v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-26 22:13:57    
Nė tėrmet, zemrat tona afrohen mė shumė

cri

dėgjoni

Tė hėnėn e para dy javėve, mė 12 maj, nė distriktin Wenchuan tė provincės Sichuan tė Kinės jug-perėndimore ra tėrmeti me fuqi 8 ballė, qė ka shkaktuar humbje tė mėdha nė njerėz dhe nė materiale.

Tė hėnė e kaluar, mė 19 maj Kina filloi 3 ditė zie kombėtare.

Yin Denghong, kuzhinier nga provinca Sichuan, po punon nė Shqipėri nė njė kompani kineze. Atė ditė, pasi u ngrit nė mėngjes, ai nuk pėrgatiti ushqimin pėr punonjėsit e kompanisė, ashtu si nė ditėt e zakonshme, sepse ai ka njė punė mė tė rėndėsishme.

Nė orėn 8 e 28 minuta sipas orės sė Tiranės, ose orėn 14 e 28 minuta sipas orės sė Pekinit, Yin-i dhe punonjėsit e tjerė tė kėsaj kompanie, qėndruan pėrpara televiziorit. Ai sė bashku me tė gjithė kinezėt mbajtėn 3 minuta heshtje pėr bashkatdhetarėt e vdekur nė tėrmetin e Wenchuanit. Pastaj, Yin-i shkoi me nxitim nė ambasadėn e Kinės nė Shqipėri pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet e zisė, sepse ai ishte shumė i shqetėsuar. Mos vallė ai nuk kishte akoma lidhje me familjen e tij nė Sichuan?

"Nė ditėn e rėnies sė tėrmetit, e mora vesh lajmin nė internet. Reagimi im i parė ishte t'i telefonoja familjes sime nė Sichuan. Nė fillim nuk po lidhesha dot dhe e humba mendjen fare atė ēast. Pas gjysmė ore telefonata u realizua. Babai dhe nėna mė thanė se ndien vetėm pak goditje. Kėshtu u qetėsova."

Anėtarėt e familjes ishin tė sigurt, po ēfarė e shqetėsonte Yin-i?

"Nė Tiranė ka njė restorant kinez. Njė kuzhinier i atjeshėm ėshtė gjithashtu nga Sichuani. Jemi bashkėfshatarė, prandaj jemi lidhur shpesh nė Shqipėri."

Ky bashkėfshtar i Yin-it quhet Zhang Chongcheng, ai vjen nga Mianyang-u, njė nga zonat e prekura rėndė nga tėrmeti. Ying Denghongu u shqetėsua pėr gjendjen e tanishme tė mikut tė tij, me tė cilin u njoh nė Shqipėri.

"Ai u kthye nė atdhe njė javė para tėrmetit. Jam i shqetėsuar shumė pėr tė, nuk e di si ėshtė ai."

Yin Denghong-u tha se kėsaj here nėpėrmjet aktivitetit tė zisė nė ambasadė, ai do tė kėrkonte edhe lajm pėr Zhang Chongcheng-un nga kinezė tė tjerė nė Shqipėri. A u realizua dėshira e Yin -it?

Pėrpjekjet nuk shkuan kot. Nė ambasadė, Yin-i gjeti mė nė fund numrin e celularit tė Zhang Chongcheng-ut dhe u lidh me tė nė telefon.

"U largova nga Shqipėria mė 8 maj dhe mbėrrita nė Mianyang dy ditė mė vonė. Kur ra tėrmeti, po vizitoja internetin. Ndjeva lėvizje tė fuqishme. Nė godinėn ku banoj ka njė ēarje tė madhe, por fatmirėsisht anėtarėt e familje janė tė sigurt."

Nėpėrmjet aktivitetit tė ambasadės, u lidhėn pėrsėri dy miq, qė u njohėn me njėri-tjetrin nė Shqipėri. Ata u gėzuan shumė.

"I falėnderoj nga zemra ata qė janė shqetėsuar pėr mua. Kur isha nė Shqipėri ata janė kujdesur shumė pėr mua."

Nė aktivitetin e zisė nė ambasadė, morėn pjesė jo vetėm kinezėt nga provinca Sichuan, ashtu si Yin Denghong, por edhe shumė kinezė nga provinca tė tjera. Ata thanė se pėrballė katastrofės, kinezėt jashtė vendit janė mė tė bashkuar.

Ye Sanhua, nga provinca Zhejiang merret me tregti tė vogėl nė Shqipėri. Ajo ėshtė njė nga nismėtarėt e dhurimit pėr zonat e prekura nga tėrmeti nė Wenchuan.

"Pashė nė kanalin CCTV-4 qė shumė banorė tė prekur nga tėrmeti humbėn ose prindėrit ose fėmijėt. Ndiej keqardhje tė madhe nė zemėr. Ky hidhėrim mund tė ndihet nga ne, qė jemi gjithashtu prindėr. Qava atėherė. Mė vonė, sė bashku me njė mik kinez, organizuam aktivitet dhurimi."

Me pėrkrahjen e ambasadės sė Kinės nė Shqipėri, ky dhurim i nisur nga Ye Sanhua u zhvillua mė 18 maj nė rrugėn e mallrave kineze. Nė Shqipėri ka vetėm nja 20 tregtore kineze, por me kontributin e tė gjithėve, u grumbulluan dhurime nė para me njė vlerė prej 150 mijė juanėsh.

Babai i Ye Sanhua-sė ka vuan nga kanceri dhe ka nevojė pėr para pėr mjekim. Megjithatė, Ye-ja dhuroi 2000 dollarė. Ajo tha:

"Rrojmė sė bashku me atdheun. Janė lidhur zemrat midis neve dhe banorėve tė prekur nga tėrmeti. Ky dhurim pėrfaqėson zemrėn time."

Nė aktivitetin e dhurimit nė rrugėn e mallrave kineze morėn pjesė jo vetėm kinezė dhe emigrantė kinezė nė Shqipėri. Veprimet e tyre dashamirėse prekėn edhe shqiptarėt. Gazetari i Agjencisė Hsinhua nė Tiranė, Yang Ke kujton:

"Njė shoqe shqiptare kaloi nga vendi i dhurimit. Ajo nuk i kuptoi hieroglifet nė parullė dhe pyeti njerėzit pranė. Kur e mori vesh, ajo u kthye enkas nė terrenin dhe dhuroi para."

Yang Ke mendoi se janė shumė tė shtrenjta ndihmat nga shqiptarėt dhe Shqipėria, nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Ai tha se shqiptarėt nuk harrojnė ndihmat nga Kina nė shekullin e kaluar. Nė tėrmet, janė afruar mė tej zemrat e dy popujve, kinez dhe shqiptar.

Nė aktivitetin e zisė tė zhvilluar nga 19 deri mė 21 maj nė ambasadė, morėn pjesė pothuaj se tė gjithė kinezėt nė Shqipėri. Krahas tyre, ishin tė pranishėm edhe personalitete tė qarqeve tė ndryshme shqiptare. Ambasadori i Kinės nė Shqipėri Wang Junling tha:

"Erdhėn pėr tė bėrė homazhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit ? etj."

Pėrveē politikanėve, ambasadorit Wang i la pėrshtypje tė thella edhe njė i ri.

"Ai ishte njė shqiptar i thjeshtė. Pėrveē shprehjes sė hidhėrimit, dhuroi edhe 300 dollarė."

Ambasadori Wang mendon se kjo mishėron miqėsinė tradicionale midis dy popujve.

Mbaruan 3 ditėt e zisė, por transmetimi i zemėrmirėsisė nuk ndalohet. Dėgjuesit tanė Jetmir Laloshi dhe Rozeta Shehaj na telefonuan posaēėrisht, duke shprehur hidhėrimin e tyre pėr viktimat e tėrmetit.

Pėrpara katastrofės, shihet bashkimi i kinezėve nė Shqipėri, shihet trashėgimi i miqėsisė midis popullit shqiptar dhe popullit kinez, shihet edhe afrimi i zemrave midis kinezėve me njėri-tjetrin dhe midis tyre e shqiptarėve. (Zhang Zhuo/ Wang Lei)