v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-13 21:04:56    
Me serinė e veprimtarive "Paē fat, Pekin!", Pekini fiton pėrvojė pėr organizimin e Lojėrave Olimpike 2008

cri
Megjithėse mbeten ende mbi 200 ditė para hapjes sė Lojėrave Olimpike 2008, tani nė Pekin janė zhvilluar njė sėrė veprimtarish sportive tė lidhura ngushtė me Lojėrat Olimpike, qė ėshtė seria e veprimtarive "Paē fat, Pekin!". Organizimi i kėtyre veprimtarive ka pėr qėllim qė tė bėjė "manovra praktike" pėr Lojėrat Olimpike dhe tė provojė aftėsinė e Pekinit pėr organizimin e kėtyre Lojėrave. Sipas planit, Komiteti Organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit do tė organizojė gjithsej 42 veprimtari tė serisė "Paē fat, Pekin!" nė vitin 2007 e nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2008. Deri tani janė zhvilluar 19 prej tyre. Atėherė si funksionuan kėto veprimtari eksperimentale dhe a u realizua qėllimi i tyre eksperimentale?

Deri nė fund tė tetorit u zhvilluan 19 veprimtari tė serisė "Paē fat, Pekin!", duke pėrfshirė 18 disiplina olimpike dhe 1 paralimpike, nė tė cilat u pritėn 4514 sportistė, 1068 funksionarė tė federatave ndėrkombėtare tė sporteve tė ndryshme, mbi 10 mijė gazetarė si dhe mbi 250 mijė shikues nė terren. Duke folur pėr rezultatin e kėtyre veprimtarive eksperimentale, nėnkryetari ekzekutiv i Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit z. Yang Shuan, u shpreh ditėt e fundit nė Pekin:

"Sipas kontrollit gjatė kėtyre veprimtarive, tė gjitha pajisjet e instalimet, si dhe sistemi teknik nė pallatet e stadiumet pjesėmarrėse pėrputhen nė pėrgjithėsi me kėrkesat e funksionimit tė Lojėrave Olimpike. Gjatė kėtij procesi, stafet e pallateve e stadiumeve u kanė kaluar provave, vullnetarėt kanė luajtur rol tė rėndėsishėm, pajisjet teknike dhe sistemi pėrkatės kanė funksionuar nė pėrgjithėsi normalisht dhe shėrbimet pėrkatėse tė qytetit, si garantimi i sigurimit, komunikacioni, shėrbimet urbane, tė mbrojtjes sė mjedisit, mjekimi dhe akomodimi janė tė gatshme."

Sipas gjendjes sė tanishme, edhe palėt e ndryshme kanė reaguar aktivisht pėr kėto veprimtari. Kur ishte i pranishėm nė Japoni nė Kampionatin Botėror tė Atletikės, kryetari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar Zhak Rog u shpreh: "Ėshtė shumė e suksesshme puna e organizimit tė serisė 'Paē fat, Pekin!', jemi shumė tė kėnaqur." Ndėrsa kryetari i Komisionit Koordinues tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, pranė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar z. Hein Verbrugen u shpreh:

"Gjatė njė periudhe tė kaluar, vėzhguam shumė veprimtari eksperimentale nė Pekin, Qingdao dhe Hong-Kong, qė u organizuan shumė, shumė, shumė mirė dhe plotėsuan tė gjitha kėrkesat!"

Tani 11 federata ndėrkombėtare tė sporteve tė ndryshme kanė paraqitur raporte vlerėsimi pėr kėto veprimtari. Pėr qėndrimin e tyre, z. Yang Shuan pėrgjithėsoi kėshtu:

"Nė pėrgjithėsi ata vlerėsuan lart veprimtaritė e zhvilluara. Atyre nuk u shkonte ndėr mend qė nė veprimtaritė eksperimentale njė vit para hapjes sė Lojėrave Olimpike mund tė gjenden pallate e stadiume, pajisje e instalime aq tė mira dhe mund tė kryheshin punė aq tė mira tė organizimit dhe tė funksionimit. Ishte krejtėsisht e paparashikuar pėr ta."

Krahas mendimeve tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar dhe tė federatave ndėrkombėtare tė sporteve, Komiteti Organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit u ka kushtuar rėndėsi edhe mendimeve tė banorėve tė thjeshtė. Nga njė sondazh i bėrė nga njė kompani e pavarur del se njerėzit janė tė mendimit nė pėrgjithėsi se punėt organizative tė veprimtarive sportive tė Pekinit kanė arritur njė nivel tė lartė dhe funksionimi i pallateve e stadiumeve ka pasur efektivitet tė mirė.

Mirėpo organizatorėt e Pekinit nuk krenohen pėr sukseset e arritura. Ata e kanė shumė tė qartė qėllimin e vėrtetė tė organizimit tė veprimtarive eksperimentale. Z. Verbrugen u shpreh:

"Veprimtaritė eksperimentale zhvillohen pėr tė fituar pėrvojė. Nė rast se shfaqen probleme qė duhen pėrmirėsuar, realizohet me tė vėrtetė synimi i organizimit tė kėtyre veprimtarive."

Edhe z. Yang Shuan shprehu tė njėjtin mendim.

"Sa mė shumė probleme tė zbulohen, aq mė e ēmuar ėshtė pėrvoja qė marrim."

Z. Yang Shuan bėri tė ditur gjithashtu se nė bazė tė kėtyre veprimtarive eksperimentale, organizatorėt kanė fituar mė shumė besim. P.sh. gjatė veprimtarisė eksperimentale tė hipizmit nė Hong-Kong, papritur ndodhi tajfuni dhe gjatė trajtimit tė kėsaj ngjarjeje tė befasishme, organizatorėt fituan pėrvojėn e vyer pėr pėrballimin e motit ekstrem; pas tregarėshit dhe garės sė ēiklizmit nė rrugė automobilistike, nga vėrejtjet e sportistėve organizatorėt mėsuan se cilėsia e ajrit tė Pekinit mund tė pėrputhet plotėsisht me kėrkesat e kėtyre disiplinave sportive nė terren tė hapur, me distancė tė madhe. Tė gjitha kėto do tė garantojnė zhvillimin normal tė veprimtarive tė Lojėrave Olimpike 2008.

Z. Yang Shuan u shpreh se me pėrvojėn e kėtyre veprimtarive eksperimentale, Lojėrat Olimpike tė Pekinit do tė zhvillohen ashtu siē tha z. Verbrugen, "Pa asnjė pengesė pėrpara." (Wang Lei)