v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-16 18:24:52    
Skicat e medaljeve olimpike

cri

dėgjoni

Dekomiri i sportistėve fitues me medalje fillon qė nga Lojėrat e Parė Olimpike Moderne nė vitin 1896. Nė Lojėrat e para olimpike, pėr skicat e medaljeve nuk kishte ndonjė kėrkesė tė caktuar.

Qysh nga Lojėrat e 9-tė Olimpike nė vitin 1928, nė skicat e medaljeve u pėrdor projekti i artistit nga Firenceja, Kasioli. Ana e pėrparme e medaljeve janė stadiumi dhe figura e perėndeshės sė fitores. Mbi vizatimin e stadiumit janė shkronjat qė shėnojnė numrin, vendin dhe vitin e kėtyre lojėrave. Nė anėn e prapme janė figurat e sportistėve.

Nė vitin 1972, me rastin e Lojėrave tė 20-ta Olimpike, Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar vendosi qė nė anėn e pėrparme tė ruhet figura e perėndeshės sė fitores, kurse skicat e anės sė prapme do tė projektoheshin nga komiteti organizativ i Lojėrave Olimpike. 

Nė vitin 2004, nė Lojėrat Olimpike tė Athinės, ana e pėrparme e medaljeve pati njė skicė tė re. Sfondi ndryshoi nga Arena e Romės Antike nė panoramėn e stadiumit "Panathinaiko-s" tė Greqisė, ndėrsa figura e perėndeshės sė fitores u shndėrrua nga qėndrimi i ulur nė qėndrimin mė kėmbė dhe e pajisur me krahė. Nė tė ardhmen, ana e pėrparme e medaljeve olimpike do tė vazhdojė tė ketė kėtė skicė. 

Medalja e artė pa "ar"

Nė fillim tė krijimit tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, nuk kishte kėrkesa tė rrepta pėr standartin dhe projektin e skicave tė medaljeve. Nė Lojėrat e para Olimpike nė vitin 1896, organizatori i atėhershėm mendoi se ari duket jo bukur dhe nė ceremoninė e mbylljes, mbreti i atėhershėm i Greqisė Georgu I i dekoroi kampionėt me medalje tė argjendta, pėrkatėsisht, vendet e dyta fituan medalje tė bronzta. Kėshtu "medalja e artė" nė kėto lojėra ėshtė prej nga argjendi. 

"Medalja" unike

Lojėrat e dyta Olimpike u zhvilluan nė Paris nė vitin 1900. Atė vit, Parisi po bėnte pėrgatitje pėr organizimin e Ekspozitės Botėrore. Pėr kėto dy objekte tė mėdha pėrgjigjej i njejti person, Alfred Pikart. Ai nuk kishte interes pėr sportin dhe njėkohėsisht edhe publiku i Parisit nuk tregoi shumė entuziazėm pėr Olimpiadėn dhe si pasojė, kėto lojėra zgjatėn pėr 5 muaj, si maratonė. Nė fund tė lojėrave, organizatori i dekoroi fituesit jo me medalje ari, tė argjendta apo tė bronzta, por me njė vepėr artistike nė formė drejtkėndėshi si njė medalje pėrkujtimore. Njerėzit e atėhershėm nuk mund ta mendonin se pikėrisht kjo medalje pėrkujtimore drejtkėndėshi u bė e vetmja medalje olimpike jorrethore. 

"Medalja e parė e artė" e Lojėrave Olimpike

Nė vitin 1904, Lojėrat e treta Olimpike u zhvilluan nė Sant Luis. Olimpiada moderne u largėsua pėr herė tė parė nga Evropa dhe mbėrriti nė Amerikė. Nė kėto lojėra olimpike, nė anėn e sipėrme tė medaljeve u shtua njė nyje rrethore, ku futet rripi dhe nė kėtė mėnyrė fituesit mund t'i varnin nė qafe medaljet. Vetėm kampionėt u dekoruan me medalje ari dhe kėsaj here, Olimpiada kishte medalje tė vėrteta ari. (Wang Lei)