v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-30 19:53:49    
Kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar pret njė edicion tė suksesshėm tė Lojėrave Paralimpike nė Pekin

cri

Dėgjoni

Nė krahasim me Lojėrat Olimpike, qė ndriēojnė gjithė botėn, shumė njerėz nuk i njohin mirė Lojėrat Paralimpike. Mirėpo nė fakt, Lojėrat Paralimpike kanė absolutisht tė njėjtėn vlerė me ato Olimpike dhe madje, nga ndonjė kėndvėshtrim, pjesėmarrėsit nė Lojėrat Paralimpike meritojnė tė fitojnė mė shumė respekt nga ne. Edicioni i parė i Lojėrave Paralimpike u zhvillua nė Romė nė vitin 1960. Qė nga viti 1988 kėto lojėra zhvillohen nė tė njėjtin vit dhe qytet me Lojėrat Olimpike. Para disa vjetėve Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar pėrcaktoi se qytetet qė fitojnė tė drejtėn e organizimit tė Lojėrave Olimpike kanė detyrim qė tė zhvillojnė njėkohėsisht edhe Lojėrat Paralimpike. Nė kėto rrethana, Pekini, qė do tė zhvillojė Lojėrat e 29-ta Olimpike Verore si dhe Lojėrat e 13-ta Paralimpike Verore paraqiti edhe parullėn "Dy Olimpiada, njėsoj emocionuese", e cila ėshtė gjithashtu dėshira e zotit Filip Kraven, kryetar i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar pėr Lojėrat Paralimpike tė Pekinit.

Nė nėntor tė kėtij viti, do tė fillojnė tė shiten biletat e Lojėrave Paralimpike. Ditėt e fundit, kryetari i Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar, z. Filip Kraven u bėri thirrje shikuesve kinezė tė shkojnė sa mė shumė nė terrenet e veprimtarive tė Lojėrave Paralimpike.

"Ēmimi i biletave ėshtė shumė i ulėt dhe pėr studentėt ka edhe ēmim tė veēantė. Gjatė Lojėrave Paralimpike, mė kritikuan shumė, qė 'A duhet tė mbushen stadiumet nga studentėt?' Mirėpo mua mė duhet tė them se qė tė ndryshojė koncept i njerėzve, duhet nisur nga fėmijėt e tė rinjtė. Sigurisht, shpresojmė se personat e moshave tė ndryshme do tė shikojnė ndeshjet paralimpike nė terren, prandaj nė pėrcaktimin e ēmimit tė biletave tė Lojėrave Paralimpike tė Pekinit, do tė marrim parasysh aftėsinė pranuese tė shikuesve nė moshė tė ndryshme."

Krahas ēmimit tė ulėt, ka edhe elemente tė tjera qė do tė tėrheqin njerėzit tė provojnė atmosferėn e ngrohtė tė Lojėrave Paralimpike nė terren. Z. Kraven theksoi gjithashtu se shumė ndeshje paralimpike kanė konkurrencė tė ashpėr dhe tėrheqėse, qė ashtu si Lojėrat Olimpike janė ndeshjet e garat sportive tė nivelit mė tė lartė nė botė. Ai mori si shembull qė njė vrapues me aftėsi tė kufizuar fizike mund tė kryejė 200 metra brenda 22 sekondash, gjė qė tregon plotėsisht nivelin e lartė tė Lojėrave Paralimpike. Pėrveē garave tė atletikės, ka edhe shumė ndeshje e gara tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat e meritojnė interesimin e shikuesve.

"Dua tė rekomandoj futbollin e tė verbėrve me 5 veta. Kjo disiplinė sportive ka rregulla tė tilla: 5 veta pėr secilin ekip, pėrdorin njė lloji top me njė zile brenda, nėpėrmjet tingujve tė ziles nė top, futbollistėt kontrollojnė top mė kėmbė, ndėrsa i vetmi lojtar qė sheh nė ekip ėshtė portieri. Nė vitin 2004, futbolli i tė verbėrve me 5 veta u pėrfshi zyrtarisht nė Lojėrat Paralimpike. Kur e pashė kėtė lloj sporti, mė mahniti! Kėshtu u ndje edhe kryetari i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar Zhak Rog. Njė ditė, kur po hanim sė bashku mėngjesin, dėgjova qė ai i tha Samaranēit, 'Shikoni pa tjetėr futbollin e tė verbėrve, njė mrekulli!'"

E njėjta mrekulli e Lojėrave Paralimpike me ato Olimpike vjen edhe nga fryma e jashtėzakonshme kėmbėngulėse tė sportistėve me aftėsi tė kufizuar fizike. Z. Kraven vuri nė dukje se kjo frymė do tė tėrheqė shikuesit tė shkojnė nė terrenin e ndeshjeve e garave dhe t'u ngrejnė moralin sportistėve kėmbėngulės.

Mirėpo, baza pėr garantimin e realizimit tė parullės "Dy Olimpiada njėsoj emocionuese" ėshtė puna e organizatorėve. Pėr punėt pėrgatitore pėr Lojėrat Paralimpike 2008 gjatė 6 vjetėve tė kaluar , z. Kraven, nė emėr tė Komitetit Paralimpik Ndėrkombėtar, pėrgėzoi Komisionin Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, qė pėrgjigjet pėr punėt pėrgatitore pėr kėto Lojėra Paralimpike.

"Nė prill tė kėtij viti vizitova njė konvikt nė Fshatin e sportistėve tė Lojėrave Paralimpike, i cili ėshtė instalimi mė i mirė i fshatit olimpik qė kam parė. Nė njė apartament ka 8 shtretėr dhe 3 banja. Tė gjitha banjat mund tė pėrdoren nga sportistėt me karrocė invalidėsh. Nga kjo hollėsi mund tė shihet kujdesi i projektuesve."

Pėrsėri lidhur me hollėsirat, z. Kraven vuri nė dukje se prapėsėprapė mbeten mbi 10 muaj nga ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Paralimpike dhe organizatorėt kanė shumė punė pėr tė bėrė, ndėrsa nė kėtė kohė, hollėsirat vendosin rezultatet.

"Do tė bashkėpunojmė ngushtė me Komisionin Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe do tė zgjidhim kėto probleme tė hollėsishme, qė tė sigurojmė qė sportistėt tė kenė njė pėrvojė tė mrekullueshme nė Pekin, sepse ndjenjat, pėrvoja dhe paraqitja e sportistėve janė rezultatet mė tė rėndėsishme tė Lojėrave Paralimpike. Nė kėtė drejtim, kemi ende njė rrugė tė gjatė pėr tė pėrshkuar." (Wang Lei)