v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-04 20:09:05    
"Nėna e notit tė sinkronizuar tė Japonisė" kryeson ekipin kinez nė pėrgatitjet pėr medaljen olimpike

cri

                                             Dėgjoni

Nė qarqet sportive tė Kinės ka njė grup njerėzish, qė kanė ardhur nga vende tė tjera tė largėta, duke i sjellė sportit kinez koncepte tė pėrparuara dhe pėrpiqen me mish e me shpirt pėr ēėshtjen sportive tė Kinės. Ata janė trajnerėt e huaj, qė luftojnė nė frontin e parė tė qarqeve sportive tė Kinės. Njėra prej tyre ėshtė japonezja Masajo Imura, trajnerja kryesore e ekipit kinez tė notit tė sinkronizuar.

Masajo Imura filloi tė mėsonte notin e sinkronizuar qė nė shkollėn e mesme dhe pas lėnies sė sportit nė moshėn 24-vjeēare, ajo filloi karrierėn e saj si trajnere e kėtij sporti. Nė bazė tė studimeve tė paepura, ajo ka thithur, nė mėnyrė krijuese, elemente tė karates dhe tė pantomimės nė notin e sinkronizuar dhe ka krijuar metodėn e veēantė tė stėrvitjes. Tė pėrgatitur me zell prej saj, nė Japoni dolėn shumė notare tė shquara tė notit tė sinkronizuar dhe ekipi japonez ėshtė bėrė njė forcė e jo pėr t'u pėrfillur nė qarqet botėrore tė notit tė sinkronizuar. Qė kur ky sport u pėrfshi nė Lojėrat Olimpike, ekipi japonez me Masajo Imurėn si trajnere fitoi gjithsej 8 medalje olimpike nė 6 edicione me radhė. Nė saje tė kėtyre rezultateve, ajo vetė quhet si "Nėna e notit tė sinkronizuar tė Japonisė".

Pas Lojėrave Olimpike tė Athinės nė vitin 2004, Masajo Imura u largua nga ekipi kombėtar japonez dhe krijoi klubin e saj tė notit tė sinkronizuar, duke pėrgatitur notare tė reja. Me kėtė rast, qarqet kineze tė notit tė sinkronizuar i bėnė asaj njė ftesė tė sinqertė dhe kėshtu kjo trajnere e merituar kthehet pėrsėri nė frontin e parė, duke punuar si trajnere kryesore e ekipit kombėtar kinez tė notit tė sinkronizuar qė nga fundi i vitit 2006. Duke folur pėr arsyen e pranimit tė ftesės sė palės kineze, trajnerja Imura tha se aspirata e vajzave kineze tė notit tė sinkronizuar pėr medalje olimpike e ka prekur shumė.

"Kur ekipi kinez mė ftoi, ato thanė se ėndėrrojnė njė medalje tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, pavarėsisht ē'ngjyrė ėshtė ajo. Ato mė thanė 'Pėr kėtė objektiv do tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat, por ne nuk dimė ēfarė tė bėjmė, sepse nuk kemi pėrvojėn e fitimit tė medaljeve nė Lojėrat Olimpike. Kemi nevojė pėr pėrvojėn dhe drejtimin tuaj'."

Vitin e ardhshėm, Kina do tė jetė vend organizator i Lojėrave Olimpike 2008, te cilat qarqet sportive dhe populli kinez kanė shpresė tė madhe. Nėn kėtė presion, ekipi kinez i notit tė sinkronizuar zgjodhi trajneren Masajo Imura. Imura tha se ky ėshtė besim pėr aftėsinė e saj, prandaj s'kishte arsye ta refuzonte. Kėshtu, ajo kryeson dishepujt kineze nė ekspeditėn e saj tė 7-tė olimpike.

3 muaj pas fillimit tė punės nė Kinė, Imura pėrballoi sfidėn e parė, Kampionatin e 12-tė Botėror tė Notit, qė u zhvillua nė maj tė kėtij viti nė Australi. Imura kryesoi pėr herė tė parė ekipin kinez nė pjesėmarrjen nė njė veprimtari tė madhe ndėrkombėtare. Rezultati tregon se ekipi kinez pati pėrparim gjatė vetėm 3 muajve dhe shėnoi njė rekord historik: u radhit nė vendin e 4-t nė tė katėr disiplinat. Ndėrsa nė edisionin e kaluar, ekipi kinez u radhit vetėm nė vendin e 6-tė nė 2 disiplina.

Imura ėshtė e mendimit se nėpėrmjet kėsaj veprimtarie, ekipi kinez i demonstroi botės potencialin e vet dhe ndryshoi edhe pėrshtypjet e gjyqtarėve pėr tė. Dihet nga tė gjithė se, ashtu si disiplinat e tjera tė interpretimit, si gjimnastika dhe hedhja nė ujė, pėr vlerėsimin e notareve tė notit sinkronizuar, pėrshtypjet e gjyqtarėve kanė rėndėsi tė madhe. Me pėrparimin nė kėtė kampionat, ekipi kinez me siguri do tė fitojė mė shumė "pikė nga pėrshtypjet" nė Lojėrat Olimpike. Mund tė thuhet se nėn udhėheqjen e Imurės, ekipi kinez i notit tė sinkronizuar ka hedhur njė hap i madh drejt Lojėrave Olimpike.

Gjatė stėrvitjeve 8 mujore nėn drejtimin e kėsaj trajnereje japoneze, notaret kineze tė notit tė sinkonizuar kanė mėsuar gradualisht "stilin e Imurės", ndėrkohė qė edhe Imurės kanė filluar t'i pėlqejnė gradualisht kėto dishepuj kineze. Ajo tha se duke parė stėrvitjet e tyre, i kujtohet koha vetė ajo kur ishte sportiste.

"Sportistet kineze nuk i shprehin kurrė nė fytyrė vuajtjet nga vėshtirėsitė. Nė fjalorin e tyre, nuk gjendet fjala 'pa mundėsi'. Nga ana e forcės kėmbėngulėse, sportistet e tanishme japoneze janė relativisht tė dobėta."

Duke folur pėr objektivin e saj nė Lojėrat Olimpike 2008, trajnerja Imura tha se ajo ka objektivin e vet, d.m.th. tė ndihmojė notaret kineze tė sinkonizuara, qė fituan medaljen e artė nė garat aziatike, tė zėnė vendin e parė edhe nė garat botėrore.

"Nga pėrkrahja e sektorėve pėrkatės tė Kinės dhe nga qėndrimi i sportistėve kinezė, ndiej aspiratėn e tyre pėr Lojėrat Olimpike. Ajo ēfarė qė mund tė bėj unė ėshtė t'i stėrvit sportistet kineze me tė gjitha forcat dhe me gjithė zemėr. Nuk mė ka shkuar ndėr mend nė asnjė mėnyrė qė ekipi kinez duhet tė mundė atė japonez, ose ekipi japonez duhet tė fitojė mbi atė kinez. Unė vetėm shpresoj se e para nė Azi do tė bėhet edhe e para nė botė."

Megjithėse tani ekziston njė farė disniveli midis sportisteve kineze dhe atyre ruse e japoneze nė ana teknike, e forcės dhe e aftėsisė sė interpretimit, prapėsėprapė notaret kineze tė notit tė sinkronizuar kanė epėrsi nė cilėsitė trupore. Kjo bazė e mirė plus aspiratėn e tyre pėr medalje, shpirtin kėmbėngulės si dhe trajneren magjepsės Masajo Imura, ndoshta nga pishina e Lojėrave Olimpike do tė ēelin "lulen e artė" tė notit tė sinkronizuar tė Kinės. (Wang Lei)