v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-05-25 20:05:13    
Jashtė nga e vjetra

cri

Disa nga fijet e rrjetit tė kulturės sė ndėrlikuar kineze e thurrur nga 5.000 vjet dashuri, familje dhe martesė ende mbahen tė forta deri nė ditėt e sotme. Ndėrsa disa fije tė tjera kanė filluar tė dobėsohen.

Pyet njė vajzė tė re kineze pėr tė tė rekomanduar ndonjė person ndėrlidhės martesash dhe, fytyra e saj do marri njė shprehje tė ēuditēme. Pyet nėnėn e saj dhe ajo mund tė tė rreshtoj njė list tė tėrė tė tyre. Por nėse pyet tė po tė njėjtėn vajzė se a do ti pėlqente martesa nė njė ditė me fat si dhe vendosja e gėshtenjave nė krevatin e martesės, njė tradite kjo qė ndiqet pėr mijėravjet, ajo do tė pyesi veten se si mund tė lindi fėmijė pa kėto dy rite. Modernizimi dhe ndryshimet ideologjike kanė bėrė qė tė rinjtė e sotėm kinez tė flakin tutje disa tradita tė vjetra familjare. Ndėrsa, disa tė tjera nuk tregojnė ende asnjė shenjė tė zhdukjes.

Martesat e shumellojshme

Preferencat tradicionale tė kinezėve pėr ditėt me mbarėsi vazhdojnė mes tė rinjve deri nė ditėt e sotme. Tė fejuarit zgjedhin ditėt me fat pėr datėn e martesės. Numri i muajit nuk ka shumė rėndėsi por dita duhet patjetėr njė datė e veēantė. Gjashta dhe teta konsiderohen si numrat mė me fat. Pastaj komplikohet edhe mė tej. Data me fat qė caktohet sipas kalendarit kinez tė hėnės ? nė mėnyrė mė perfekte, duhet gjithashtu tė korespondojė edhe me datėn Gregorian-e me fat. Dhe pėr tė qėnė tė sigurtė qė tė gjithė tė ftuarit do tė jenė tė lirė atė ditė pėr tė marrė pjesė nė dasėm, duhet qė kėto dy data tė koincidojnė gjithashtu edhe me ditė fundjavė ose ditė pushimi.

I sapo martuari Hong thotė se, "Jeta martesore kėrkon dashuri, pėrkushtim, dhe, mendoj edhe pak fat gjithashtu. Gruaja ime dhe unė u martuam vitin e kaluar nė njė ditė me mbarėsi. Shpresojmė se kjo do tė na drejtojė drejt njė jetė martesore tė lumtur ? megjithatė ne nuk varemi plotėsisht tek fati!" Shumė veta hasin vėshtirėsi pėr tė bėrė prenotime gjatė kėtyre datave, ose paguajnė ēmime ekstra pėr rezervimin e tyre. I fejuari pekinas Xiao Lang thotė, "Planifikova tė martohem nė Shtator, nė njė datė me mbarėsi. Shtatori ėshtė muaji mė i preferuar pėr martesa nė Pekin, pėr shkak tė motit tė mirė gjatė kėtij muaji. Sidoqoftė, ne kemi disa muaj qė jemi duke kėrkuar pėr njė vend ku do organizojmė dasmėn tonė, dhe vendet mė tė mira janė prenotuar tashmė tė gjitha. Duhet tė vendosim mes dy alternativave, ose tė prenotojmė njė restorant mė pak luksoz ose tė zgjedhim njė muaj tjetėr." Java e pushimit rreth 1 Tetorit, qė ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Kinės, ėshtė gjithashtu njė ndėr javėt mė tė preferuara nė Kinė pėr martesė.

Shumė zakone tradicionale tė martesės ende kanė mbetur deri nė ditėt e sotme ? disa janė krijuar qysh nga themelimi i Republikės Popullore ndėrsa tė tjera i gjejmė tė shtrira nė njė periudhė mijėravjeēare si nė Libri i Riteve, Libri i Etikės dhe Ceremonive, Interpretimi i pėrgjithshėm i Tigrit tė Bardhė (Baihu Tong) ? tre vėllime tė mėdha qė pėrshkruajnė gjashtė elementet e njė martese. Dragoi-dhe-Feniksi nderohen dhe njė hieroglif i veēantė kinez me kuptimin "Lumturi r dyfishtė" vendosen gjithandej murrit tė sallės ku organizohet ceremonia e martesės. "Martesa ėshtė pothuajse njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė familjen kineze," thotė Xiao Lang. Nė kohėt e vjetra, ritet martesore ishin shumė tė komplikuara, dhe ēdo familje i kushtonte asaj njė vėmendje tė madhe. Shumė prej kėtyre riteve kanė mbetur deri mė sot nė ditėt tona."

Disa nga traditat e martesave tė kohėve tė vjetra, fatmirėsisht, janė hedhur poshtė dhe nuk ndiqen mė nga njerėzit. Nė ditėt e sotme, tė rinjtė takohen me njėri tjetrin para se tė lidhin martesėn, vajzat nuk shkėmbehen me familjen e djalit pėr derra ( si shkėmbim nė natyrė), dhe nusja nuk bėhet mė zotėrim i dhėndrit dhe i familjes sė tij. "Nė kohėt e vjetra, femrat trajtoheshin mė shumė si objekte se sa si qėnie njerėzore. Gjithashtu martesa nė ato kohė ishte mė tepėr si njė marrėveshje mes dy familjeve tė djalit dhe asaj tė vajzės sesa mes atyre vetė, tė cilat pėrpiqeshin tė pėrfitonin sa mė shumė nga njėra tjetra," thotė Xiao Lang. "Sigurisht sot nuk ndodhin mė asnjė nga kėto raste qė pėrmendėm mė sipėr. Por nė disa pjesė tė fshatrave, paja e nuses ende konsiderohet si shumė e rėndėsishme."

Shtatzani tė shumta

Duke folur pėrsėri pėr ditėt me fat, nuk ka evidence mė tė madhe pėr vazhdimėsinė e popullaritetit tė tyre nė Kinė se ky vit qė jemi -- Viti i Derrit -- ku pritet lindja e 25 milion fėmijve Kinez. Nė vitet e zakonshme tė Vitit tė Derrit, ose vite tė tjera me fat si viti i Kalit apo i Ka-ut rezultojnė me rritje tė vogėl tė lindjeve, 2007-ta ėshtė viti i Derrit tė Artė ? i cili vjen pėr ēdo njė herė nė gjashtėdhjetė vjet. 28 vjeēarja Xiao Lu e cila pret njė fėmijė thotė se, "Prindėrit e mi na kanė kėrkuar me insistim bashkėshortit tim dhe mua qė tė lindnim njė fėmijė para tre vjetėve. Por ne tė dy vendosėm qė tė prisnim kėtė vit pėr tė pasur fėmijėn tonė. Ne tė dy besojmė se lindja e fėmijės sonė nė kėtė vit me fat, do tė garantojė njė jetė tė shėndetshme, tė lumtur dhe tė lulėzuar pėr tė." Fėmijėt e lindur kėtė vit nga ana e tyre padyshim qė kanė nevojė pėr fat pėr shkak tė kėrkesave tė shumta kėtė vit pėr kujdestare tė mira tė fėmijve nė familje tė cilat nėpėr qytetet kryesore tani ėshtė pothuajse e pamundur qė tė gjenden. Gjithashtu produktet e fėmijve janė mbi vlerėn nominale, dhe kėta fėmijė do tė pėrballin njė konkurencė tė pa imagjinueshme kur tė jetė koha pėr ta qė tė konkurojnė pėr universitete ose pėr punė. Xiao Lu thotė se, "Ne e dime se vajza apo djali ynė nė tė ardhmen do tė hasi vėshtirėsi pėrgjatė rrugės sė jetės. Sidoqoftė, ne do tė pėrpiqemi ti sigurojmė atij ose asaj njė shkollim tė mirė nė mėnyrė qė tė pėrmbushi qėllimet e jetės sė tij."

Telashet e kėtyre fėmijve

Atėherė, Xiao Lu, duhet tė shpresoj se tė paktėn njė nga traditat kryesore tė Kinės do tė vazhdoj tė mbahet fort. Dashuria dhe kujdesi birėror qė besohet pėr njė kohė tė gjatė tė jetė "Virtyti mė i lartė i shoqėrisė kineze," tani ka filluar tė zbehet ? por ende mbetet vetėm nė njė shkallė tė vogėl. Gjeneratat kineze me rradhė ndėr shekuj kanė ngecur nė kėtė traditė qė ėshtė ? pasja e njė dashurie kulminante dhe respekti tė fortė pėr prindėrit gjatė kohės sė fėmijėrisė, dhe kujdesi e pėrkushtimi ndaj tyre gjatė kohės kur prindėrit janė tė moshuar. Ndėrsa kjo traditė mbėshtetet gjėrėsisht fuqishėm nė zonat rurale, tė rinjtė nėpėr qytete ? veēanėrisht nė Pekin, Shanghai and Guangzhou ? janė duke shfaqur disa shenja tė mos pėlqimit tė kėsaj tradite. Zhao Wen 27 vjeē thotė se, "Bashkėkohėsit e mi dhe unė i duam me gjithė zemėr prindėrit tanė. Por ne kuptuam se tani jemi nė shekullin e 21-tė, dhe ne kemi gjithashtu jetėn tonė pėr tė pėrballuar. Jeta moderne e shoqėrisė sė sotme na ka sjell sfida tė mėdha qė prindėrit tani si kishin kurrė mė parė, prandaj dhe pėrkushtimi ynė tani ndaj prindėrve ėshtė mė i kufizuar."

Tė rinjtė e sotėm, zakonisht tė njohur si "Perandorėt e vegjėl," mund tė jenė ata qė do ti mbyllin kapakun kėsaj tradite. Zhao Wen thotė se, "Tė flasim pėr respektin ndaj prindėrve apo pėr mungesėn e saj nė radhė tė parė duhet tė hedhim njė vėshtrim tek fėmijėt e sotėm. Pothuajse tė gjithė fėmijėt e sotėm nė Kinė janė fėmijė tė vetėm ? shumica e tyre janė shumė tė pėrkėdhelur, tė mėsuar tė ndjekin rrugėn e vetė ashtu siē ju pėlqen, dhe ata bėrtasin dhe ulėrasin nėse nuk marrin atė qė kėrkojnė nga prindėrit. Sa vjen e mė shumė ata po tėrheqin kulturėn perėndimore e cila nuk ndihmon nė mbajtjen gjallė tė kulturės tradicionale kineze." Koha atėherė do tė na tregojė se ēfarė kėta 25 milion "derra tė vegjėl" do tė bėjnė me gjithė kėtė fat tė tyre. Eva Veizaj