v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-15 19:22:47    
U zhvillua Forumi ekonomiko-tregtar Kinė-Kroaci, ku Jia Qinglini parashtroi propozimin e rėndėsishėm pėr nxitjen e bashkėpunimit ekonomiko-tregtar midis dy vendeve

cri

dėgjoni

13 maji ėshtė dita kujtimore me rastin e 16-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Kroacisė. Mė 14 maj u zhvillua nė Zagreb Forumi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve me pėrmasat mė tė mėdha deri tani. Nė kėtė forum mbi 200 sipėrmarrės tė tė dy vendeve u mbodhėn sė bashku, duke diskutuar politikėn pėr ngritjen e nivelit tė bashkėpunimit dhe zgjerimin e pėrmasave tė bashkėpunimit. Kryetari i komitetit kombėtar tė Konferencės Konsultative Politike tė Popullit Kinez Jia Qinglin qė ndodhet pėr vizitė nė Kroaci, parashtroi nė kėtė forum propozimin e rėndėsishėm pėr nxitjen e bashkėpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinės dhe Kroacisė dhe shtjelloi konceptin e zhvillimit paqėsor tė Kinės.

U hap mė 14 maj paradite Forumi ekonomiko-tregtar Kinė-Kroaci i organizuar bashkarisht nga Dhoma e Ekonomisė e Kroacisė dhe nga Komisioni i Nxitjes sė Tregtisė Ndėrkombėtare i Kinės. 200 pėrfaqėsues tė ardhur nga 120 ndėrmarrjet e Kinės dhe tė Kroacisė marrin pjesė nė kėtė forum.

Pėr arsye se ditėt e fundit nė distriktin Wenchuan tė provincės Sichuan tė Kinės ra tėrmeti 7.8 ballash, duke shkaktuar humbje tė mėdha tė vjekjes dhe plagosjes sė njerėzve dhe materiale. Forumi ekonomiko-tregtar ėshtė filluar nė mes heshtjeve.

Sipas tė dhėnave statistikore, tregtia dypalėshe midis Kinės dhe Kroacisė ka ruajtur njė prirje tė fortė zhvillimi. Vitin e kaluar, vėllimi i tregtisė dypalėshe arriti nė 1 miliardė e 600 milionė dollarė amerikanė, duke u shtuar 70% nė krahasim me vitin 2006. Me zhvillimin e thellė tė reformės dhe hapjes nė Kinė dhe me shpejtimin e procesit tė integrimit tė pranimit tė Kroacisė nė Bashkimin Evropian, kėrkesat dypalėshe janė shtuar nga dita nė ditė. Pėr kėtė kryetari i komitetit kombėtar tė saj Jia Qinglin parashtroi propozimin etij.

"Dy vendet duhet tė zhvillojnė aktivisht bashkėpunimin me leverdi reciproke nė fushat e telekomunikacionit, tė prodhimit tė makinerive, tė transportit, tė pėrpunimit tė ushqimeve etj., tė zgjerojnė gradualisht pėrqindjen e produkteve tė teknologjive tė reja dhe tė larta nė tregtinė dypalėshe dhe tė nxitin shumėllojshmėrinė e strukturės tregtare. Ne mirėpresim mė shumė produktet tė mira tė Kroacisė tė hyjnė nė tregun e Kinės dhe shpresojmė se ndėrmarrjet e Kroacisė do tė luajjnė plotėsisht epėrsitė e tyre tė marrin pjesė aktivisht nė zhvillimin e Kinės Perėndimore dhe nė rigjallėrimin e bazės sė vjetėr industriale tė krahinave veri-lindore tė Kinės. Kina do tė pėrkrahė gjithashtu ndėrmarrjet e vendit me potencialin ekonomik tė shkojnė nė Kroaci pėr investime."

Duke folur pėr sukseset e reformės dhe tė hapjes nė Kinė, kryetari i komitetit kombėtar tė saj Jia Qinglin shtjelloi mė tej konceptin e zhvillimit paqėsor tė Kinės.

"Ne do tė mbajmė lart flamurin e paqes, tė zhvillimit dhe tė bashkėpunimit, do t'i pėrmbahemi politikės sė jashtme tė pavarur, autonome e paqėsore, do tė ecėm gjithmonė nė rrugėn e zhvillimit paqėsor, do tė zbatojmė strategjinė e hapjes me leverdi reciproke dhe me pėrfitime tė pėrbashkėta pėr tė krijuar njė botė harmonike tė paqes sė gjatė dhe tė lulėzimit tė pėrbashkėt. Populli kinez dėshiron tė pėrballojė sė bashku me popujt e vendeve tė ndryshme, duke pėrfshirė popullin e Kroacisė, sfidat e rreziqet pėr tė nxitur bashkarisht paqen dhe zhvillimin njerėzor." (Sihai)