v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-28 16:33:03    
Ministria e Shėndetėsisė e Kinės: Puna profilaktike nė zonat e prekura nga tėrmeti po zhvillohet me efektivitet

cri

dėgjoni

Ka kaluar mė shumė se dy javė nga rėnia e tėrmetit nė Wenchuan tė Sichuan-it. Gjatė punėve shpėtimtare pėrballė tėrmetit, profilaksia, si njė punė e rėndėsishme, po zhvillohet nė mėnyrė tė gjithanshme nė zonat e prekura nga fatkeqėsia. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės Sun Jiahai u shpreh mė 27 maj nė Pekin se tė gjitha fshatrat e zonave tė prekura nga tėrmeti, si dhe qendrat e pėrkohshme tė akomodimit tė banorėve, janė pėrfshirė plotėsisht nė mjekimin, profilaksinė, si dhe dhėnien e materialeve mjekėsore. Do tė ndiqni tani njė reportazh lidhur me kėtė.

Pas rėnies sė tėrmetit nė Wenchuan tė provincės Sichuan, u keqėsuan kushtet mjekėsore. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės Sun Jiahai u shpreh se sektorėt kinezė tė shėndetėsisė kanė shpėtuar shumė tė plagosur dhe, njėkohėsisht, kanė zhvilluar edhe punėn profilaktike.

"Deri mė 27 maj nė orėn 12, Ministria e Shėndetėsisė ka dėrguar nė zonat e prekura nga tėrmeti 4939 punonjės profilaktikė dhe punonjės tė kontrollit higjienik, tė mbledhur nga 30 krahina tė mbarė vendit. Ministria e Shėndetėsisė ka krijuar mekanizmin bashkėrendues pėr profilaksinė me sektorėt e ushtrisė, tė bujqėsisė dhe tė ēėshtjeve civile. Tani kemi zbatuar sistemin e profilaksisė me pėrgjegjės personat konkretė, duke realizuar pėrfshirjen e gjithanshme tė punės sė profilaksisė."

Mėsohet se tani nė distriktet qė janė goditur mė rėndė nga tėrmeti bėhet ēdo ditė spėrkatja me lėndė dezinfektuese. Sektorėt e shėndetėsisė, tė sigurimit publik dhe tė bujqėsisė kanė dezinfektuar edhe mbi 18 mijė trupa tė tė vdekurve, si dhe mbi 20 milionė kufoma kafshėsh.

Punonjėsit e kontrollit higjienik kanė kontrolluar furnizimin nė mėnyrė tė qėndrueshme me ushqime tė qendrave tė akomodimit tė banorėve, si dhe gjendjen e furnizimit tė ujit. Deri nė orėn 12 tė 27 majit, nė zonat e prekura nga tėrmeti nuk ka njoftim pėr epidemi dhe pėr incident tė papritur tė higjienisė publike.

Z. Sun Jiahai u shpreh se tėrmeti ka dėmtuar rėndė sistemin e raportimit tė gjendjes epidemike nė zonat e fatkeqėsisė, megjithatė, nėpėrmjet rrjetit tė telefonisė celulare, vrojtimi i gjendjes epidemike pėrfshin tė gjitha lokalitetet e distrikteve tė prekura nga tėrmeti, si dhe tė gjitha qendrat e pėrkohshme tė akomodimit. Aktualisht janė marrė njoftime pėr disa sėmundje ngjitėse, si tuberkuloz, hepatit, heqje barku etj., por nuk ėshtė zbuluar incident i papritur higjienik me epidemi tė rėndė.

Sun Jiahai u shpreh se tani ndodhemi nė periudhėn verore tė pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse, e po tė shtosh keqėsimin e madh nga tėrmeti tė kushteve tė jetesės dhe higjienike tė banorėve vendas, ėshtė i lehtė shpėrthimi dhe pėrhapja e sėmundjeve ngjitėse. Prandaj detyrat e profilaksisė nė kėto zona janė shumė tė rėnda. Sun Jiahai u shpreh se Ministria e Shėndetėsisė do tė marrė masa tė mėtejshme pėr forcimin e punės profilaktike nė kėto zona.

"Pėr grupet kryesore tė njerėzve e zonat kryesore, si dhe kundėr epidemive kryesore, do tė dėrgojmė edhe mė shumė specialistė me pėrvojė pėr forcimin e punės profilaktike. Sė bashku me sektorėt pėrkatės, do tė vazhdojmė tė trajtojmė si duhet trupat e tė vdekurve dhe kufomat e kafshėve, qė tė kontrollojmė rreptėsisht burimet e infektimit. Do tė vaksinojmė edhe grupe njerėzish me imunitet tė dobėt."

Mėsohet se sektorėt e shėndetėsisė do t'u bėjnė grupeve kryesore tė njerėzve vaksinėn e hepatitit A dhe atė tė meningjitit trunoshpinor B para 15 qershorit. Sun Jiahai u shpreh se puna profilaktike nuk ka afat. Pėr sa kohė tė ketė nevojė pėr profilaksi, kjo punė do tė vazhdojė mė tej. (Wang Lei)(Artan)