v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-19 21:06:36    
Kina shpalli ditė zie kombėtare, duke shprehur hidhėrim pėr viktimat e tėrmetit tė provincės Sichuan

cri

dėgjoni

Mė 12 maj ra tėrmeti i madh nė qytezėn Wenchuan tė provincės Sichuan, si pasojė e tė cilit kanė vdekur 32 mijė veta nė provincat Sichuan, Gansu, Shangxi dhe provinca tė tjera, e njėkohėsisht, janė plagosur mė shumė se 220 mijė veta. Pėr tė shprehur hidhėrimin e thellė tė popullit tė kombėsive tė ndryshme tė Kinės, qeveria kineze vendosi qė nga 19 deri mė 21 maj tė jenė ditė zie kombėtare. Gjatė kėsaj periudhe do tė ndalojė stafeta e pishtarit olimpik nė Kinė. Nė mbarė vendin dhe nė institucionet e ndryshme jashtė vendit do tė ulet nė gjysmėshtizė flamuri kombėtar, duke ndaluar aktivitetet argėtuese.

Nė orėn 4 e 58 minuta tė mėngjesit tė 19 majit, nė sheshin "Tian An Men", nėn tingujt e himnit kombėtar, flamuri kombėtar i Kinės u ngrit ngadalė, u qėndrua nė majėn e shtizės, pastaj u ul nė gjysmėshtizė. Ngritja e flamurit nė gjysmėshtizė bėhet pėr tė shprehur hidhėrimin e qeverisė kineze pėr viktimat e tėrmetit tė provincės Sichuan. Njėkohėsisht, kjo ėshtė hera e parė e uljes nė gjysmėshtizė tė flamurit kombėtar kinez pėr banorėt e thjeshtė.

Mė 19 maj, herėt nė mėngjes, mijėra banorė qėndruan mė kėmbė nė sheshin "Tian An Men" duke nderuar flamurin kombėtar kinez me sy. Pas ceremonisė, gazetari intervistoi njė baba dhe vajzėn e tij. Babai quhet Tian Guanghui, ndėrsa e bija Tian Sanshan.

"Ndėr viktimat, ka shumė fėmijė bashkėmoshatarė me mua, ata janė kallur nė dhe. Jam shumė e trishtuar???"

"Jam shumė i pikėlluar, megjithatė, mė duket se para fatkeqėsisė, vendi ynė tregoi bashkim e unitet tė paparė."

Pėrveē banorėve lokalė tė Pekinit, edhe shumė banorė tė provincave tė tjera qė studiojnė e punojnė nė Pekin erdhėn nė sheshin "Tian An Men" nė mėnyrė tė vetvetishme pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e ngritjes sė flamurit. Luo Wen Qing-u ėshtė njė prej tyre, nga qyteti Shenzhen. Nė orėn 4 tė mėngjesit, ajo erdhi nė shesh. Luo Wen Qing-u tha se ėshtė e bindur se me ndihmėn e tė gjithė popullit kinez, banorėt e zonės sė prekur nga tėrmeti patjetėr do tė rindėrtojnė shtėpitė e tyre!

"Tėrmeti ka ndodhur, fatkeqėsinė nuk mund ta ndryshojmė, por shumė njerėz, duke na pėrfshirė edhe ne, i mbėshtetim ata, i ndihmojmė ata. Populli i provincės Sichuan duhet tė jetė i patundur dhe tė bėjė pėrpjekje pėr tė rindėrtuar shtėpitė!"

Studenti amerikan qė mėson nė Kinė Joe Bircher gjithashtu mori pjesė nė kėtė ceremoni, ai tha:

"Ėshtė shumė i trishtuar, kaq shumė njerėz kanė vdekur, ne nuk mund ta pengojmė rėnien e tėrmetit. Kina ka vepruar shumė mirė dhe ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet."

Sot nė mėngjes, Ministria e Punėve tė Jashtme e Kinės dhe ambasadat kineze nė vende tė tjera gjithashtu ulėn nė gjysmėshtizė flamurin kombėtar. Mė shumė se 60 ambasadorė tė huaj shkuan nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kinės pėr tė bėrė homazhe. Gazetarja e Radios sė Jashtme tė Kinės Liu Yi Yao njoftoi se:

"Ambasadori i Bregut tė Fildishtė ėshtė ambasadori i parė qė erdhi nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kinės pėr tė bėrė homazhe. Ai tha se Kina dhe Bregu i Fildishtė kanė mbajtur marrėdhėnie shumė tė ngushta, nė emrin e popullit tė Bregut tė Fildishtė, ai i shprehu popullit kinez hidhėrimin. Ambasadori amerikan nė Kinė Klark Randt tha se pala amerikane do tė shtojė ndihmėn ndaj Kinės. Ambasadori japonez nė Kinė Yuli Miyamoto u shpreh nga ana e tij se qeveria japoneze do tė bėjė pėrpjekje me qeverinė kineze pėr tė rindėrtuar shtėpitė e popullit kinez." (Yuan Xin)