v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-04-09 20:01:16    
Qarqet e ndryshme tė Japonisė mirėpresin vizitėn e kryeministrit Wen Jiabao dhe aktivitetin e shkėmbimeve kulturore-sportive

cri

 dėgjoni

Sivjet ėshtė 35-vjetori i normalizimit tė marrėdhėnieve kino-japoneze, si edhe viti i shkėmbimeve kulturore-sportive midis Kinės dhe Japonisė. Nga 11 deri nė 13 prill kryeministri i Kinės Wen Jiabao do tė bėjė njė vizitė nė Japoni. Kjo ėshtė edhe vizita e parė e njė kryeministri tė Kinės nė Japoni qė pas vizitės sė fundit 7 vjet mė parė. Kjo shėnon rifillimin, pas ndėrprerjes 5-vjeēare, tė shkėmbimeve reciproke tė nivelit tė lartė midis Kinės dhe Japonisė. Qarqet e ndryshme japoneze u kushtojnė rėndėsi tė madhe vizitės sė kryeministrit tė Kinės Wen Jiabao dhe aktiviteteve tė "Vitit tė shkėmbimeve kulturore-sportive midis dy vendeve". Nė aktualitetin e sotėm do tė ndiqni hollėsira lidhur me kėtė.

Kohė mė parė, kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se ai shpreson se vizita e tij nė Japoni do tė jetė njė vizitė qė mund tė shkrijė akujt. Nėnkryetari i komitetit tė kuadrove tė Partisė Komuniste tė Japonisė Ogata Jasuo ėshtė i mendimit se vizita e kryeministrit Wen Jiabao ka rėndėsi tė madhe dhe se ajo do tė nxitė mė tej zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve.

"Mungesa e shkėmbimeve midis liderėve tė tė dy vendeve ėshtė njė gjė fatkeqe. Aktualisht kjo gjendje po pėrmirėsohet dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Vitin e kaluar vizita e kryeministrit tė Japonisė Shinzo Abe nė Kinė ka rifilluar shkėmbimet midis liderėve tė tė dy vendeve. Pa dyshim, vizita e kryeministrit Wen Jiabao do tė nxitė mė tej zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve".

Nėnkryetari i Klubit tė shkėmbimeve kino-japoneze Sugimoto Shizuo ėshtė i mendimit se prej njė kohe tė gjatė Japonia u kushton rėndėsi marrėdhėnieve me SHBA-nė, por nuk u kushton rėndėsi atyre me vendet e Azisė. Kjo politikė e jashtme ėshtė jonormale. Prandaj ai pret shumė nga vizita e kryeministrit Wen Jiabao nė Japoni. Ai shpreson se kryeministri Wen Jiabao do tė takohet mė shumė me tė rinjtė japonezė.

"Kur kryeministri Wen Jiabao tė vizitojė Japoninė, unė shpresoj se ai do tė takohet mė shumė me tė rinjtė, pėr tė ngritur shkėmbimet reciproke midis dy vendeve. Unė gjithashtu kam shpresė se edhe liderėt e tė dy vendeve do tė takohen mė shpesh".

Oi Naujuki ėshtė dėgjues i programit tė gjuhės japoneze tė Radios sonė. Sa herė qė vjen nė Kinė, ai dhuron gjak pėr Kryqin e Kuq tė Kinės. Vizita e kryeministrit Wen nė Japoni ėshtė edhe ajo qė ai ka pritur prej njė kohe tė gjatė.

"Vizita e kryeministrit Wen do t'i bėjė mė tė ngushta marrėdhėniet midis dy vendeve dhe do tė tėrheqė vėmendjen e vendeve tė ndryshme tė botės, sidomos tė vendeve tė Azisė Lindore". (vera)