|
Qendra e Artit "Dongfang" e Shangait zė njė sipėrfaqe prej afro 40 mijė metrash katrorė dhe ėshtė nė formėn e njė fluture tė madhe. Kjo qendėr arti pėrbėhet kryesisht nga njė sallė muzike me 1966 vende, njė teatėr opere me 1020 vende dhe njė sallė interpretimi me 327 vende. Administrata e qytetit Shangai dhe Administrata e Rajonit Pudong tė Shangait investuan 780 milionė juanė pėr ndėrtimin e kėsaj qendre. Atė e projektoi projektuesi i famshėm francez Paul Andreu.
Nė kėtė qendėr me pajisjet mė tė pėrparuara dhe me teknologji tė lartė akustiko-optike mund tė shfaqen programe simfonike, balete, pjesė koreografike, opera, drama etj. Pjesa e jashtme e qendrės pėrbėhet nga njė mur xhami me njė shtresė metalike brenda. Nė tavanin e saj janė vendosur mbi 880 llamba shumėngjyrėshe. Kur fillon shfaqja, kėto llamba ndryshojnė ngjyrėn dhe dritėn sipas muzikės, duke ndriēuar tėrė sallėn. Qendra filloi tė funksionojė zyrtarisht mė 1 korrik tė vitit 2005. Dhe qė nga ajo kohė, shumė orkestra simfonike tė njohura botėrore, duke pėrfshirė edhe Filarmoninė e Berlinit, kanė dhėnė me sukses tė madh shfaqjet e tyre nė qendrėn e artit "Dongfang" tė Shangait.
|