v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-02 20:44:56    
Mbretėresha e sportit tė kėrcimit nė ujė Fu Mingxia

cri

Fu Mingxia ka lindur nė vitin 1978 nė qytetin Wuhan tė Kinės qendrore. Ajo ėshtė njė sportiste e njohur botėrore e pėrgatitur nga ekipi i kėrcimit nė ujė i provincės Hubei. Gjatė karrierės sė saj sportive, Fu Mingxia ka fituar 4 tituj kampion nė Lojėrat Olimpike.

Ēdo njeri ka ėndrrėn e vet, por jo tė gjithė mund ta realizojnė atė. Mė 29 shtator tė vitit 2000, kur flamuri kombėtar kinez u ngrit pėrsėri nė Lojėrat Olimpike, ėndrra e Fu Mingxia-sė u realizua. Qeshja e saj ishte aq e bukur dhe e ėmbėl, sa e gjithė bota u deh nga ajo.

Fu Mingxia e filloi karrierėn e saj sportive nė mėnyrė krejt tė rastėsishme. Ishte njė ditė e vitit 1985, kur Fu Mingxia shkoi nė njė ekip lokal tė hedhjes nė ujė bashkė me tė motrėn, e cila u paraqit aty pėr t'u pranuar nė ekip. Por nė vend tė saj, trajneri zgjodhi Fu Mingxia-nė tė stėrvitet nė sportin e kėrcimit nė ujė. Me shumė talent, stėrvitje tė rreptė dhe me ndihmėn e trajnerit, niveli i Fu Mingxia-sė u ngrit shumė shpejt dhe kėto i dhanė asaj njė bazė tė fortė pėr suksesin e saj tė ardhshėm. Nė vitin 1986, Fu Mingxia fitoi titullin kampione kombėtare dhe 3 vjet mė pas, ajo u pranua nė kombėtaren kineze tė kėrcimit nė ujė pėr tė rinj. Nė vitin 1990, Fu Mingxia mori pjesė nė kampionatin e sportit tė kėrcimit nė ujė nė SHBA dhe fitoi titullin kampione. Kjo fitore tėrhoqi vėmendjen e tė gjithė botės dhe Fu Mingxia u pėrcaktua nga revista amerikane "Bota e Notit" si sportistja mė e mirė nė botės. Nė vitin 1991, nė kampionatin e 6-tė botėror tė notit, Fu Mingxia fitoi njė titull kampione, duke u bėrė kampionia mė e re botėrore, gjė qė u shėnua dhe nė librin e rekordeve botėrore "Ginis". Nė vitin 1992, nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, Fu Mingxia fitoi njė medalje tė artė nė kėrcimin nga platforma pėr femra, duke u bėrė kampionia mė e re olimpike.

Nga viti 1991 deri nė 1996, Fu Mingxia fitoi gjithsej 10 tituj kampion. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė njė epoka e Fu Mingxia-sė, ndėrsa ajo vetė u quajt "mbretėresha e sportit tė hedhjes nė ujė". Vlen tė pėrmendet se nė Lojėrat Olimpike tė Atlantės, Fu Mingxia fitoi dy medalje tė arta nė kėrcimin nga trampolina dhe nga platforma, duke u bėrė kampionia mė e re olimpike qė fiton dy herė radhazi titullin kampion nė kėrcimin nga platforma pėr femra. Krahas kėsaj, ajo ėshtė edhe kinezja e parė qė fiton medaljet e arta olimpike nė kėrcimin nga trampolina dhe nga platforma pėr femra.

Pas Lojėrave Olimpike tė Atlantės, ndoshta pėr shkak tė presionit tė madh ose pėr tė bėrė njė jetė mė tė larmishme, Fu Mingxia 19-vjeēare e ndėrpreu karrierėn e saj sportive dhe hyri prė tė studiuar nė Universitetin Qinghua. Pas lodhjes shumėvjeēare dhe pėr shkak tė dėshirės sė saj pėr njohuri, Fu Mingxia u mėsua shpejt me jetėn shkollore dhe jetonte si njė studente e thjeshtė. Por nė vitin 1998, kombėtarja kineze e kėrcimit nė ujė filloi pėrsėri stėrvitjen pėr tė bėrė pėrgatitje pėr Lojėrat Olimpike tė Sidnejit. Dikush i sugjeroi Fu Mingxia-sė tė rifutet nė sport dhe pasi e mendoi mirė, ajo vendosi tė rikthehet nė kombėtaren kineze. Por pas dy vjetėsh largimi nga sporti, asaj i duhej tė pėrballonte vėshtirėsitė tė rritjes sė peshės dhe tė shtatlartėsisė, qė e pengonin atė tė bėnte lėvizje tė shkathėta. Por Fu Mingxia nuk u step dhe stėrvitej me shumė zell. Ēdo ditė, ajo stėrvitej mbi dhjetė orė dhe pėrsėriste shumė herė lėvizjet bazė. Stėrvitja e rreptė dhe monotone i solli presion tė madh Fu Mingxia-sė, saqė ajo disa herė qante pėr shkak tė stėrvitjes sė jashtėzakonshme. Disa herė ajo mendoi tė heqė dorė nga stėrvitja, por pastaj i thoshte vetes: "E kam marrė kėtė vendim vetė dhe nuk duhet tė tėrhiqem." Dhe pas stėrvitjes sė jashtėzakonshme, Fu Mingxia pėrsėri hyri nė formacionin e parė tė kombėtares kineze dhe fitoi nė Sidnej njė medalje tė artė nė kėrcimin nga trampolina 3 metra. Kėshtu, ajo u bė kinezja e parė qė fiton medalje tė arta nė 3 Lojėra Olimpike. Kėtė herė, Fu Mingxia qeshi dhe qeshja e saj ishte shumė e bukur dhe tėrheqėse...(Jiang Lei)