v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-25 20:22:23    
Pekini do tė garantojė komunikacionin gjatė Lojėrave Olimpike

cri

dėgjoni

Ashtu si shumė qytete tė mėdha nė botė, edhe Pekini pėrballon presion tė madh nė komunikacion. Pas disa muajve, Lojėrat Olimpike do tė hapen nė Pekin. Kėshtu, nėse mund tė garantohet qarkullimi normal nė Pekin ka tėrhequr shumė vėmendjen e botės. Ditėt e fundit, funksionarė pėrkatės tė Komitetit Organizator tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe tė Bashkisė sė Pekinit u shprehėn pėrkatėsisht se gjatė Olimpiadės sė Pekinit do tė garantohet patjetėr komunikacioni dhe nė kėtė drejtim Pekini ėshtė i gatshėm. Do tė ndiqni tani njė reportazh lidhur me kėtė.

Pėr tė zbutur presionin e trafikut dhe pėr krijimin e njė mjedisi tė mirė tė komunikacionit pėr organizimin e Lojėrave Olimpike, vitet e fundit Bashkia e Qytetit tė Pekinit ka bėrė pėrpjekje kolosale. Nėnkryetari i Bashkisė sė Pekinit z. Ji Lin shpjegoi se gjatė 5 vjetėve tė kaluar, Pekini ka investuar gjithsej 110 miliardė juanė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės nė komunikacion.

"Pekini ka forcuar ndėrtimin e infrastrukturės sė komunikacionit, qė pėrfshin dy aspekte. Njėri janė rrugėt. Qoftė nė autostradat apo rrugėt urbane, kemi bėrė shumė investime. Tjetri ėshtė komunikacioni me binarė, pėr tė cilin kemi bėrė shumė pėrpjekje, kemi dhėnė fonde tė mėdha dhe kemi pasur efektivitet tė madh."

Nė tetor tė vitit tė kaluar, u vu nė shfrytėzim linja e 5-tė e metrosė, njė arterie e madhe komunikacioni, qė pėrshkon zonėn urbane tė Pekinit nga jugu nė veri. Kėshtu gjatėsia e pėrgjithshme e metrosė nė Pekin i kalon 140 km dhe vėllimi i transportimit tė udhėtarėve ka arritur nė 2.2 milionė, gjė qė e pėrmirėson shumė gjendjen e bllokimit tė trafikut nė Pekin.

Pėr tė shtuar forcėn tėrheqėse tė komunikacionit publik pėr banorėt, Pekini ka krijuar kanal tė posaēėm pėr autobus, ka pėrhapur kartėn IC tė autobusėve, qė pėrdoret mė lehtė, dhe ka zbatuar politikėn e biletave tė lira tė autobusit. Tani, nė Pekin nė linjat kryesore tė autobusėve, ēmimi i biletave ėshtė vetėm sa 40 % e ēmimit tė kaluar; ndėrkohė, pėr komunikacionin me binarė, pavarėsisht nga gjatėsia apo hera e ndėrrimit, ēmimi i biletave ėshtė vetėm sa 2/3 e atij tė kaluar. Me kėto masa konkrete, pėrqindja e pekinasve qė udhėtojnė me komunikacion publik ėshtė ngritur nė 34 %, duke e kaluar pėrqindjen e banorėve qė udhėtojnė me vetura private.

Pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė trafikut, pekinasit kanė ndjenja tė thella. Z. Li Jian ėshtė pedagog nė njė universitet tė Pekinit. Ai tha se pėrmirėsimi i komunikacionit i ka sjellė lehtėsi tė paparė.

"Kėto masa pėr pėrmirėsimin e komunikacionit na kanė sjellė shumė lehtėsi. Edhe ēmimi i biletave u ul nėn kontrollin e bashkisė sė Pekinit, gjė qė na kursen paratė. Jam shumė i kėnaqur."

Pėr kėtė ka ndjenjė tė thellė edhe korrespondenti i gazetės braziliane "Globo", Gjilberto Skofield, qė jeton nė Pekin prej 4 vjetėsh.

"Mund tė shoh nga afėr pėrpjekjet e qeverisė kineze nė pėrmirėsimin e komunikacionit tė Pekinit, qė kanė zbutur nė tėrėsi presionin e trafikut."

Megjithatė, njė problem i pashmangshėm ėshtė qė nė Pekin ka mbi 16 milionė banorė tė pėrhershėm dhe mbi 3 milionė automjete, ndėrsa numri i automjeteve shtohet me njė ritėm prej 1000 nė ditė. Me aq shumė banorė dhe automjete, nė kulmin e qarkullimit tė automjeteve pėr vajtje-ardhjen nga puna, disa pjesė rruge ende bllokohen. Pas disa muajve do tė zhvillohen nė Pekin Lojėrat Olimpike dhe Pekini do tė presė miliona sportistė, trajnerė, shikues e turistė kinezė dhe tė huaj. Kėshtu, kėrkesat pėr komunikacion do tė arrijnė kulmin historik. Pikėrisht pėr kėtė, komunikacioni ėshtė bėrė hallkė e rėndėsishme nė punėt pėrgatitore pėr kėto lojėra.

Pėr tė realizuar objektivin e trafikut tė lirshėm gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, sektori pėrkatės hartoi projektin e administrimit tė komunikacionit gjatė Olimpiadės dhe do ta publikojė sė shpejti. Nėnkryetari ekzekutiv i Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, z. Wang Wei, u shpreh me besim tė plotė:

"Gjatė Lojėrave Olimpike do tė zgjidhet problemi i komunikacionit. Do tė marrim disa masa dhe mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė kanali i gjelbėr olimpik. Tė gjitha automjetet me shenjė olimpike do tė ndjekin kanale tė posaēme olimpike, qė tė garantohet arritja nė kohė e sportistėve dhe e shikuesve nė pallate e stadiume."

Mėsohet se kanalet e posaēme tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit pėrfshijnė sferėn mė tė madhe nė krahasim me edicionet e kaluara tė Olimpiadės. Sipas premtimeve tė Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, gjatė kėtyre lojėrave nga vendbanimi deri nė terrenet sportive, sportistėt nuk do tė shpenzojnė as 30 minuta.

Pėrveē kėtyre, nėnkryetari i Bashkisė sė Pekinit, z. Ji Lin, bėri tė ditur gjithashtu se gjatė Lojėrave Olimpike, Pekini do tė marrė disa masa tė kufizimit tė qarkullimit, por njėkohėsisht do tė pėrpiqet tė pakėsojė nė minimum ndikimet e kėtyre masave ndaj punėve e jetės sė zakonshme tė banorėve tė Pekinit.

"Atėkohė, do tė kontrollojmė qarkullimin e automjeteve, qė do tė thotė automjetet do tė qarkullojnė sipas numrit tek a ēift tė licencės sė tyre. Sigurisht, nė pėrputhje me kėtė masė, qeveria do tė pėrdorė edhe metoda inkurajuese dhe politikė kompensimi."

Vitin e kaluar, Pekini provoi masat e kufizimit tė qarkullimit tė automjeteve dhe pati efekt tė mirė. Ky eksperiment i dha bazė hartimit tė masave tė kufizimit tė qarkullimit gjatė Lojėrave Olimpike. Kėto masa gjetėn mirėkuptim dhe pėrkrahje edhe nė banorėt e Pekinit. Z. Zhang Duo ėshtė pronari i njė veture private. Nga kėndvėshtrimi i tij, masat e kufizimit tė qarkullimit i bėnė rrugėt mė tė lira.

"Vitin e kaluar, gjatė periudhės sė qarkullimit tė veturave sipas numrit tek e ēift, automjetet nė rrugė u pakėsuan dukshėm dhe rendi i trafikut u pėrmirėsua shumė. Ēdo pronar i automjeteve private shpreson se njė gjendje e tillė do tė pėrsėritet jo vetėm gjatė Lojėrave Olimpike, por edhe nė ditėt e zakonshme nė tė ardhmen."

Mėsohet se para hapjes sė Lojėrave Olimpike, nė Pekin do tė futen nė shfrytėzim edhe disa linja metroje, duke pėrfshirė njė linjė qė pėrshkon zonėn qendrore olimpike tė Pekinit. Atėherė, gjatėsia e pėrgjithshme e metrosė nė Pekin do tė arrijnė nė 200 km. Krahas kėtyre, gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit do tė hapen edhe 34 linja tė posaēme tė autobusėve nė shėrbim tė garave olimpike. Shikuesit kinezė dhe tė huaj me bileta olimpike do tė gėzojnė falas kėto linja tė posaēme.

Nė kohėn e garantimit tė komunikacionit tė lirė gjatė Lojėrave Olimpike, administrata e Pekinit ka marrė parasysh edhe krijimin e mekanizmit afatgjatė pėr zgjidhjen e problemit tė komunikacionit nė kėtė qytet, duke pėrfituar nga rasti olimpik. Nėnkryetari i Bashkisė sė Pekinit Ji Lin shpjegoi se punėt pėrgatitore pėr Lojėrat Olimpike kanė nxitur ndėrtimin e infrastrukturės rrugore nė Pekin. Pas Olimpiadės, Pekini do tė vazhdojė tė marrė masa tė ndryshme nė kėtė drejtim, qė tė zgjidhė problemin e komunikacionit nė mėnyrė afatgjatė.

"Nė tė ardhmen do tė nxjerrim masa konkrete. Rrugėzgjidhja thelbėsore ėshtė forcimi i komunikacionit me binarė. Tjetėr metodė ėshtė shtimi i forcės tėrheqėse tė trafikut rrugor dhe i efektivitetit tė tij."

Sipas planifikimit tė Bashkisė sė Pekinit, deri nė vitin 2012 pėrqindja e banorėve qė pėrdorin komunikacionin publik do tė arrijė nė 50 %. Deri nė vitin 2015, nė Pekin do tė formohet njė rrjet i metrosė me gjatėsi prej 561 km, shifėr kjo qė do ta kalojė atė tė Nju-Jorkut, dhe Pekini do tė jetė qyteti me metronė mė tė gjatė nė botė. Krahas kėtyre, Pekini do tė ngulė kėmbė pėr njė kohė tė gjatė nė politikėn e ēmimit tė ulėt tė komunikacionit publik, qė banorėt dhe turistėt tė gėzojnė shėrbime komunikacioni tė lehta, tė shpejta dhe tė lira nė Pekin. (Wang Lei) (Artan)