v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-08-23 19:39:13    
Studiuesit kinezė dhe tė huaj propozuan krijimin e korridorit kulturor " Gesar"

cri

dėgjoni

Nė simpoziumin ndėrkombėtar "Gesar" qė pėrfundoi pak kohė mė parė, specialistėt dhe studiuesit e pranishėm nga Kina, Japonia, SHBA-ja, Rusia, Kanadaja dhe Austrialia paraqitėn propozimin pėr ndėrtimin e 3 korridoreve kulturore " Gesar " dhe krijimin e 3 linjave turistike kulturore "Gesar", nė mėnyrė qė kjo epikė e gjallė " Gesar" tė rrojė pėrgjithmonė.

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė interpretuar nga njė artist i njohur folklori 70 vjeēar qė pėrshkruan frymėn e mostrembjes nga dhuna, vėshtirėsitė e rreziqet e protagonistit Gesar, si dhe heroizmat e tij tė luftės me vullnet dhe forcė magjike kundėr armiqve pėr lumturinė e popullit, duke i thurur lavdi luftės sė madhe tė drejtėsisė mbi tė pa drejtėn dhe tė dritės mbi errėsirėn. Epika historike " Gesar" me njė madhėshti krenare dhe mjeshtėri tė lartė artistike pasqyron etapat e rėndėsishme historike dhe gjendjen themelore tė zhvillimit shoqėror tė kombėsisė tibetiane, duke pėrfaqėsuar sukseset mė tė larta tė kulturės folkloristike tė kombėsisė tibetiane nė kohėn e lashtė e duke qenė edhe njė enciklopedi e shoqėrisė sė lashtė tė kombėsisė tibetiane.

"Gesar" ėshtė njė formė e interpretimit me fjalė e me kėngė e filluar nga shekulli i parė para erės sonė deri nė shekullin e 6-tė tė erės sonė dhe e trashėguar me anėn e gojėdhėnės, ndėrsa pas shekullit tė l7-tė filloi tė shėnohet me letėrsinė e shkruar. Epika "Gesar" ka rreth 500 seri dhe gjithė ajo ka rreth 500 mijė rreshta. Ajo ėshtė epika mė e gjatė nė botė dhe e vetmja epikė e gjallė e zbuluar deri tani nė botė. Epika "Gesar" ėshtė radhitur nė listėn e aktiviteteve pėrkujtimore tė mijėvjeēarit tė UNESKO-s. Z. Liji, qė ėshtė marrė pėr njė kohė tė gjatė me punėn e kulturės sė pakicave kombėtare tė Kinės ka bėrė njė studim tė thellė mbi kulturėn tibetiane. Ai tha : "Nė botė, shumica e poezive historike janė tė shkruara, vetėm epika "Gesar" ėshtė njė epikė e gjallė dhe deri tani, mė se njė qind artistė veteranė po e trashėgojnė kėtė epikė qė ėshtė njė vepėr e ēmuar e kombit kinez dhe thesar i ēmuar shpirtėror i gjithė njerėzimit."

Epika historike "Gesar" ėshtė e pėrhapur kryesisht nė krahinat e kombėsisė tibetiane, tė rajonit tė kombėsisė mongole, tė kombėsive Tu dhe Nasi, pra ajo ėshtė thesar i pėrbashkėt kulturor i shumė kombėsive tė Kinės. Qysh nga vitet 50 tė shekullit tė kaluar, Kina filloi punėn pėr koleksionimin, rregullimin dhe studimin e epikės "Gesar" dhe krijoi para disa vjetėsh zyrėn kombėtare tė punės mbi epikėn " Gesar" pėr tė koordinuar punėn e provincave dhe rajoneve tė ndryshme autonome pėr mbrojtjen dhe trashėgiminė e epikės "Gesar". Tani janė botuar gjithsej mė se njė qind vepra tė epikės "Gesar" nė gjuhėn tibetiane, mė se 20 vepra tė epikės " Gesar" nė gjuhėn mongole dhe janė pėrkthyer mė se 30 vepra tė kėsaj epike nga gjuha tibetiane nė gjuhėn letrare kineze.

Edhe shumė shkolla tė larta kanė vendosur institucione pėr studimin e epikės "Gesar". Tani nė Kinė ka mė se njė qind artistė qė interpretojnė posaēėrisht epikėn " Gesar", ndėr tė cilėt, shumica janė tibetianė. Nė mėnyrė qė kjo epikė e interpretuar me gojė nga interpretuesit tė trashėgohet brez pas brezi, sektorėt pėrkatės kinezė i kanė regjistruar interpretimet e tyre nė CD dhe nė video.

Simpoziumi i sivjetėm ndėrkombėtar "Gesar" i organizuar nė distriktin Maqy tė qarkut autonom tė kombėsisė tibetiane nė pjesėn jugore tė provincės Gansu ėshtė edicioni i 17-tė.

Studiuesit e pranishėm ishin tė mendimit pėr tė forcuar mė tej mbrojtjen e epikės "Gesar", duke propozuar krijimin e tre korridoreve nė rrjedhėn e sipėrme tė Lumit tė Verdhė, nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit Jance dhe nė zonėn e Tibetit ku ėshtė e pėrhapur epika "Gesar", si dhe pėr hapjen e tri linjave turistike kulturore "Gesar", nė mėnyrė qė njerėzit tė njihen mė mirė me kėtė epikė tė gjallė.

Vitet e fundit, nė krahinat e ndryshme tė provincės Qinhai janė krijuar pallate pėrkujtimore "Gesar", qendra kulturore e studimore "Gesar", trupa e operės tibetiane "Gesar", shoqata e njė mijė interpretuesve tė epikės " Gesar". Tė gjitha kėto kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr nxitjen e zhvillimit tė shėndoshė tė aktiviteteve kulturore tė masave popullore dhe pėr ngritjen e cilėsisė kulturore tė kombit kinez.

Kryetari i Akademisė sė Shkencave Shoqėrore tė rajonit autonom tė Tibetit Civangjunmei ėshtė njė dijetar vendor tibetian. Ai shprehu mendimin se mbrojtja e epikės "Gesar" nga Kina ėshtė njė shembull i mbrojtjes sė kulturės tradicionale tė tė gjithė kombit.

Ai tha :" Shteti ynė ka bėrė njė punė tė madhe pėr mbrojtjen e kulturės dhe letėrsisė nacionale. "

Qeveria kineze e ka caktuar tė shtunėn e 2-tė tė qershorit tė ēdo viti si "ditėn kombėtare tė trashėgimisė kulturore", duke forcuar nė mėnyrė tė gjithanshme mbrojtjen e kulturės folkloristike, duke pėrfshirė edhe trashėgiminė jo materiale.( Zhai)