v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-21 15:40:02    
Kina zhvilloi aksionin nė pėrmasa mė tė mėdha pėr shkatėrrimin e botimeve piraterike dhe tė paligjshme

cri

dėgjoni

Mė 20 prill nė Kinė, 31 provincat, rajonet autonome dhe qytetet nėn udhėheqjen direkte nga qeveria qendrore kineze zhvilluan shkatėrrimin nė pėrmasa mė tė mėdha ndaj botimeve qė shkelin tė drejtat e pronėsisė intelektuale, atyre piraterike dhe tė paligjshme. Ky aksion kundėr piraterisė ėshtė nė pėrmasat mė tė mėdha nė historinė e Kinės. Drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shtypit dhe Botimeve tė Kinės Liu Binjie, qė ėshtė edhe drejtori i Drejtorisė Shtetėrore tė tė Drejtave tė Autorit tė Kinės u shpreh se aksioni i kėsaj here tregon arritjet e Kinės nė luftėn kundėr shkeljes sė tė drejtave tė autorit, piraterisė dhe botimeve tė paligjshme dhe tregon vendosmėrinė dhe qėndrimin kėmbėngulės tė qeverisė kineze pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale.

Ky aksion i zhvilluar mė 20 prill ėshtė me pėrmasat mė tė mėdha nė histori, gjatė tė cilit u shkatėrruan gjithsej 4700 produkte tė tilla me njė vlerė prej mbi 500 milionė juanėsh. Nė Pekin, numri i produkteve tė shkatėrruara arriti nė 2 milionė dhe nė kėtė aksion, morėn pjesė pėrgjegjėsit e 22 ministrive tė Kinės, duke pėrfshirė drejtorin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shtypit dhe Botimeve tė Kinės, Liu Binjie. Ai tha nė pikėn e posaēme tė shkatėrrimit: "Nėpėrmjet aksionit tė sotėm, shpresojmė qė t'i tregojmė mė tej botės se qeveria kineze do tė mbajė lart flamurin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale, do tė luftojė me vendosmėri kundėr piraterisė dhe shkeljeve tė tė drejtave tė pronėsisė intelektuale dhe do tė japė shėrbime tė duhura pėr ndėrtimin e njė shteti tė risisė."

Liu Binjie tha se qeveria kineze gjithmonė i kushton rėndėsi tė madhe mbrojtjes sė tė drejtave tė pronėsisė intelektuale. Tani nė pėrgjithėsi, Kina ka ndėrtuar njė sistem tė plotė ligjor lidhur me tė drejtat e pronėsisė intelektuale qė pėrputhet me normat ndėrkombėtare. Pėr mbikėqyrjen efikase, janė vendosur nė 50 qytete tė mėdha e tė mesme qendra tė denoncimeve lidhur me tė drejtat e pronėsisė intelektuale. Para disa ditėsh, Kėshilli i Shtetit i Kinės miratoi parimisht "Programin Strategjik Shtetėror tė tė Drejtave tė Pronėsisė Intelektuale" dhe bėri planifikimin e mėtejshėm mbi mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale. Kėshtu, strategjia e Kinės e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale do tė futet zyrtarisht nė fazėn e zbatimit.

Krahas kėtyre, sipas tė dhėnave statistikore, gjatė 20 vjetėve tė fundit, Kina zbuloi mbi 400 mijė raste lidhur tė drejtat e pronėsisė intelektuale dhe 238 linja tė paligjshme pėr prodhimin e disqeve, duke sekuestruar mbi 1.3 miliardė produkte qė shkelin tė drejtat e pronėsisė intelektuale ose produkte tė paligjshme piraterike.

Nė pikėn e shkatėrrimit tė botimeve tė paligjshme piraterike, u zhvillua edhe aksioni i propozimeve kundėr piraterisė tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme dhe 9 vjeēare. Nxėnėsja Zhao Yujiao tha: "Nė emėr tė nxėnėsve tė qytetit tė Pekinit, unė u propozoj tė gjithė nxėnėsve tė Kinės tė respektojnė tė drejtat e pronėsisė intelektuale dhe tė mbajnė njė qėndrim tė vendosur kundėr piraterisė, pro botimeve tė ligjshme dhe tė mbrojnė tė drejtat e pronėsisė intelektuale."

Megjithėse ka pasur arritje tė mėdha, Kina akoma pėrballet me vėshtirėsi tė shumta. Liu Binjie u shpreh se nė tė ardhmen, detyra e Kinės kundėr piraterisė dhe nė mbrojtje tė drejtave tė pronėsisė inteleltuale ėshtė e vėshtirė. Ai tha: "Kohėt e fundit, disa pėrgjegjės tė linjave tė paligjshme kanė dalė jashtė Kinės dhe ata vazhdojnė tė prodhojnė me identitetin e tregtarėve tė huaj produkte piraterike qė shkelin tė drejtat e pronėsisė intelektuale. Kjo tregon se kemi akoma njė detyrė tė vėshtirė kundėr piraterisė. Shpresojmė qė organet pėrkatėse, policėt dhe masat popullore tė zbatojnė me seriozitet tė gjitha ligjet mbi mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale, tė krijojnė bashkė njė ambient tė mirė tė prodhimit intelektual dhe tė japin kontribut tė ri nė rritjen e forcės sė risisė nė Kinė." (Jiang Lei)