqi i Kuq i Kinės ka forcuar kontrollin dhe administrimin e parave dhe tė materialeve tė dhėna. Kryqi i Kuq i Kinės pranon kontrollin nga dikasteret pėrkatėse tė qeverisė dhe nga qarqet e ndryshme shoqėrore."

Tani, paratė dhe materialet pėr punėn shpėtimtare tė dhėna nga qarqet e ndryshme shoqėrore vazhdojnė tė shtohen. Mė 20 qershor, Drejtoria Shtetėrore e Kontrollit e Kinės do tė publikojė gjendjen e kontrollit dhe pastaj cdo muaj, kjo drejtori do tė publikojė komunikatėn pėrkatėse mbi gjendjen e administrimit dhe pėrdorimit tė kėtyre parave dhe materialeve tė dhėna nga qarqet e ndryshme shoqėrore, nė mėnyrė qė kėto para dhe materiale pėr punėn shpėtimtare tė jenė nėn kontrollin publik. (Du)(Klajd)