v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-27 18:31:20    
Princi i gjimnastikės Li Ning

cri

Pasi ka fituar gjithsej 106 medalje tė arta nė karrierėn sportive, ai ka krijuar vėrtet njė magji botėrore nė gjimnastikė. Bashkė me mbretin e futbollit Pele, mbretin e boksit Muhamed Ali, Majkėll Jordanin, etj. ai ėshtė cilėsuar si njė nga 25 sportistėt mė tė famshėm tė botės pėr shekullin e 20-tė. Ai quhet Li Ning, princi i gjimnastikės.

Pėr tė gjithė sportdashėsit e Kinės, emri i tij ėshtė simbol i nderit dhe i suksesit. Gjatė karrierės sė tij 17 vjeēare sportive, Li Ning ka fituar gjithsej 106 medalje tė arta, 14 ndėr tė cilat janė fituar nė kampionate botėrore dhe nė Lojėrat Olimpike. Deri tani, arritjet e tij nė gjimnastikė janė tė pashoqe nė mbarė botėn.

Li Ning ka lindur nė vitin 1963 nė qytetin Liu Zhou tė Kinės jugore. I ati ishte mėsues muzike. Kur ishte i vogėl, Li Ning ishte shumė i gjallė dhe kishte mė shumė interes pėr sportin. Prandaj, i ati e dėrgoi nė shkollė sportive pėr stėrvitje profesioniste. Nė vitin 1973, kur ishte vetėm 10 vjeēar, ai fitoi titullin kampion nė gjimnastikėn e lirė nė kampionatin kombėtar tė gjimnastikės pėr tė rinj. Ky ėshtė titulli i parė kampion i tij.

Nė vitin 1980, Li Ning hyri nė kombėtaren kineze tė gjimnastikės dhe pas stėrvitjes sė rreptė 2 vjeēare, ai kishte pėrvetėsuar njė sėrė lėvizjesh tė vėshtira. Nė vitin 1982 nė kampionatin e 6-tė botėror tė gjimnastikės, Li Ning fitoi gjithsej 6 medalje tė arta, duke shėnuar njė rekord tė ri botėror nė gjimnastikėn pėr meshkuj. Agjencia e lajmeve Reuter komentoi: "Sonte filloi periudha e re e dominimit nga kinezėt tė gjimnastikės botėrore."

Nė vitin 1983 nė kampionatin e 22-tė botėror tė gjimnastikės, ekipi kinez i gjimnastikės i kryesuar nga Li Ning fitoi ndaj ekipit tė ish-Bashkimit Sovjetik, duke fituar pėr herė tė parė titullin kampion si ekip.

Nė vitin 1984 nė Lojėrat Olimpike tė Los Anxhelosit, Li Ning fitoi gjithsej 3 medalje tė arta, 2 tė argjendta dhe 1 tė bronztė dhe u bė olimpisti qė ka fituar medaljet mė tė shumta olimpike, gjė qė u quajt legjendė sportive. Tė gjithė botėn e bėnė pėr vete 6 medaljet olimpike tė Li Ningut dhe ai u shndėrrua nė nderin e tė gjithė kinezėve. Ky ishte kulmi i karrierės sė tij sportive.

Nė vitin 1988, Li Ning mori pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Seulit, por pėr shkak tė lėndimeve tė shumta dhe presionit tė madh psikologjik, ai nuk pati sukses. Nė fund tė vitit 1988, ai e mbylli karrierėn e tij si sportist.

Pasi u largua nga gjimnastika, Li Ning tha: "Megjithėse jam larguar nga gjimnastika, unė nuk do tė largohem nga sporti dhe do tė bėj diēka lidhur me sportin..." Mė pas, me ftesėn e njė biznesmeni, Li Ning hyri nė fushėn e tregtisė dhe filloi punėn si tregtar.

Nė vitin 1990, u formua zyrtarisht kompania e sendeve sportive "Li Ning" dhe Li Ning u bė kryemenaxheri i kėsaj kompanie. Produktet e kompanisė, si kėpucė sportive, veshje sportive, kanė fituar shumė ēmime nė Kinė. Tani, marka e produkteve tė kompanisė ėshtė mė e njohur se ky princ i gjimnastikės.

Pas pėrpjekjeve 10 vjeēare, Li Ning arriti pėrsėri sukses. Kompania e tij ka mbi 300 dyqane tė firmave tė njohura nė tėrė Kinėn. Kompania "Li Ning" u bė kompania mė e madhe sportive nė Kinė dhe vėllimi i pėrgjithshėm vjetor i shitjes sė mallrave arriti 700 milionė juanė.

Krahas arritjeve tė mėdha tregtare, kompania e tij i ka dhėnė edhe ndihmė tė madhe zhvillimit tė Kinės nė sport. Pas formimit tė kompanisė, Li Ning ka investuar mbi 80 milionė juanė pėr zhvillimin e sportit tė Kinės.

Li Ning tha se ai dėshiron qė e gjithė bota tė shohė nėpėrmjet arritjeve tė tij zhvillimin e shpejtė tė Kinės dhe ai do tė ndihet shumė krenar pėr kėtė. (Jiang Lei)