v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-24 20:38:59    
Njerėzit qė u shėrbejnė Lojėrave Olimpike tė Pekinit

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė minirubrikėn "Drejt Olimpiadės 2008" do tė japim reportazhin "Njerėzit qė u shėrbejnė Lojėrave Olimpike tė Pekinit".

Pėrgatitja dhe organizimi i Lojėrave Olimpike tė Pekinit nuk mund tė realizohen pa pjesėmarrjen aktive tė qytetarėve tė Pekinit dhe tė popullit tė mbarė Kinės. Para disa kohėsh, hoteli Beijing dhe hoteli Guibinlou i Pekinit u bėnė zyrtarisht "Hotele tė Selisė sė Familjes Olimpike". Kėto dy hotele morėn pėrsipėr njė mision tė rėndėsishėm qė tė shėrbejnė njėkohėsisht si vendndodhja, selia e pėrgjithshme dhe qendra komanduese e Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar gjatė periudhės sė garave tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit tė vitit 2008.

"Tungjatjeta! Jam Zhong Xin, njė kuzhinier i kuzhinės evropiane nė hotelin Guibinlou tė Pekinit. Unė punoj pėr tė gatuar ėmbėlsira."

Zhong Xin 38 vjeēar u bė njė mjeshtėr ėmbėlsirash nė hotelin Guibinjlou qysh nė vitin 1986, pasi mbaroi mėsimet nė shkollėn e mesme Qianmen tė Pekinit. Meriton tė pėrmendet fakti se nė vitin 2006, vit qė hoteli Guibinlou e pėrcaktoi si "viti i mjeshtrisė teknike nė kuadrin e pritjes sė Lojėrave Olimpike", me ėmbėlsirėn e tij "Ēelja e luleve tė pranverės" ai fitoi ēmimin e parė nė konkursin teknik tė punonjėsve tė hotelit tė tij. Zhong Xin thotė se, si njė qytetar pekinas, ai e ndien veten shumė krenar qė Pekini do tė organizojė Lojėrat Olimpike tė vitit 2008.

"Jam i sigurt se nė vitin 2001, nė ēastin e shpalljes sė fitores sė Pekinit pėr organizimin e Lojėrave Olimpike, ēdo kinez ndieu emocion dhe krenari tė pakrahasueshme. Tė njėjtin emocion e ndieva edhe njė herė pas 6 vjetėve, kur hoteli ynė u caktua si hotel i selisė sė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar gjatė Lojėrave Olimpike tė vitit 2008. Njėkohėsisht, ndieva edhe njė detyrė tė rėndėsishme tė hotelit tonė. Meqenėse puna e kuzhinės ėshtė njė nga hallkat e rėndėsishme tė punės pritėse gjatė Lojėrave Olimpike, jam i vendosur tė ngrej mė tej nivelin tim teknik dhe tė gatuaj ushqime edhe mė tė shijshme pėr tė pritur mysafirėt qė do tė vijnė nė vitin 2008."

Tė dashur dėgjues, mė poshtė do t'ju njohim me zonjėn Li Vei, shefja e shėrbimit nė banakun kryesor tė hotelit Guibinlou.

"Unė shpesh herė bėj muhabet me mysafirėt dhe u them me krenari se hoteli ynė tashmė ėshtė bėrė njė pjesėtar i Familjes Olimpike. Edhe mysafirėt ndajnė krenarinė me ne, sepse janė bėrė mysafirė tė Familjes Olimpike dhe kanė marrė njė pėrvojė tė jashtėzakonshme."

Zonja Li Vei thotė se hoteli Guibinlou, si njė hotel i klasit tė parė nė botė, administrohet gjithmonė shumė rreptė. Drejtoria e hotelit kėrkon qė tė gjithė punonjėsit tė kualifikohen mė tej dhe tė ngrejnė vazhdimisht nivelin teknik pėr tė pritur Lojėrat Olimpike tė vitit 2008. Ajo ėshtė e mendimit se gjuha ėshtė njė urė e komunikimit me mysafirėt nga vende tė tjera, ndėrsa gjatė Lojėrave Olimike njė detyrė e padiskutueshme e seksionit tė shėrbimit nė banakun kryesor ėshtė qė t'u japė mysafirėve tė dhėnat e duhura pėr vizitė nėpėr Pekin.

"Meqenėse shumė funksionarė tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar janė nga vendet frėngjishtfolėse, sivjet filluam tė mėsojmė frėngjshten si gjuhė tė dytė tė huaj dhe si njė nga detyrat tona tė rėndėsishme. Pėrpiqemi qė, nė komunikimin me kėta funksionarė tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar nė vitin 2008, tė mos kemi asnjė pengesė gjuhe. Pėr t'u shėrbyer si duhet mysafirėve, ne i kushtojmė vėmendje edhe grumbullimit tė tė dhėnave pėr turizmin, trafikun, lokalet e argėtimit dhe kulturėn tradicionale tė Pekinit."

Zonja Li Vei shprehu dėshirėn e vet qė, me sinqeritetin e vet tė shėrbimit, tė presė ēdo mysafir qė do tė vijė pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike tė vitit 2008.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, dhamė reportazhin "Njerėzit qė u shėrbejnė Lojėrave Olimpike tė Pekinit" (Zheng)