v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-08 18:10:20    
Polici tibetian i paqeruajtjes Ciren pret tė "pėrfaqėsojė" Kinėn pėr herė tė dytė

cri

dėgjoni

Qė nga gushti i vitit 2007, kur polici tibetian Ciren mori vesh se u pėrcaktua si kandidat pėr mbajtės i pishtarit olimpik, ai ka intensifikuar stėrvitjen pėr vrapim gjatė javės. Ai tha: "Kur pishtari olimpik do tė vijė nė Lhasa, kėtė qytet qė ndodhet nė njė rrafshnaltėku mungon oksigjeni, unė, duke mbajtur pishtarin olimpik nė dorė, nuk mund tė vrapoj me frymėmarrje tė shpeshta, sepse nė atė moment unė do tė demonstroj frymėn e kinezėve dhe do tė pėrfaqėsojė Kinėn. "

Ciren u shpreh se nėse do tė zgjidhet si mbajtės i pishtarit olimpik, ai do tė kryejė misionin e madh duke "pėrfaqėsuar Kinėn" pėr here tė dytė. Nė tetor 2004, reparti i parė kinez policor kundėr prishjes sė rendit shkoi nė Haiti pėr detyra paqėruajtėse. Nė kėtė repart u pėrfshi fatmirėsisht edhe 30 vjeēari Ciren, kur ishte polici i Administratės sė hyrje-daljeve nė kufi pranė Drejtorisė sė Sigurimit Publik tė rajonit autonom tė Tibetit. Si polici i parė tibetian qė mori pjesė nė detyrat paqėruajtėse ndėrkombėtare, Ciren tha se ajo ishte hera e parė qė "pėrfaqėsoi Kinėn".

"Gjatė mandatit nė Haiti, reparti ynė kreu detyra tė ndryshme nė mėnyrė tė mrekullueshme. Policėt e posaēėm tė Haitit na vlerėsuan 'shumė profesionalė'."

Ndryshe nga policėt e zakonshėm paqėruajtės, reparti kundėr prishjes sė rendit merr pėrsipėr edhe detyrat e luftimit. Mė 4 janar 2005 nė mbrėmje, kur Ciren dhe disa kolegė po bėnin patrollim, njė vendas erdhi pėr tė kėrkuar shpėtim, qė vėllai i tij u qėllua nga disa banditė tė armatosur nė kėmbė dhe plagosja ishte shumė e rėndė. Pasi mbėrriti nė terren, Ciren zbriti i pari nga makina qė tė kėrkonte tė plagosurin dhe e ēoi nė kohė nė spital, mė nė fund shpėtoi jetėn e kėtij tė plagosuri. Ciren kujtoi: "Nė ato momente ishte errėsirė e thellė dhe pėrreth nuk ndėrpriteshin tė shtėnat e armėve, ndėrsa para asaj, shumė policė paqėruajtės ranė viktima tė sulmit. Kur mė kujtohet kjo ngjarje, trembem edhe sot, por atėkohė s'kisha asnjė mendim tjetėr, pėrveē shpėtimit tė tė plagosurve.Mund tė them se ajo ishte detyra mė e rrezikshme pėr repartin tonė."

Veprimet paqėruajtėse gjashtėmujore pėrbėjnė njė eksperiencė tė veēantė nė jetėn e Cirenit. Pėr punėt e dalluara, reparti kundėr prishjes sė rendit u vlerėsua nga qeveria e Haitit, komuniteti ndėrkombėtar dhe nga qeveria kineze dhe u dekorua nga OKB-ja me medaljen e "Paqes". Pas kthimit nė atdhe, edhe Ciren u lavdėrua me "meritėn e shkallės sė parė" pėr paraqitjen e shquar gjatė veprimeve paqėruajtėse.

Pasi u kthye nė postin e mėparėshėm nė Tibet, Ciren vazhdoi tė zbatojė pėrgjegjėsinė si njė polic popullor. Ai u shpreh se para tė bėhej kandidat si mbajtės i pishtarit olimpik, ai nuk kishte menduar asnjė herė pėr lidhjen e drejtėpėrdrejtė me Lojėrat Olimpike. Para kėsaj, pėr tė Lojėrat Olimpike i kishte pare vetėm nė televizion. Prandaj nėse do tė ketė rast tė ngrejė pishtarin olimpik, do tė jetė njė nder pėr tė dhe gjithashtu njohje pėr punėn e tij. Si njė polic i kaluar i paqėruajtjes kundėr prishjes sė rendit, Ciren tha se shpreson nga zemra qė bota do tė bėhet mė paqėsore dhe me mė shumė miqėsi.

"Si pėrfaqėsues i policėve tė Tibetit, unė vendos qė nėpėrmjet stafetės sė pishtarit olimpik, tė ndezė njė pasion, tė transmetojė njė ėndėrr dhe tė pėrhapė nė mbarė botėn shpirtin olimpik me paqe, miqėsi dhe harmoni." (Wang Lei)