v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-25 20:08:58    
Sipërmarrësi japonez Sekija Funitada dëshiron të dalë në pension në Pekin

cri

dëgjoni

Kur mësoi se gazetari do të bëjë një intervistë me të, zoti Sekija Funitada, një sipërmarrës japonez, arriti më herët në zyrën e korporatës. Në fillim të takimit, ai la përshtypjen e një njeriu shumë punëtor. Duke folur për ndjenjat e jetesës së tij në Pekin, zoti Sekija Fumitada tha: "Ritmi i ndryshimeve të Pekinit gjatë 5-6vjetëve të fundit është shumë i shpejtë jo vetëm në mjedisin e jetesës apo në mjedisin shoqëror. Unë kam interes shumë të madh për ndryshimet e shpejta të Pekinit."

Korporata me përgjegjësi të kufizuar në Kinë pranë SMC-së u krijua në vitin 1994, dhe është një korporatë me investime të pavarura pranë SMC-së së japonisë. Në vitin 1996 Sekija Fumitada erdhi në Kinë nga selia e korporatës në Japoni, duke marrë pjesë në administrimin e korporatës në Kinë. Me përpjekje të përbashkëta mbi 10-vjeçare, tani Korporata me përgjegjësi të kufizuar në Pekin pranë SMC-së është bërë baza më e madhe e përpunimit të pjesëve të eksportimit e Korporatës SMC jashtë vendit. Kjo korporatë u emërua nga administrata e qytetit të Pekinit ndërmarrje e përparuar teknologjike me investime të huaja dhe ka fituar shumë herë medalje bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ndërkombëtar. Si zv/drejtori i përgjithshëm i Korporatës me përgjegjësi të kufizuar në Kinë pranë SMC-së, Sekija Fumitada është i mendimit se vendimi i Korporatës SMC të japonisë për investime në Pekin është fat i mirë. Zhvillimi i mirë i korporatës e vërtetoi këtë zgjedhje të drejtë.

"Në fillim korporata jonë dëshironte të krijojë një fabrikë në Kinë. Por deri tani, shumë produkte flukse mund të prodhohen vetëm në fabrikën tonë në Kinë. Këto produkte jo vetm furnizohen në Japoni por edhe në korporata të tjera jashtë vendit. Kështu që fabrika e SMC-së në Kinë është bërë një bazë e rëndësishme prodhimi."

Tani, Korporata me përgjegjësi të kufizuar në Kinë pranë SMC-së ka krijuar dy fabrika në zonën ekonomike e teknologjike të Pekinit. Sekija Fumitada tha se Korporata SMC e ka vendosur degën e saj në Pekin, gjë që nuk ndahet me mjedisin e mirë të investimeve në Pekin.

"Në përdorimin e trojeve, ndërmarrjet me investime të huaja kanë fituar përkrahjen e shumë politikave të favorshme dhe përkrahjen e qeverisë. Në fushën e import-eksportit, qeveria ka dhënë shumë politika të privilegjuara."

Tani shumë korporata shumëkombëshe janë vendosur në zonën ekonomike e teknologjike të Pekinit. Deri në fund të hstatorit të vitit të kaluar, numri i ndërmarrjeve në këtë zonë arriti në mbi 2200, vëllimi i përgjithshëm i investimeve të këtyre ndërmarrjeve të kësaj zone arriti 16 miliardë dollarë amerikanë. Sekija Fumitada tha se janë të shumta ndërmarrjet me investime të huaja që dëshirojnë të vijnë në Pekin për investime. Por kushtet e hyrjes së investimeve të huaja në Pekin janë shumë të larta. Kjo ka shfaqur ndryshimin e politikave të Kinës për shfrytëzimin e investimeve të huaja. Për këtë, zv/drejtori i Komisionit të Zhvillimit dhe të reformës të Pekinit Wang Haiping tha se importimi i industrisë me teknologji të larta ka nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve kineze dhe ka ngritur aftësinë e administrimit e të studimeve autonome të këtyre ndërmarrjeve. Kjo është dhe do të jetë politika industriale e Pekinit.

Si një sipërmarrës i ndërmarrje me investime të huaja, Sekija Fumidata admiron shumë objektivat këmbëngulëse të parashtruara nga qeveria kineze për krijimin e shoqërisë së tipit të kursimit të burimeve dhe të mjedisit të mirë, gjë që përputhet edhe me interesat e ndërmarrjes.

"Koncepti i zhvillimit shkencor është një problem që lidhet me mjedisin. Problemi i mjedisit jo vetëm është problemi i Kinës, por edhe problemi i vëmendjes së mbarë botës. Ne dëshirojmë të ndërtojmë fabrika në Kinë, kjo me siguri do të shkaktojë ndikim mbi mjedisin e Kinës. Prandaj në aktivitetet e prodhimit të përditshëm, ne mund të ndihmojë Kinën të përmirësojë mjedisin. Ne duhet të kursejmë energjinë gjatë prodhimit të produkteve."

Sivjet zoti Sekija Fumidata është 60 vjeçar. Ai do të dalë në pension sipas moshës së përcaktuar të Japonisë. Por Lojërat e 29-të Olimpike do të organizohen në Pekin. Ai është shumë i gëzuar, sepse organizimi i Lojërave Olimpike të Pekinit me siguri do të luajnë një rol nxitës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të Kinës.

"Kur unë shkonte në shkollë e mesme. Tokio e japonisë organizoi Lojërat Olimpike. Para se të organizoheshin Lojërat Olimpike, gjendja ekonomike e Japonisë nuk ka qenë e mirë. Por pas Lojërave Olimpike, ekonomia japoneze është zhvilluar shumë shpejt. Unë jam i mendimit se organizimi nga Kina i Lojërave Olimpike do të ketë ndryshime të mëdha. Unë do të përkrah më shumë Kinën. Unë do t'u kushtoj rëndësi ndryshimeve pas Lojërave Olimpike. (Sihai)