v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-26 17:44:03    
Fshatarėt e Hubeit qė shkojnė pėr tė mėsuar agroteknikėn dhe pėrvojėn e pėrparuar nė Japoni

cri

dėgjoni

Zonat nė periferi tė qytetit Zhongsiang tė provincės Hubei tė Kinės Qendrore janė zona me tokė pjellore dhe me produkte tė bollshme. Qė nga lashtėsia e deri tani, fshatarėt e kėtyre zonave janė tė kėnaqur me jetėn e tyre, siē thonė ata, "dal nė ara nė tė gdhirė, filloj pushimin nė tė ngrysur". Kurse vitet e fundit, ka ndodhur njė ndryshim i paparashikuar. Gjithnjė e mė shumė fshatarė tė kėtushėm dalin jashtė vendit dhe shkojnė nė Japoni pėr tė mėsuar agroteknikėn dhe pėrvojėn e pėrparuar. Kur kthehen, ata hapin sfera tė reja tė zhvillimit tė bujqėsisė. I pari nga fshatarėt e Hubeit qė ka qenė pėr specializim nė Japoni, ėshtė He Jiaguo.

"Nė fillim, unė u habita shumė, kur mora vesh se shteti ynė ka filluar tė dėrgojė edhe fshatarė pėr specializim nė vende tė tjera. Asnjėherė nuk mė shkonte ndėr mend se edhe mua do tė mė jepej rasti pėr tė dalė jashtė vendit."

He Jiaguo shkoi nė Japoni nė vitin 1998 pėr tė mėsuar agroteknikėn e kultivimit tė pjeprit dhe luleshtrydhes nė distriktin Ibaraki-ken. Gjatė 1 viti qė mėsoi dhe jetoi nė Japoni, ai jo vetėm pėrvetėsoi agroteknikėn pėrkatėse, por edhe njohu shkallėn e zhvillimit tė bujqėsisė moderne nė Japoni dhe rolin e madh qė luan Lidhja Japoneze e Bashkėpunimit Bujqėsor nė prodhimin bujqėsor, nė shtimin e tė ardhurave dhe nė pakėsimin e shpenzimeve.

Detyra e kėsaj organizate ėshtė qė t'u ofrojė fshatarėve shėrbim nė fushėn e mjeteve tė prodhimit, financave, sigurimit shoqėror dhe tė administrimit, kurse fshatarėt duhet kanė vetėm tė punojnė me zell nė ara. Pėrvoja e Japonisė nė prodhimin bujqėsor e ndihmoi He Jiagjuon tė mendojė nėse kjo praktikė ėshtė e zbatueshme edhe nė vendlindjen e tij.

"Nė saje tė specializimit para 10 vjetėve nė Japoni, gjeta rrugėn e pėrmirėsimit sa mė shpejt tė kushteve tona ekonomike. Aq mė tepėr, specializimi nė Japoni na dha rastin tė njohim parimin e pėrparuar e modelin shkencor tė Japonisė nė administrimin e bujqėsisė dhe na ndihmoi tė gjejmė njė rrugė tė administrimit e zhvillimit tė bujqėsisė, njė rrugė pasurimi qė ėshtė e pėrshtatshme pėr kushtet tona konkrete."

Gjatė specializimit nė Japoni nė vitin 2005, Zhang Guang Ming, bashkėfshatar i He Jiaguos, ndjeu se gjithēka aty ishte interesante. Ai tha se sidomos niveli i lartė i agroteknikės dhe mekanizimit tė bujqėsisė nė Japoni i la atij pėrshtypje tė thella.

"Ndėrtimi i fshatit tė ri socialist na kėrkon tė bėhemi fshatarė tė tipit tė ri, tė kualifikuar me teknikė. Specializimi pėr 1 vit nė Japoni mė dha rastin tė pėrvetėsoj agroteknikėn dhe modelin e pėrparuar bujqėsor tė Japonisė. Pasi u ktheva, duke kombinuar agroteknikėn e pėrparuar japoneze me agroteknikėn tonė tradicionale, kam thyer me guxim shabllonin e vjetėr dhe kam ngritur treguesin e mbjelljes sė tokave me dy korrje nė vit. Kam mbjellė 0.5 hektar tokė me pambuk e shalqi, 0.2 hektar tokė me oriz e lakėr vaji dhe 0.3 hektar tokė me oriz e grurė. Kėshtu, nė vitin 2007 tė ardhurat e familjes sime u shtuan 3 herė. Pas eksperimentimeve, unė do ta pėrhap pėrvojėn time nė tė gjitha fshatrat nė periferi tė qytetit Zhongsiang, me qėllim qė mė shumė fshatarė tė tjerė tė bėhen fshatarė tė tipit tė ri tė kualifikuar me teknikė, ashtu si unė."

Para se tė shkojnė pėr specializim nė Japoni, fshatarėt e kėtyre zonave mėsojnė nė radhė tė parė gjuhėn japoneze nė njė kurs afatshkurtėr tremujor. Nė bazėn e kualifikimit pranė Lidhjes Kineze tė Bashkėpunimit Bujqėsor "Shekulli i Ri", korrespondenti ynė takoi disa kursiste, qė do tė shkojnė nė Japoni pėr tė mėsuar kryesisht teknikėn e mbajtjes sė lopėve. Njėra prej tyre, Vang Ping tha se mė parė ishte e papėrfytyrueshme qė gratė dhe vajzat fshatare, siē ėshtė ajo, tė dilnin jashtė vendit. Kurse tani kjo gjė ėshtė bėrė realitet dhe ajo do tė dalė jashtė vendit pėr tė parė botėn e jashtme dhe pėr tė zgjeruar horizontin.

Zoti Zhao Zhivu, pėrgjegjėsi i kėsaj baze, tha se kėto kursiste janė tė reja tė shquara fshatare, tė zgjedhura nė mėnyrė tė pėrsėritur. Deri tani, zonat e tyre kanė dėrguar pėr specializim nė Japoni gjithsej 79 grupeve me 1100 veta, qė janė specializuar nė fusha tė ndryshme tė bujqėsisė, si ato tė kultivimit tė perimeve, tė mbjelljes sė bostaneve e pemėve, tė mbajtjes sė kafshėve shtėpiake etj. Pėr kėtė foli zoti Tian Venbiao, kryetari i bashkisė sė qytetit Zhongsiang.

"Me anė tė specializimit nė Japoni, fshatarėt tanė kanė shtuar tė ardhurat. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se ata kanė pėrvetėsuar agroteknikėn dhe pėrvojėn e pėrparuar, duke ndihmuar shtimin e lidhjeve ekonomike e kulturore midis dy vendeve, gjė qė ėshtė e dobishme pėr tė dy palėt"(Zheng)