v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-06-07 11:23:46    
U hap Samiti i Grupit tė 8 Vendeve

cri
Mė 6 qershor, u hap nė Heiligendam tė Gjermanisė Samiti i Grupit tė 8 Vendeve. Qysh nga 7 qershori, liderėt e Grupit tė 8 Vendeve do tė zhvillojnė diskutime pėr mbrojtjen e klimės, sigurinė e energjisė, ndihmat ndaj Afrikės, zhdukjen e varfėrisė, liberalizimin e tregut, mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale etj. Opinioni publik ėshtė i mendimit se 4 probleme do tė jenė temat mė kryesore nė kėtė samit.

Sė pari, problemi i ndryshimit tė klimės globale. Si vendi kryetar i Samit tė Grupit tė 8 Vendeve, Gjermania ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr tė miratuar njė objektiv tė pakėsimit tė lėshimit tė gazit serrė brenda kornizės sė OKB-sė. Gjermania shpreson se deri nė vitin 2050, vėllimi i lėshimit tė gazit serrė nė gjithė globlin do tė ulet 50% nė krahasim me vitin 1990, por SHBA-ja kundėrshton pėrcaktimin e vėllimit konkret tė pakėsimit tė lėshimit. Presidenti amerikan Bush u shpreh se pėrqindja konkrete e pakėsimit tė lėshimit duhet tė pėrcaktohet nga vetė vendet e ndryshme. Analistėt vunė nė dukje se pėr shkak tė qėndrimeve tė kundėrta nė problemin e pakėsimit tė lėshimit tė gazit serrė, Evropa e SHBA-ja do tė kenė mosmarrėveshje nė kėtė samit.

Sė dyti, problemi i ndihmave ndaj Afrikės. Nė Samitin e Grupit tė 8 Vendeve tė vitit 2005 nė Skoci, liderėt pjesėmarrės premtuan se para vitit 2010, do tė shtojnė ēdo vit 50 miliardė dollarė fonde tė ndihmės ndaj Afrikės, por deri mė sot ėshtė realizuar vetėm 1/10 e premtimeve. Opinioni publik ėshtė i mendimit se megjithėse problemi i ndihmave ndaj Afrikės ėshtė njė temė kryesore nė kėtė samit, vendet perėndimore ngulin kėmbė qė vendet afrikane qė marrin ndihma duhet tė zhvillojnė reformėn politike sipas kėrkesave perėndimore, por ato nuk dėshirojnė tė pranojnė kushtet shtojcė. Prandaj nė kėtė samit, problemi i ndihmave ndaj Afrikės nuk do tė ketė progres.

Sė treti, problemi i energjisė. Kėrkimi i politikės sė unifikuar energjetike dhe i furnizimit tė qėndrueshėm energjetik do tė tėrheqė vėmendjen e gjerė nė kėtė samit. Pėr tė realizuar shfrytėzimin e vazhdueshėm tė energjisė, Bashkimi Evropian do tė ngrejė efektivitetin e pėrdorimit tė energjisė duke zhvilluar energjinė e pėrsėritshme. Analistėt vunė nė dukje se brenda Bashkimit Evropian, problemi i energjisė ėshtė shumė i ndėrlikuar, prandaj nė kėtė samit problemi i energjisė do tė ngjallė diskutime tė zjarrta.

Sė katėrti, rritja e ekonomisė botėrore. Si vendi kryetar i Samitit, Gjermania paraqiti njė sėrė temash lidhur me zvogėlimin e deficit tregtar etj. pėr tė zgjidhur problemin e mosbarazisė sė tregtisė globale. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shpresėn se ky samit do tė japė kontribut pėr rifillimin e bisedimeve tė raundit tė Dohės tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė. (Fani)