v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-13 19:40:32    
Ra tėrmeti prej 7.8 ballėsh nė Kinėn jugperėndimore

cri

dėgjoni

Mė 12 maj, nė Wenchuan tė provincės Sichuan tė Kinės ra tėrmeti prej 7.8 ballėsh, ky tėrmet i fuqishėm u ndie nė mbi 10 provinca e qytete tė mbarė vendit. Deri nė orėn 16 tė 13 majit, tėrmeti shkaktoi mbi 12000 tė vdekur.

Pas tėrmetit, kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao dha menjėherė urdhėr pėr shpėtimin e tė plagosurve. U krijua komanda e pėrgjithshme e shpėtimit nga fatkeqėsia me kryeministrin kinez Wen Jiabao si komandant i pėrgjithshėm. Tani Wen Jiabao ka arritur nė qytetin Dujiangyan tė provincės Siēuan pėr tė drejtuar punėn kundėr tėrmetit.

Nga aeroplani me tė cilin po shkonte drejtė rajonit tė prekur nga fatkeqėsia, Wen Jiabao u kėrkoi qeverive tė shkallėve tė ndryshme tė bėjnė pėrpjekjet mė tė mėdha pėr tė shpėtuar tė plagosurit:

"Funksionarėt e shkallėve tė ndryshme duhet tė shkojnė nė frontin e luftės kundėr tėrmetit pėr tė drejtuar punėn e shpėtimit nga fatkeqėsia. Tani mė tė rėndėsishmet janė gjakftohtėsia, besimi, guximi dhe komanda e fuqishme. Jam i bindur se nėn udhėheqjen e komitetit qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės dhe tė Kėshillit tė Shtetit, ne do tė mposhtim patjetėr kėtė fatkeqėsi."

Pas arritjes nė qytetin Dujiangyan, Wen Jiabao organizoi menjėherė mbledhje ku u kėrkoi ushtarėve dhe oficerėve qė marrin pjesė nė punėn e shpėtimit nga fatkeqėsia tė kapėrcejnė tė gjitha vėshtirėsitė dhe tė hyjnė sa mė parė nė rajonin me gjendjen mė tė rėndė tė fatkeqėsisė. Ai tha:

"Tani detyra e parė ėshtė shpėtimi i tė plagosurve. Duhet tė mblidhet sa mė parė numri i tė vdekurve dhe i tė plagosurve."

Pastaj Wen Jiabao shkoi nė spitalin e mjekėsisė kineze dhe nė shkollėn e mesme Juyuan tė qytetit Dujiangyan pėr tė vizituar masat popullore tė prekur nga fatkeqėsia dhe pėr tė njohur gjendjen e fatkeqėsisė. Ndėrtesat e spitalit tė mjekėsisė kineze tė Dujiangyanit u rrėzuan gjatė tėrmetit, mė se 100 njerėz u bllokuan nėn gėrmadha, Wen Jiabao u ngjit nė murin e prishur dhe u thirri masave popullore tė bllokuara:

"Mbahuni, ushtarėt po ju shpėtojnė!"

Nė shkollėn e mesme Juyuan, Wen Jiabao tha:

"Ka edhe shumė njerėz qė kanė shpresė tė mbeten gjallė, ne duhet tė bėjmė pėrpjekjet mė tė mėdha pėr t'i shpėtuar."

Pas tėrmetit, organet e ndryshme pėrkatėse kineze filluan menjėherė punėn e shpėtimit nga fatkeqėsia. Ushtria kinez dėrgoi ushtarė dhe oficerė nė rajonin e prekur nga tėrmeti pėr punė shpėtimi. Oficeri i policisė sė armatosur Zhang Jinliang u shpreh:

"Deri tani kemi dėrguar 5000 ushtarė, njėkohėsisht 2000 ushtarė tė tjerė janė gati tė shkojnė nė rajonin e prekur nga fatkeqėsia."

Drejtoria Sizmologjike e Kinės dhe Ministria e Shėndetėsisė e Kinės kanė dėrguar grupe tė punės nė rajonin e prekur nga fatkeqėsia pėr punė shpėtimi dhe tė ndihmės. Ministria e Punėve Civile e Kinės dha menjėherė 5000 ēadra, njėkohėsisht kjo ministri dhe Ministria e Thesarit e Kinės dhanė 200 milionė juanė fonde tė ndihmės me rastin e gjendjes sė jashtėzakonshme nė rajonin e prekur nga fatkeqėsia. (Fani)