|
Ne fillim te shtatorit tė vitit 2006, televizioni qendror i Kines kremtoi 45- vjetorin e krijimit te tij. Ne kuadrin e ketij pervjetori u organizuan aktivitete te ndryshme kremtuese sic ishin " Forumi i larte mbi zhvillimin e televizionit te Kines", "Mbledhja kremtuese me rastin e 45-vjetorit te krijimit te televizionit qendror te Kines ", " Ekspozita e sukseseve te zhvillimit 45 vjecar te televizionit qendror te Kines " dhe aktivitete te tjera .
Ne rubriken e sotme " Kultura kineze " do t'ju njohim me "Ekspoziten e sukseseve te zhvillimit 45 vjecar te televizionit qendror te Kines ".
Kjo ekspozite qe u organizua ne fillim te shtatorit ne muzeun ushtarak te revolucionit te popullit kinez ishte ekspozita me perpjesetimet me te medha te organizuara nga televizioni qendror i Kines ne shekullin e ri. Ne kete ekspozite iu hodh nje sy nga aspekte te ndryshme rruges dhe zhvillimit 45 vjecar te televizionit qendror te Kines, u demonstruan kryesisht sukseset e arritura gjate 5 vjeteve te fundit si dhe pamja shpirterore te luftes kembengulese e vetmohuese dhe te perpjekjeve per reformen dhe krijimet e reja te punonjesve te ketij televizioni.
Kjo ekspozite me fotografi te periudhave te ndryshme te nxjerra nga aspekte te ndryshme, me shfaqjet e programeve, me paisje me teknologji te larte etj u tregon vizitoreve kulturen shume terheqese televizive, duke popullarizuar edhe njohuri themelore mbi produktet e programeve televizive, ne menyre qe vizitoret te kuptojne dhe te ndjejne nga afer atmosferen e punes se televizionit qendror te Kines. E gjithe ekspozita perbehej nga projekte karakteristike, me nje force te madhe terheqese dhe demonstronte ne menyre te gjithanshme dhe figurative potencialin e televizionit qendror, si nje televizion shteteror i Kines.
Gjate hapjes se kesaj ekspozite, ajo eshte pritur nxehtesisht nga vizitoret. Punonjesja e kesaj ekspozite, zonjusha Van na tha :
"Kjo ekspozite eshte shume terheqese dhe shume e pritur nga vizitoret. Ne kemi pritur gjithesej dhjetra mije vizitore, mesatarisht me se 5 mije vizitore ne dite, ata na kane derguar shume kartolina vizite me fjale shume admiruese per kete ekspozite. "
Ajo na tregoi se ekspozita ndahet ne l0 pjese te tilla si : " T'i afrohemi televizionit qendror ", " Perkujdesja e udheheqesve ", " Vitet e kaluara ", " Rezultate te bollshme ", "Shkembime reciproke ", " Vepra klasike ", " Rruget e kaluara " , " Drejt botes ", " Dallget dixhitale " dhe "Hapesirat e ardhshme ".
Pesionistja Dai tha se ajo e ndjek gjithmone kanalin e pare te lajmeve te televizionit qendror. Sidomos disa rubrika te ketij kanali jane shume terheqese sepse pasqyrojne jeten reale te kinezve.
Me te veretete disa rubrika te televizionit qendror jane bere me te preferuarat dhe me te njohurat per teleshikuesit e mbare vendit. Te tilla jane " Fokusi i bisedave ", " Jeta artistike ", " Muzika dhe Moda ", " Biseda rreth drejtesise " etj. Edhe drejtuesit e rubrikave te televizionit qendror jane pritur nxehtesisht nga teleshikuesit.
Gjate hapjes se kesaj ekspozite, drejtuesit shume te pritur te emisioneve televizive vinin me turne ne kete ekspozite per t'u takuar me teleshikuesit. Nder ta, ishin drejtues veterane qe kane drejtuar dhjetra vjet emisionet televizive, ishin edhe drejtues te rinj me perpektive
Incizimi qe po degjoni eshte pikerisht nga programet e transmetuara nga televizioni qendror.
Vizitoret nga krahinat e largta te Kines thane se banoret e zonave kufitare dhe te largta kane kerkesa me te medha per programet televizive. Nje oficer qe eshte ngarkuar me funksionin per mbrojtjen e kufirit te vendit, duke jetuar bashke me gruan ne kushte shume te veshtira, nuk kishte asnje kerkese te tjere vecse te kishte nje televizor per te pare programet e televizionit qendror.
Edhe udheheqesit kinez kane treguar gjithmone nje kujdes te madh per zhvillimin e televizionit qendror te Kines.
Ne prang te 45-vjetorit te televizionit qendror te Kines, kryeministri i Kines Ven Gja Bao beri nje inspektim ne kete televizion dhe i inkurajoi punonjesit e televizionit te ecin bashke me popullin, te jetojne me ceshtjen e atdheut, te hedhin hapa te njejta me boten dhe te marshojne me ritmin e kohes. Duke vepruar pikerisht keshtu , televizioni qendror do te jete me afer masave teleshikuese.
|