v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-04-11 17:46:00    
Wen Jiabao: Forcimi i bashkėpunimit ekonomiko-tregtar ėshtė dėshira e pėrbashkėt e popullit kinez dhe atij jugkorean

cri

Mė 11 prill paradite, kryeministri i Kinės Wen Jiabao mbajti njė fjalim nė kryeqytetin e Koresė sė Jugut Seul mbi marrėdhėniet ekonomiko-tregtare midis tė dyja vendeve. Nė fjalimin e tij, kryeministri paraqiti propozimin katėrpikėsh pėr forcimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit dypalėsh nė fushėn ekonomiko-tregtare. Tani, ju ftoj tė lexoni mė shumė lidhur me vizitėn e Wen Jiabaos nė Korenė e Jugut.

Sivjet ėshtė 15 vjetori i vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Koresė sė Jugut, si dhe viti i shkėmbimeve ndėrmjet tė dy vendeve. Gjatė kėtyre 15 vjetėve, marrėdhėniet miqėsore dypalėshe kanė pasur njė zhvillim tė gjithanshėm, dhe shtimi i bashkėpunimit ekonomiko-tregtar u ka sjellė tė dy popujve pėrfitime reale. Sipas tė dhėnave statistikore, nė vitin 2006, vėllimi i pėrgjithshėm tregtar kino-jugkorean arriti nė 134 miliardė e 300 milionė dollarė amerikanė, shifėr kjo 25 herė mė e lartė sesa ajo nė fillim tė vendosjes sė marrėdhėnieve dypalėshe. Nė rrymėn e globalizimit, thellimi i mėtejshėm i kėtij bashkėpunimi ėshtė bėrė dėshira e pėrbashkėt e tė dyja vendeve dhe tė popujve.

Nė fjalimin e tij tė mbajtur nė Seul, kryeministri Wen Jiabao shprehu dėshirėn e tij pėr nxitjen e kėtyre marrėdhėnieve nėpėrmjet pėrpjekjeve tė pėrbashkėta dypalėshe.

"Bashkėpunimi ekonomiko-tregtar ėshtė njė pjesė e rėndėsishme pėrbėrėse e marrėdhėnieve kino-jugkoreane. Ky bashkėpunim ka kushte tė favorshme dhe mundėsi tė mėdha. Ne duhet tė zgjerojmė pėrmasėn dhe fushat e bashkėpunimit, duke ngritur nivelin e punės nė kėtė drejtim."

Wen Jiabao vuri nė dukje se tė dyja palėt duhet tė rritin pėrmasat e tregtisė, duke nxitur investimet reciproke dhe duke shtuar bashkėpunimin nė fushėn tekniko-shkencore. Lidhur me zgjerimin e vėllimit tregtar midis dy vendeve, Wen Jiabao tha:

"Kina dėshiron tė hapė mė tej tregun e saj ndaj Koresė sė Jugut, duke shtuar importin nga pala jugkoreane. Ne dėshirojmė gjithashtu qė Koreja e Jugut tė pakėsojė pengesat ndaj importit pėr tė krijuar kushte tė mira pėr hyrjen e produkteve kineze nė tregun e saj."

Wen Jiabao u shpreh se Kina dėshiron qė ndėrmarrjet jugkoreane t'i kalojnė investimet nga industria e zakonshme e prodhimit nė bujqėsi, teknologji tė lartė e tė re, sektorin e shėrbimeve etj. Ai vuri nė dukje gjithashtu se Kina dėshiron tė mėsojė nga pėrvoja e palės jugkoreane, duke zhvilluar shkėmbimet teknologjike pėr tė forcuar bashkėpunimin nė mbrojtjen e mjedisit, nė kursimin e energjisė etj.

Nė fjalim, kryeministri Wen ritheksoi gjithashtu qėndrimin e Kinės pėr ndjekjen me vendosmėri tė rrugės sė zhvillimit paqėsor. Ai tha se njė Kinė mė e lulėzuar dhe mė e zhvilluar do tė krijojė njė shans tė madh pėr vendet e ndryshme tė botės, sidomos pėr vendet fqinje. Njė Kinė e tillė mund tė japė mė shumė kontribut pėr ruajtjen e paqes botėrore dhe rajonale.

Pasi dėgjoi fjalimin e kryeministrit Wen Jiabao, njė sipėrmarrės jugkorean i tha korrespondentit tė radios sonė se

"Unė besoj se marrėdhėniet jugkoreano-kineze do tė kenė njė zhvillim mė tė madh. Jam optimist pėr perspektivėn e bashkėpunimit ekonomiko-tregtar dypalėsh nė tė ardhmen."

(Ēan Yean)