v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-26 19:37:27    
Njė olimpiadė qė zhvillohet nė dy kontinente

cri

 

dėgjoni

Nė programet e mėparshme, ju treguam pėr magjinė e krijuar nga "vetėtima e zezė", Jesse Owens, pėr holandezen fluturuese, Fanny Koen qė fitoi katėr medalje tė arta me shtatzėnė, si dhe hitorinė mė tė lumtur tė shėnuar nga ēifti ēekosllovak, Zatopek.

Kėtė herė, do tė vazhdojmė "tregime olimpike" me njė material lidhur me olimpiadėn e zhvilluar nė dy kontinente.

Nga 22 nėntori deri mė 8 dhjetor tė vitit 1956, Olimpiada e 16-tė Verore u zhvillua nė Melburnin e Australisė. Melburni ėshtė qyteti i dytė mė i madh nė Australi dhe ėshtė porti i rėndėsishėm i tregtisė ndėrkombėtare. Sipas ligjeve pėrkatėse tė Australisė, tė gjitha kafshėt qė futen nė territorin australian duhet tė pranojnė njė karantinė prej 6 muajsh. Pėr tė shmangur halle tė mundshme, Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar e vendosi Stokholmin e Suedisė si vend organizator i hipizmit tė kėsaj olimpiade. Kėshtu, Olimpiada e Melburnit u bė e vetmja nė historinė olimpike qė zhvillohet nė dy kontinente. Sipas programit tė atėkohshmėm, kjo olimpiadė duhej tė zhvillohej nė muajin shkurtė tė vitit 1956, por nė fund u ndryshua nė nėntor dhe dhjetor. Kjo kohė e zhvillimit ėshtė mė e afėr me fund tė vitit ndėr tė gjitha lojėrat olimpike.

Ceremonia e hapjes e kėsaj olimpiade u zhvillua nė stadiumin e famshėm tė kriketit nė Melburn. Pėr herė tė parė, zjarr i shenjtė olimpik i marrė nga Olimpia e Greqisė u dėrgua nė Melburn pas njė udhėtimi prej mbi 20 mijė kilometrash me aeroplan. Ai qė ndezi zjarrin e shenjtė olimpik ishte atleti i njohur australian Ron Clarke. Nė kėtė olimpiadė, u pėrcaktuan 17 sportet kryesore, si noti, shtanga, ēiklizmi, qitja, basketbolli, futbolli, hokej mbi bar, gjymnastika, skerma, etj. Nė disiplina, noti nė stilin flutur u nda nga noti nė stilin e bretkocės.

Nė garat atletike, u tėrhoqėn 883 sportistėt nga 61 vende e rajone, tė cilėt vendosėn gjithsej 28 rekorde olimpike dhe 5 nga ato ishin botėrore. Ylli amerikan nė atletikė Bob Marrow qė ėshtė quajtur edhe "Owens i bardhė" ndriēonte shumė dhe fitoi 3 medaljet e arta brenda 10 ditėsh me rezultate tė shkėlqyera. Nė finalen e vrapimit 100 metra, ai fitoi medaljen e parė tė artė me vetėm 10 sekonda 5 tė dhjetat pėr shkak tė erės sė kundėrt, por nė garėn eliminatore ai e barazoi rekordin olimpik me 10 sekonda e 3 tė dhjetat. Tre ditė mė pas, ai fitoi prapė titulllin kampion nė vrapimin 200 metra, duke barazuar rekordin olimpik. Mė pas, bashkė me shokėt e tij tė ekipit, ai fitoi medaljen e tretė tė artė nė stafetėn 4X100 metra me rezultatin 39 sekonda e 5 tė dhjetat, duke shėnuar njėkohėsisht rekordin e ri botėror.

Ylli tjetėr nė kėtė olimpiadė ėshtė notarja australiane Dawn Fraser, qė fitoi dy medalje tė arta. Nė Olimpiadėn e Melburnit, Fraser fitoi titulllin kampion nė notin e stilit tė lirė 100 metra dhe nė Olimpiadėn e vitit 1960 dhe nė atė tė vitit 1964, ajo fitoi edhe dy herė medaljet e arta nė kėtė disiplinė, duke u bėrė notarja e vetme qė fitoi titullin kampion me tre herė radhazi nė historinė e lojėrave olimpike.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės, tė dashur dėgjues, ky ėshtė fundi i kėsaj minirubrike "Tregime Olimpike". Nė programin e sotėm, ju treguam pėr njė olimpiadė tė veēantė qė u zhvillua nė dy kontinente. Ju falėnderojmė pėr shoqėrinė, mirupafshim. (Jiang Lei)