v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-04 09:44:25    
Nuk do tė mbetet si problem i pezullt cilėsia e ajrit gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit

cri

 dėgjoni

Nė njė konferencė shtypi tė zhvilluar mė 27 shkurt nė Pekin, zv/drejtori i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit tė Pekinit z. Du Shaozhong premtoi se Kina do tė mbajė premtimin pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit tė Pekinit dhe gjatė Lojėrave Olimpike nuk do tė mbetet si problem i pezullt arritja e cilėsisė sė ajrit sipas standardit tė duhur. Ai bėri tė ditur se Pekini do tė marrė njė sėrė masash, si mbylljen dhe ndalimin e ndėrmarrjeve me ndotje tė mėdha dhe kufizimin e qarkullimit tė automjeteve, qė tė garantojė cilėsinė e ajrit gjatė Lojėrave Olimpike. Do tė ndiqini tani njė reportazh lidhur me kėtė.

Gjatė disa vjetėve tė fundit, Pekini ka bėrė pėrpjekje nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit dhe ka pasur efektivitet tė dukshėm. Qė nga viti 1998, Pekini ka marrė mbi 200 masa kontrolluese kundrej ndotjeve nga automjetet, nga industria e rėndė dhe nga pluhurat e katiereve. Sipas tė dhėnave vėzhguese, nė vitin 2007 pėrqindja e ndotėsve kryesor nė mjedisin ajror tė Pekinit u ul shumė nė krahasim me atė tė 9 vjetėve mė parė dhe numri i ditėve me cilėsi tė mirė ajrore u shtua nga 100 nė 246.

Nė konferencėn e shtypit tė zhvilluar mė 27 shkurt nė Qendrėn e Informacionit Olimpik, zv/drejtori i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit tė Pekinit z. Du Shaozhong u shpreh se sivjet Pekini do tė marrė masa mė tė rrepta nė sistemimin e ndotjeve ajrore dhe do tė pakėsojė nė maksimum shkarkimet, qė tė garantojė cilėsinė e mirė ajrore gjatė Lojėrave Olimpike.

"Ne do tė zbatojmė standardin mė tė rreptė tė shkarkimit, duke forcuar eliminimin e sistemimin e automjeteve me shkarkim tė madh; do tė mbyllim njė kontingjent ndėrmarrjesh e instalimesh me ndotje tė rėnda; do tė kontrollojmė mė rreptėsisht edhe ndotjen nga pluhrat nė kantiere."

Z. Du Shaozhong bėri tė ditur se gjatė Lojėrave Olimpike, Pekini do tė marrė masa pėrkatėse pėr kufizimin e qarkullimit tė automjeteve. Nė vitin 2007, Pekini bėri njė eksperiment nė kėtė drejtim dhe arriti nė njė rezultat optimist. Ky eksperiment jep bazėn e besueshme dhe metodėn efektive pėr hartimin e masave tė kontrollit gjatė Lojėrave Olimpike dhe pėr kontrollin nė tė ardhmen tė ndotjeve nga automjetet.

Krahas kėtyre, para dhe gjatė Lojėrave Olimpike, Pekini do tė ndėrmarrė veprime tė pėrbashkėta me krahinat pėrreth nė sistemimin e ndotjeve nga pluhurat, automjetet, industria dhe djegia e qymyrgurit. Nė krahinat pėrkatėse ėshtė bėrė rregullimi i strukturės sė industrive, duke elimunuar njė kontingjent ndėrmarrjesh me konsumin e lartė tė energjisė, me ndotje tė rėnda dhe me teknika tė prapambetura dhe do tė zbatohen disa masa tė pėrkohshme tė shkarkimit gjatė Lojėrave Olimpike. Sipas llogaritjes fillestare, kėto masa tė Pekinit dhe tė krahinave pėrreth do tė pakėsojnė mbi 50 mijė tonė ndotėsit kryesorė tė shkarkuar.

Zv/drejtori i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit tė Pekinit z. Du Shaozhong u shpreh se pikėrisht me kėto masa, Pekini ka besim tė plotė qė gjatė Lojėrave Olimpike cilėsia e ajrit do tė arrijė nė standartin e vendit dhe do tė plotėsojnė kėrkesat e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė.

"Me kontrollin e shumė vjetėve me radhė, nė gusht, kur do tė zhvillohen pjesa dėrrmuese tė garave olimpike, cilėsia e ajrit tė Pekini ėshtė pėrmirėsuar pandėrprerė. Nė bazė tė analizave tė specialistėve, nė kushte tė zakonshme meteorologjike, kemi besim tė plotė pėr arritjen e standardit tė cilėsisė sė ajrit gjatė Lojėrave Olimpike. Nė kėtė drejtim nuk mbetet ndonjė problem i pezullt."

Z. Du Shaozhong sqaroi se nga kushtet meteorologjike, nė verė hasen shumė rryma tė ndryshme ajri nė Pekin dhe do tė ketė reshje relativisht tė pasura, gjė qė do tė jetė shumė nė dobi tė zhdukjes e tė lėvizjes sė ndotėsve nė ajėr. Ky funksionar u shpreh gjithashtu se edhe pas Lojėrave Olimpike Pekini do tė vazhdojė masat pėr sistemimin e ndotjes ajrore, qė tė pėrmirėsojė mė tej mjedisin e ajrit. (Wang Lei)